Edhe pse është lajmëruar një luftë e madhe kundër informalitetit nga ana e qeverisë, në fakt një prej pese kompanive të cilat kanë ekskluzivitetin për të shitur kasa fiskale në Shqipëri, vepron në informalitet të plotë.
Bëhet fjalë për firmën “CKV – Noki Albania”, e cila nuk ka autorizim nga Ministria e Financave për të shitur këto pajisje, të cilat presupozohet të lëshojnë kuponin tatimor me qëllim që luftohet evazioni, raporton Vizion Plus.
Por pavarësisht kësaj, firma vepron në liri të plotë.
Vetë ekstrakti i këtij biznesi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, dëshmon se kompania vazhdon të tregtojë kasa, edhe pse në historikun e saj ka disa masa të vendosjes së sekuestros për shkak të detyrimeve të papaguara që ka patur në bankë.
Por si ka lindur konflikti mes kësaj firme dhe ministrisë?. Në kontratën e hartuar mes këtij subjekti dhe minsitrisë së Financave e cila përfaqësohet nga Drejtoria e Tatimeve thuhet qartë në nenin 5.1 që firma duhet të lerë në formë garancie një depozitë prej 500 mijë dollarësh e cila do të shërbejë për demin që mund t’i shkaktojë palës me të cilën ka lidhur kontratën.
Por kjo nuk ka ndodhur!
Në këtë memo të siguruar nga Vizion Plus, që mban datën 6 nëntor 2014, konstatohet fakti që ministria nuk duhet të japë më autorizim për të shitur kasa ndaj CKV Noki.
Përveç kësaj, mosmarrja e fondit të garancisë që duhet të kishte bllokuar në bankë kompania, ka hapur edhe një konflikt mes bankës dhe ministrisë.
E pakënaqur me vendimin për moslëshim të autorizimit, firma ka hedhur në gjyq drejtorinë e tatimeve, por e ka humbur këtë çështje edhe në gjykatën e shkallës së parë, edhe në gjykatën e Apelit.
Pavarësisht kësaj odiseje, ajo vepron sërish në tregun shqiptar dhe shet kasa, edhe pse logjika mund të duket paradoksale: kasat të cilat tregohen nga ajo dhe lidhen me sistemin e tatimeve raportojnë evazionin, kur vetë kompania nuk ka autorizim të shesë, madje i ka shkaktuar ministrisë një dëm financiar të konsiderueshëm!
Ate “kolaudimin”qesharak te kasave dota hiqni (jogazeta por qeveria). Ne kemi pase edhe jashte bisnese.Ne asnje rast nuk kemi paguar per kolaudime kasash. Kjo eshte nje vjedhje nga ana e shtetit dhe ne dotja shperblejme me te njejten monedhe. Vec kesaj taksat duhen paguar sipas xhiros qe behet dhe jo futja kot. Une kam bisnes familjar te registruar rregullisht por qysh nga marsi kur e kam hapur nuk po shlyej dot borxhin qe kam marre per gjithe proceduren.Ne dyqan nuk behet xhiro e parashikuar por 25000 lekeshin e kemi paguar!
Po te shkosh te blesh ne shume supermakrete e dyqane buke, bulmeti,elektike, ndertimi etj etj ne qytetin e Tiranes pasi te kesh marr mallin tek fatura apo kuponi do te vesh re se cmimi i nje kg djathi ne vend qe te shkruhet 700 lek shkruhet 70 lek do me thene 10 here me pak Kjo gje ndodh per shume mallera te tjera. Kur u thua arketareve per kete gabim ajo nenqesh duke te thene se e rregulloj heren tjeter.vjedhje e hapur ndaj shtetit kete duhet te kapin tatimoret.
Për ktë arsye thuhet që vetëm nënë dhe baba s’kishte në treg
po gjendjet civile dhe sportelet e bashkise ku qytetaret paguajne detyrimet a perdorin kase fiskale?
Administrimi tatimor eshte skandal .Ramen e genjejne perdite cupat e tatimeve
Nuk i quani dot arka se është turp, është shqip, ëëë?