Çmimet e banesave rriten me 2.3%

13 Gusht 2015, 13:41Ekonomia TEMA

Indeksi i çmimit të banesave u rrit 2.3% në tremujorin e dytë në krahasim me një vit më parë, ndërsa indeksi i qirasë ra me 0.4%, në terma realë.

Sipas matjeve të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, indekset e çmimeve dhe të qirasë në tregun e banesave qëndrojnë nën mesataren e pesë viteve të fundit, raporton Monitor.

Raporti i çmimit ndaj qirasë u rrit me 0.3 pikë, në krahasim me tremujorin e parë dhe reflektoi rritjen e çmimit të banesave në tremujorin e dytë. Prirja e këtij treguesi gjatë pesë viteve të fundit ka qenë lehtësisht rënëse, e ndikuar nga rënia më e theksuar e çmimeve në krahasim me qiranë e banesa.

Banka shpjegopn se, dinamika tremujore e indeksit të çmimeve në tremujorin e dytë ka reflektuar rritjen e besimit konsumator dhe lehtësimin e standardeve për kredinë hipotekare.

Gjithashtu, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, bankat raportuan se kërkesa e individëve për kredinë për blerje banesash është rritur në tremujorin e dytë. Nga ana e ofertës, rritja e lejeve të ndërtimit gjatë vitit të kaluar sinjalizon për shtim të investimeve në banesa të reja.

Sektori i ndërtimit ngadalësoi ritmet e rritjes vjetore në tremujorin e parë të vitit. Vlera e shtuar nga aktiviteti ndërtues u rrit me 2.8%, pas zgjerimit me 4.8% dhe me 8.7% në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit 2014.

Dinamika pozitive në sektorin e ndërtimit shpjegohet kryesisht me realizimin e ndërtimeve të linjave të ujësjellësit, atyre elektrike dhe të telekomunikacionit23 dhe të ndërtimeve në sektorin e industrisë24.

Gjithashtu, situata më e përmirësuar e likuiditetit dhe vazhdimi i projekteve të investimeve publike vlerësohen të kenë dhënë ndikim pozitiv në sektorin e ndërtimit. Rritja e kapaciteteve shfrytëzuese dhe vijueshmëria e investimeve publike në infrastrukturë sinjalizojnë për ecuri të përmirësuar në këtë sektor në tremujorin e dytë.

3 komente në “Çmimet e banesave rriten me 2.3%”

  1. Ishe says:

    Ka lezet, ja kjo eshte qeveria e Edi Rames, bravo!
    Ne qeverisjen e berishes njerezit u mbushen ne borxhe dhe filluan te vrisnin veten.

  2. Tema says:

    1O OOO € ësht metri katror në paris

  3. Lili says:

    Ne boten normal,nje mall qe nuk te kthen paret per 10 vjete,eshte nje investim qe nuk ia vlen:me çmimin e nje apartament ne shqiperi blejsh nje shtepi ne german a France ku qiraja minimale mujore eshte ma shume se 500 euro,Kurse ne shqiperi jo ma shume se 200 euros!…
    Pra eshte kunderproduktive per shoqerine qe paret te fut et ne banesa qe nuk sjellin production!Shteti duhet te kufizoje kete investime Duke e tatuar ma shume se investime ne fabrika apo implanté te vogela qe prodhojne dicka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje