Rikthimi i TVSH-së, direkt nga drejtoria e rimbursimit (TemA TV)

13 Gusht 2015, 18:14Ekonomia TEMA

Administrata tatimore pritet t’i japë fund procedurave korruptive, mundësive për evasion, apo përzgjedhjes subjektive të bizneseve gjatë rimbursimit të TVSH-së. Brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve po punohet për të ngritur Drejtorinë e Rimbursimit. Kjo drejtori do të grumbullojë dhe shqyrtojë të gjitha kërkesat e subjekteve për rimbursim, për kthimin e saj brenda 30 ditëve. Ndryshimet ligjore mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, pritet të përmirësojnë procesin e administrimit dhe kthimit të TVSH-së tek biznesi, i cili e ka pasur këtë një nga shqetësimet më të mëdha dhe të shtrirë në kohë.

Krijimi i kësaj strukture, bëhet për të shmangur abuzimet e drejtorive rajonale që jo në pak raste kanë abuzuar me kthimin e TVSH-së tek biznese që ligjërisht nuk kanë kryer eksport.

Ndryshimet ligjore parashkojnë gjithashtu që përzgjedhja e subjekteve VIP të bëhet mbi bazë Risku.

Subjekte me risk zero që e përfitojnë TVSH-në në mënyrë automatike janë të gjithë ato që eksportojnë në masën 100 %, dhe që kanë më shumë se një vit aktivitet.

Ndërsa një subjekt tjetër që supozohet të eksportojë deri 99 % dhe vetëm 1 % ta tregtojë në vend, do të klasifikohet në grupin e subjekteve me risk.

Sipas ekspertëve të tatimeve, rimbursimi i TVSH-së me bazë risku aplikohet për herë të parë në një administratë tatimore. Një procedurë e tillë nuk është aplikuar nga asnjë administratë tatimore në asnjë vend tjetër. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është taksa që ka rezultatin më të lartë në vjeljen e saj nga administrate tatimore. Sipas burimeve zyrtare të DPT-së, të ardhurat nga TVSH-ja aktualsisht janë sa 8.8 % e GDP-së, një vlerë më e lartë kjo se vendet e rajonit. Por viti më i mirë për realizimin e të ardhurave nga TVSH, ishte 2008 kur u arritën të sigurohen të ardhura në masën 9.5 % e GDP-së.  Teuta Shamku 

– See more at: http://www.tematv.al/video/4elievyv1mlfx41#sthash.DVvtHWct.dpuf

4 komente në “Rikthimi i TVSH-së, direkt nga drejtoria e rimbursimit (TemA TV)”

  1. Tema says:

    Ps-ja ka përfajqsuesit e saj te tvsh-ja ndaj s’shqetsohemi

  2. ananananananannannanana says:

    Kanalizim i korrupsionit ne disa koka!

  3. O nene o nene says:

    Uaaa s ka drejtorja besim se moza e kiu i japin pjesen qe i takon dhe meqe ka gurin dhe arren shpik drejtori rimbursimi dhe i merr vete ne burim ato qe kerkon e pastaj thesin ne krah per te shefat. Po mire e ben eshte qe eshte pse si mbledh te ardhurat vete pa administrate dhe keshtu mund te mbushi sa thase te doje.se mos do i thote gje njeri.per kete eshte aty.

  4. Ishdoganieri says:

    Nqs shteti ta ha hakun i pari,,,tregtari do ta kete mendjen cte gjeje e te vjedhe nga shteti!!!!!

    Shume thjesht ::::cgo bisnesi edhe nqs nuk ben export nqs nuk ja rinburson tvsh te nesermen,pagesat qe bisnesi ka per te kryer ne shtet ,ti beje me keto para
    Nqs jeni burra dhe doni ta beni njeher e mir,,,,bejeni!,,
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje