Lejet e ndërtimit/Gjon Radovani: Do kontrollohen të gjitha. Nuk preken ndërtimet që janë në proces

11 Gusht 2015, 15:42Ekonomia TEMA

Të gjitha lejet e dhëna nga pushteti vendor do të rishikohen me kujdes. Kështu u shpreh zv.ministri i Zhvillimit Urban Gjon Radovani, duke iu referuar vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për pezullimin e lejeve të ndërtimit në të gjithë vendin.

Lejet do të verifikohen nëse janë apo jo në përputhje me procedurat dhe i përshtaten planit të ri zhvillimor. Radovani saktëson se ndërtimet që janë në proces nuk do të preken.

“Gjatë kësaj kohe nuk do të jepen leje ndërtimi, lejet e ndërtimit që janë dhënë do të analizohen a janë konform planit të zhvillimit të bashkisë në fjalë ndërsa në ato që po punohet, po punohet nuk mund të ndërpriten”, tha Radovani.

Por, Dritan Shano, ekspert i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, ironizon vendimin më të ri të KKT-së.

“Ne gjendemi në mënyrë ciklike sa herë ndërrohen pushtete apo ndërrohen qeveri një nga gjërat e para në mos gaboj është kjo ndërprerja e lejeve të ndërtimit derisa të marri vesh kryetari i ri i radhës i bashkisë apo i njësisë vendore nga hyhet e nga dilet në bashki. Kjo më bën mua të besoj që më shumë sesa e lidhur me një projekt zhvillimor kjo është e lidhur me një raport forcash me një rivendosje të një marrëdhënie me ndërtuesit e kryetarit të ri sesa realisht projekti i zhvillimit”, thotë Shano.

Ai shprehet se, pezullimi i lejeve të ndërtimit do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit.

“Është një sektor i cili punëson diku tek 130 mijë njerëz në të gjithë Shqipërinë kështu që dashje pa dashje do ketë një efekt ky bllokim mbi këto shifra që sapo folëm. Përveç kësaj duhet të jemi të sinqertë dhe të themi që ka dhe efekte zinxhir në ato që janë industri nxjerrëse dhe përpunuese tip çimento tip bitum të gjitha gjërat që lidhen me sektorin e ndërtimit”, shton Shano.

Vendimi për pezullim të lejeve të ndërtimit deri në hartimin e planeve vendore nga 61 bashkitë e vendit u mor në mbledhjen e fundit për këtë sesion ne këshillin kombëtar të territorit. Ky pezullim u lajmëruar më herët nga kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj.

Prokuroria e Tiranës ka nisur tashmë hetimin mbi lejet e dhëna nga Kryebashkiaku Lulzim Basha përgjatë periudhës 2014-2015.

4 komente në “Lejet e ndërtimit/Gjon Radovani: Do kontrollohen të gjitha. Nuk preken ndërtimet që janë në proces”

  1. Tema says:

    Shkelje të shumta në të gjith vëndin. Të gjith kan realizuar ëndrat.

  2. MAJAKOVSKI says:

    Po cfare esht ky Gjon Radovani nje citizen gjerman ikur nga Shqiperia para 1990 e na vjen ketu e na ben zevendesministrin…ku eshte pare kjo kur tjetri nuk gezon statusin e qytetarit te Shqiperise.

  3. miri shkodra says:

    Ty Majakovski ta vret veshin emri Gjon, sepse po te jete per te ardhur, i tille ishte edhe Edi Rama.

  4. Namik says:

    Majakovski, nuk mund te jene te gjithe nga jugeria. Do te dale ndonje, nga ata qe Juve andej nuk ua ka qejfi. Nejse, ngushellime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje