E para është ekonomia! Pas saj vijnë tatimet dhe administrata.
Komentet nuk vlejnë për aq kohe sa nuk kuptohet se pa ekonominë nuk ka as taksa dhe as buxhet. Ekonomia është ambienti ku ndodhin gjithë fenomenet dhe zhvillimet e biznesit shqiptar dhe të huaj.
Po administrata?
Administrata tatimore si një ndër administratat ekskluzive kërkon dhe një trajtim të veçantë në dallim me gjithë administratën publike. Trajtimi ndryshe nga ana e qeverisë vetëm ul koston e mbledhjes të të ardhurave buxhetore, si dhe fiton një pjesë të të ardhurave të parashikuara për shkak të ruajtjes së kompaktësisë përballë botës së biznesit (të ndershëm apo jo), që ajo ka për detyre të administrojë. Në kuadrin e zbatimit të një trajtimi ndryshe të administratës tatimore, duhet luftuar për realizimin e përhapjes së transparencës në veprimet e saj. Kjo transparencë fillon me qëllimet e administratës tatimore me rregulla të përcaktuara dhe të deklaruara që në fillim të zbatimit të praktikave nëpërmjet përçuesve mediatikë. Shpallja e objektivave tatimore për secilën degë e nëndegë të ekonomisë si dhe për secilën zonë të vendit për mbledhjen e të ardhurave do të ulte në mase gjykimet personale të tatimpaguesve dhe do të rriste formën e pagesës së tatimeve vullnetarisht.
Reformimi tatimor kërkon një rikonceptim që nuk rresht kurrë përgjatë qeverisjes. Ky azhornim i modelit të qeverisjes duhet të orientohet drejt koordinimit të marrëdhënieve ndërmjet qeverisë dhe tatimpaguesve në kuptimin e modelimit dhe ndryshimit të strukturës së ekonomisë.
Suksesi do të vijë nëse kërkesat e tatimpaguesve, vullneti i politikes, përgatitja serioze në formë studimore eksperimentale të drafteve ligjore nga fisku, hidhen “në treg” në momentin e duhur, me veprime të zhdërvjellëta dhe këmbëngulje menaxheriale. Duhet të kthehet prioritet për qeverinë, që administrata fiskale të vihet në qendër të reformës.
Të ardhurat personale dhe tatimpaguesit
Perceptimi publik kërkon te shteti garantimin e të drejtave kushtetuese dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Por, ato nuk janë të mundura që të realizohen pa kontributin fiskal të gjithsecilit në buxhetin e shtetit. Në ndryshimin e këtij mentaliteti do të shërbente dhe një riorientim i politikes fiskale për të ardhurat personale. Për të ulur çrregullimet me tatimin mbi të ardhurat personale, reforma për këtë pikë duhet të përcaktojë se shuma vjetore e mirëqenies personale në çdo formë të arritjes së saj dhe në çdo formë të shfaqjes së kësaj mirëqenie (qofshin aktive te luajtshme apo të paluajtshme) do të jetë pjesë e tatimit të tyre.
Për të ardhurat fiskale të buxhetit të shtetit, tatimi mbi të ardhurat personale duhet të bëhet me i rëndësishmi, madje me synimin afatmesëm që të dalë edhe mbi TVSH-në, nisur nga përhapja e madhe e formave të krijimit të të ardhurave personale si dhe mosaplikimit të tatimeve në bazë të gjerë deri më sot mbi këto të ardhura.
Të ardhurat personale janë një matje e saktë e kapacitetit personal për të konsumuar dhe kursyer. Tatimi mbi këto të ardhura personale synon rritjen e të ardhurave fiskale për shtetin dhe shpërndarje të barrës fiskale me efekte depolarizuese në shoqërinë shqiptare. Megjithëse, matja e potencialit real të të ardhurave personale është një detyrë e vështirë për t’u realizuar në këte drejtim mund të gjenden pika standarde për ngushtimin e mundësive të fshehjes se tij. Gjendja e mallrave, amortizimet e ligjshme dhe përpjesëtimet midis biznesit dhe shpenzimeve të konsumit personal zakonisht luajnë një rol parësor në matjen e kujdesshme të të ardhurave personale.
Por, bazuar të të ardhurat tatimore nga TVSH-ja vlen të thuhet se dhe në këtë drejtim duhet një këndvështrim i ndryshëm i administrimit të tyre. Nisur nga lidhja e ngushtë që kanë llojet e tatimeve me njëri-tjetrin duhet parë edhe tërheqja dhe shtytja që kanë ato mes tyre. Kjo është ngushtësisht e lidhur gjithashtu dhe me vendin dhe kohën e realizimit të të ardhurave tatimore. Ndjekja e këtyre të ardhurave në kohen e duhur kur ato krijohen do të çonte në mbledhjen e tyre me kosto relativisht të ulet dhe delegimin e funksioneve të bashkëpunimit dhe vetëkontrollit direkt te tatimpaguesi.
AL-TAX
Hahaha, kjo mund te konsiderohet nje nga ato pyetje qe smarin dot pergjigje.
Duhet kenveshtim ndryshe thote artikulli por si?
Teirik dhe siperfaqsor , artikull i dobet,,..
Po cjane keto teori boshe. Ka vetem nje menyre per te mbledh taksat, duke e filluar nga me te medhenjte dhe te paprekshmit. Nqs 50 bisneset me te medha bejne evazion, dhe si prek njeri se kane lidhje me pushtetin, gjithe teorite ekonomike jane te kota. Me pas duhen pare 50 politikanet me te fuqishem qe fitojne miliona euro te padeklaruara papaguar asnje takse, dhe vetem po u bene keto te dyjamund te kalohet tek te tjerat. Ndryshe cdo tentative eshte e deshtuar, sic dhe ka ndodhur
po me griselden po shkelqen administrata tatimore???????
O mero mos boto kesi artikujsh
Suksesi ne tatime do te vije kur inspektoret e tatimeve te mesojne te shkruajne emrin e tyre.
VEtem atehere kur ne tatime e dogana nuk do ti emroje partia militantet hajdute ,por profesioniste pa parti ,