Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Kjo përformancë e dobët në mbledhjen e të ardhurave konstatohet nga Komisioni Europian në raportin për ekonomitë e Ballkanit. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti I ulët I tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat
Në një kohë kur rritja e taksave është përcaktuar si opsion për qeverinë në marrëveshjen me FMN-në, në rast se nuk përmirëson performancën fiskale, raportet e ndërkombëtarëeve tregojnë se Shqipëria mbledh më pak taksa se të gjithë vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar.
Komisioni Europian vlerëson në raportin për ekonomitë e vendeve të rajonit tonë se niveli i mbledhjes së të ardhurave në Shqipëri për këtë vit është 27.8% e GDP-së, raporton Ora News.
Mbledhja e të ardhurave pritet të ruajë të njëjtin nivel edhe vitin e ardhshëm, për t’u përmirësuar në mënyrë modeste në vitin 2017 në vetëm 27.9%.
Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë në raport me prodhimin kombëtar. Kështu, sipas Komisionit Europian, Maqedonia mbledh të ardhura në masën 31.6% të GDP-së, Mali i Zi 42.9%, Serbia 40.3%, Bosnje Hercegovina 38.9%. Ndërkohë që ne lëmë prapa vetëm Kosovën, me një nivel të mbledhjes së të ardhurave prej vetëm 26.8%.
Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti I ulët I tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore e performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo ka detyruar qeverinë, që në kushtet kur nuk ka mundur të mbushë buxhetin me taksat e rritura, të bëhet gati për një aksion të përqendruar në dy muaj për mbledhjen me forcë të detyrimeve.
Të ardhurat kundrejt GDP-së
Shqipëria 27.8%
Maqedonia 31.6%
Mali i Zi 42.9%
Serbi 40.3%
Bosnje dhe Hercegovina 38.9%
Kosova 26.8%
ky tregues duhet te kerkoje edhe ndryshim ne tatime dhe dogana, jo me ciliminj, duhen experte te finances
E Fundit del Kosova sipas të dhënave tuaja. Gjithsesi mos mendoni se janë aq shumë pak, se GDP nuk është i vetmi tregues i performances, niveli I zhvillimit ekonomik, cikli dhe natyra e bizneseve dominuese, ndershmëria e konkurrencës, rëndësia e biznesit të vogël janë faktorë me peshë në këtë tregues. Por prape Shqipëria ka potencial për të përmirësuar këtë tregues, por por duhet menaxhim tjetër, jo ky që është, se ky që është, është i njejte më atë që ishte…
S’jemi ne shkaktar të krizës
Te na rroje Sajmir Tahiri me ate ministrine e tij personale te korruptuar qe nuk I gjen dhe nuk I arreston ata qe vjedhin taksat shiptare.
lajmi i mire , nuk ka vrasje apo burgosje per droge. c prisni jy shteti burdhelo ishte dhe burdhelo do mbetet. ata shikojne xhepin e tyre. jane injorantet ata te punesuarit qe presin si e si te pasurohen. mut berisha- basha kak rama- ajduti meta.
çmenduri ,do te thote :qe te vazhdoshe me te njejtat metoda pune si ata qe ishin , dhe ne fund te presish ndryshime.Rritja e taksave nuk sjelle asnjehere te ardhura ,as ne buxhet ,dhe as ne gjepat e te varferve ,ato bllokojne konsumin ,qe eshte baza kryesore per nje ekonomi te mbare. Rrofshin ekonomistet madein albania.
Te lumte o Edi Rama dhe shteti yte model qe doje te formoje… normal qe do kete performance te dobet, sepse tani ti do ti lesh te vjedhin ata larot e tu mbasi te lane mbeshtetje per 2 vite.
Te shohim cdo besh me kete aksionin tend qe fillon ne Shator.
Kush i hap keto lajme pa lejen e deputetit Braçe ! Se jane dhe lajme surprize,ne mendonim se ishim te paret ne mbledhjen e taksave,o te pakten te dytet mbas Gjermanis !