Edhe pse kredia në ekonomi vazhdon të tkurret, fitimi i bankave për 6 muajt e parë të këtij viti shkon në 83 milion dollarë.
Kjo shifër duket deri diku paradoksale, pasi paratë që shkojnë në llogaritë e 16 bankave që operojnë në Shqipëri duhet të rriteshin nëse rritej kredidhënia, por arsyetimi është një tjetër: ngrirja e interesave bankare për ata që kanë tashmë një hua për të paguar, po mban këtë bilanc financiar të bankave në këto nivele.
Nëse shohim tabelën e publikuar nga Banka e Shqipërisë, për rezultatet e 6-mujorit të sistemit bankar, shpenzimet e bankave të cilat klasifikohen si para që ato japin për interesin e depozitave janë 75 milion dollarë, ndërsa të ardhurat që vijnë nga kreditë shkojnë në 310 milion dollarë.
Kjo diferencë duket e pabarabartë, pasi qytetarët, të cilët lenë para në banka fitojnë një interes minimal, i cili në fund të qershorit shkoi në 1.5%, ndërsa interesat mesatarë të kredisë ishin në nivelet 9.2%.
Edhe pse Banka e Shqipërisë ka ulur disa herë rresht normën e interesit të lekut, me sa duket kjo lëvizje vetëm ka shtuar fitimet e bankave, të cilat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti i kanë shtuar ato me 53%.
Qëllimi kryesor në lëvizjet monetare që bëri Banka Qendrore ishte ulja e kostove të kredisë, por në fakt ulja e normës së interesit uli përqindjen që marrin qytetarët nga kursimet e tyre në banka.
Kur nuk ke shtet me te mbrojtur sicili vjen e te rrjep nga pak derisa te be hesh koç e lekure,siç ka filluar me u bâ te shume familje shqiptare.
Po qeveria ska kohe te merret me keta hajdute se ka pune me te medha per te bere si p.sh. ligji qe takson pagat e ulta.
Kur bëhet fjal për kreditet e këqija ja lën qeveris problemin ndërsa në rastet tjerra krenohen
vec rrjepjes punonjesit qe merren me kredite ne shumicen e tyre jane dhe arrogant. arrogance jo se jane prej natyre te tille, por i nderzejne shefat super arrogante. shteti mbron vjedhjet legale te bankave. koha per ndryshim radikal, jo verc, verc me gjoja uljen e interesit.
KETA JANE HAJDUTE QE VJEDHIN NE BAZE TE LIGJIT,BOJKOT KREDIVE QE JANE FAJDE PER TE RREMBYER DHE JO PER TE TE DHENE .
ne nje vend ku vazhdon dhe nuk prodhohet dhe vazhdon te kete biznese si bankat, te mbrojtura nga ligji, qe realizojne fitime te tilla nga hici, kjo mund te zgjase “deri nje dite”. Sic zgjati deri ne 97-ten. Pa merak….
Sot bankat e nivelit te dyte marrin leke shqiptar nga Banka e Shtetit me interes deri ne 3 perqind dhe i japin biznesit me 9 apo dhjete perqind. Kjo eshte pune prej fajdexhiut dhe mbylle rrugen e zhvillimit ekonomik te vendit. Ata nuk duhet te lejohen qe te kene interesa me me shume se 5 perqind ne kredite qe japin ndaj biznesit. Kete duhet t’ia detyroje Banka Qendrore , ne rast se nuk e pranojne kete limit ata nuk duhet te kreditohen me leke shqiptar nga Banka e Shtetit. Nje situate e tille ek kreditimiMjerisht Edi Rama nuk krijoi nje banke me kapital publik ( siç mund te ishte Banka Poste) qe te konkuronte bankat private ne kreditimin e ekonomise si dhe te ishte kreditore e projekteve dhe strategjive afatgjate te qeverise.
Nje situate e tille kreditimi nga Bankat private mbyll rrugen e tere zhvillimit ekonomik te vendit dhe detyron qeverine qe te rrise borxhin publik pasi nuk ka ku te vjele taksat.
keni degjuar per N W O qe do te thote skllaverimi modern i popullsise ne bote ku te gjithe kontrollohen dhe nenshtrohen nga bankat ja kjo po ndodh kudo sidomos ne boten perendimore