Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është gati 60 lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 118 lekë për litër, nga 183 lekë që e blejnë në Shqipëri, raporton TCH.
Ky udhëtim ndodh shpesh në pikën kufitare të Bllatës, nga ku çdo ditë kalojnë drejtuesit e mjeteve nga Dibra (në territorin shqiptar) në drejtim të Dibrës së Madhe (në territorin maqedonas).
“Shkojmë në Maqedoni për t’u furnizuar sepse është më e lirë, me rreth 50 lekë për litër, si dhe shumë herë më e mirë. Nuk e bëjmë përditë këtë rrugë, por kur na soset durimi vijmë këtej”, thotë një drejtues mjeti.
Pikat e karburantit në Maqedoni, që ndodhen afër me kurifin e Shqipërisë, 50 për qind të xhiros ditore e kanë vetëm prej drejtuesve shqiptarë të automjeteve.
Dogana bën kontrolle të shpeshta për të kapur mjetet që përdorin serbatorë shtesë, si një mënyrë për të bërë kontrabandë.
“Për efekt të një ndryshimi të madh të çmimit në zonën kufitare të Dibrës së Madhe, në këtë kohë kemi një problematikë të madhe prej lëvizjes së automjeteve të shumta. Shumë drejtues dalin nga kufiri, meqë është distancë e afërt, furnizojnë serbatorët me naftë apo benzinë dhe kthehen sërish në vend. Kontrolli dhe synimi i doganierëve ka qenë i fokusuar në faktin që këto lëvizje të shpeshta të mos bëhen me serbatorë shtesë, të cilat i ngarkojnë dhë Maqedoni dhe më pas i shfrytëzojnë për shitje në Shqipëri”, tha Abdulla Kata, drejtor i Doganës së Bllatës.
E gjithë kjo ndodh sepse në Maqedoni, çmimi i shitjes me pakicë i naftës i përgjigjet rënies së çmimit në bursat ndërkombëtare, ndërsa në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh.
Cmimi i naftes eshte loje e qeverise me oligarket e naftes ne shqiperi.Kur gjithe shoqeria shqiptare u ngrit para 4-5 muajsh,cmimi ra te 165 lek/litri dhe nafta ne burse ishte 55-60 $,kurse sot ajo eshte tek 50 $ dhe cmimi i naftes po kap 190 lek/liter.
E vertete. Po kush degjon
sulo permeti me pelqen komenti juaj.
Cmimi i naftes eshte loje e qeverise me oligarket e naftes ne shqiperi.Kur gjithe shoqeria shqiptare u ngrit para 4-5 muajsh,cmimi ra te 165 lek/litri dhe nafta ne burse ishte 55-60 $,kurse sot ajo eshte tek 50 $ dhe cmimi i naftes po kap 190 lek/liter.
Sapo u ktheva ne France nga 2 jave pushime ne shqiperi. Nafta ne France eshte ne kete moment 1.11 euro litri, pra 154 lek, ne shqiperi ishte midis 177 dhe 185 lek, me e shtrenjte se ne France. Ju rropen
Me naften 60 leke me lire se sot, shteti i Edi Rames falimenton per 6 muaj.
Shqiperia nuk konkuron me asnje vend ne ballkan per cmimin e karburantit, dhe ne greqi qe esht ne kriz nafta esht me lir se ne shqiperi 1euro e 10 cent. Kurse janar shkurt nafta ne greqi ishte 1 euro dhe te gjith autobuzat e linjes tiran athin benin furnizimet me karburant ne greqi. Se kush e genjeu kete gjatoshin ton qe vuri kete taksen shtes prej 300 lekesh keto dy vjet nuk e kuptojn, kryeministrin rama sikur e ka paguar njeri qe ta shkatrroj fare ekonomin shqiptare. Se mendojn ca do behet sikur nafta te kapin cmimin 80 dollar i bije qe litri naftes te shitet 2400 lek.
Ju lumte!
Shteti yne shtete leshi
Maqedonia e perqeshi.
Shtet i forte qe ruan cmimet
nga stresi na rane dhe qimet.
Te nderuar qeveritare a na jepni dot nje pergjigje? Apo te mendojme se qeveria Maqedonase e don me shume shqiptaret se sa ajo shqiptare.
No koment.
Jane te mirepritura te tilla informacione ne lidhje me cmimet e karburantit.
Kjo tregon se ne krye te shtetit, te qeverise dhe kompanive te karburanteve me ne krye EDI RAMEN kemi nje bande hajdutesh dhe shperdoruesish.
Me gjithe tvsh-ne, me cmimet, taksat me te larta ne Evrope dhe me te ardhurat personale dhe familjare me te vogla ne rajon, perseri kjo qeveri dhe ministri financash e Rilindjes na nxjerr me humbje. Tung.
Tani prite kur te fillojn banoret e zones me kondrabant nafte do shkojn ne benzinatat e para afer kufirit do mbushin mushkat me nafte e do ti bjen ne shqiperi. mblidhe mendjen kryeminister se po vazdove keshtu ku ne kosov dhe maqedoni te ket kaq ndryshim cmimi i naftes do te duhen forcat e natos te ruash kufiein nga kondrabanda se policia dhe ushtria jon nuk do te dalin.
Sa here eshte thene per çmimin e naftes po keto qeverikaret tane I mbyllin veshet kur eshte per te rrjeppur popullin,si nuk doli nje qeverikare te ndihmoje sadopak popullin po te tere po dalin nje MERDA.