Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria kanë shënuar rritjen më të lartë ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti sipas të dhënave krahasuese nga Bankat Qendrore tw vendeve dhe të përpunuara nga Banka e Shqipërisë.
Ekonomia shqiptare u rrit me 2.8% në tremujorin e parë, e mbështetur nga rritja e investimeve dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me vendet e huaja. Nga ana tjetër, konsumi privat shënoi rënie, ndërsa konsumi i sektorit publik ishte pothuaj i pandryshuar. Tremujori i dytë vlerësohet të ketë shënuar ritme të ngjashme rritjeje me tremujorin paraardhës. Viti 2015 pritet të prodhojë një rritje më të lartë se ajo e vitit të shkuar, por aktiviteti ekonomik i gjashtëmujorit të dytë mund të ndikohet nga efektet e situatës në Greqi.
Ekonomia e italisë i është rikthyer ritmit pozitiv të rritjes në tremujorin e parë të 2015-ës. PBB-ja regjistroi një rritje tremujore prej 0.3% dhe vjetore prej 0.1%, duke e nxjerrë teknikisht italinë nga recesioni. Në llogaritjen e vlerës së shtuar në ekonomi vërehet një kontribut pozitiv nga të gjithë sektorët dhe përbërësit e PBB-së. Treguesit paraprakë të tremujorit të dytë konfirmojnë dinamikën pozitive të ekonomisë. Sipas parashikimeve të ekspertëve, rritja ekonomike do të vijojë të forcohet gjatë vitit 2015.
Sipas të dhënave paraprake, ekonomia e Greqisë është tkurrur në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një tremujor më parë. Në terma vjetorë, rritja ekonomike ka ruajtur vlera pozitive (0.2%). Tkurrja në terma tremujorë e aktivitetit (-0.2%) ka reflektuar kryesisht rënien e investimeve. Tremujori i dytë pritet të jetë influencuar negativisht nga pasiguria e agjentëve ekonomikë në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe institucioneve kredituese. Në momentin e përgatitjes së raportit, është arritur një marrëveshje me trojkën (BE, BQE dhe FMN) për mbështetjen e Greqisë në këmbim të reformave strukturore të nevojshme. Perspektiva ekonomike e vendit mbetet e lidhur me zhvillimet politike dhe respektimin e zotimeve të marra nga qeveria greke.
Ekonomia turke ka ngadalësuar ritmin e rritjes në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar 2.3% nga 2.6% një tremujor më parë. Vlen të theksohet zhvendosja e peshës në formimin e PBB-së nga eksportet drejt konsumit të brendshëm. Presionet inflacioniste mbetën të forta edhe në tremujorin e dytë, ndonëse norma e inflacionit u ul në 7.2% në muajin qershor, nga 7.6% në muajin mars.
Aktiviteti ekonomik në Maqedoni ka vazhduar të rritet me ritme të shpejta edhe në tremujorin e parë të vitit. Mbështetja ndaj rritjes së PBB-së ka ardhur Raporti tremujor i politikës monetare, gusht 2015 kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe më pak nga eksportet neto dhe investimet. Të dhënat e tërthorta të prodhimit janë në ulje dhe sugjerojnë se ekonomia në Maqedoni mund të ngadalësojë rritjen në tremujorin e dytë të vitit.
Rritja ekonomike e tremujorit të fundit të 2014-ës në Kosovë shënoi 3.3%, nga 1.4% një tremujor më parë. Kontributin kryesor e dhanë rritja e konsumit dhe e eksporteve neto, ndërkohë që shpenzimet qeveritare u tkurrën ndjeshëm. Në nivel vjetor, ekonomia e Kosovës ka ngadalësuar në 0.9% ritmin e rritjes në vitin 2014, nga 3.4% një vit më parë. Faktorët kryesorë kanë qenë ulja e konsumit dhe zvogëlimi i investimeve. Për tremujorin e parë të 2015-ës, treguesit paraprakë janë të luhatshëm dhe nuk tregojnë një drejtim të qartë.
Ekonomia shqiptare u rrit me 2.8% në tremujorin e parë, e mbështetur nga rritja e investimeve dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me vendet e huaja. Nga ana tjetër, konsumi privat shënoi rënie, ndërsa konsumi i sektorit publik ishte pothuaj i pandryshuar. Tremujori i dytë vlerësohet të ketë shënuar ritme të ngjashme rritjeje me tremujorin paraardhës. Viti 2015 pritet të prodhojë një rritje më të lartë se ajo e vitit të shkuar, por aktiviteti ekonomik i gjashtëmujorit të dytë mund të ndikohet nga efektet e situatës në Greqi.
Monitor
Ore trapa prape me keto idiotlliqe do te na shkartisni mendjen ju, te ardhurat ne pikiate si 7-mujor ju nxirrni si kryelajm tremujori i pare u rrit 2.8%, me vone vetem heshtje dhe asnje informacion per 3-mujoret e 2,3,4 ….. Kjo eshte gazetaria juaj???????
Si po duket edhe keta do fillojne garen me Gjermanin !!!
Rusia mendon ndryshe.
E kam fjalen per turkoshqiptaret dhe per ata shqiptare qe vdesin per nje çike Turqi . E shikoni rritjen e saj ? Turqia 2.3% . Ku shkoi ajo rritja 7-8-10 per qind ? Kane zene rrugen e falimentit edhe vellezerit turq me imam Erdoganin ne krye .
Po e RJEPIN kete popull duke bere lojen e FMN dhe BANKES BOTERORE qe mbrojne dhe jane ne sherbim te oligarkis financiare boterore duke u pasuruar ne kurrizin e popujve te varfer.
Keto institucione pasurohen nepermjet interesave dhe huave te larta dhe urdherojne dhe vendosin taksa dhe tatime sa me te larta , mjaftojn qe te pasurojn bankat dhe bankieret e tyre.
Investimet dhe parat qe ata japin shkojne ne xhepat e nje grushti te vogel kompanish qe kryejne pune pa cilesi , qe i perserisin investimet here pas here per te njejten pune duke bere qe vjedhjet e medhaja te tyre te paguhen dhe xhvaten nga xhepat nepermjet taksave qe vine vetem ne rritje ketij populli dhe fukara por dhe budalla.
Kjo lloj ekonomie po i sherben vetem nje grushti njerzish qe “” Drejtojne “” dhe jan te lidhur me ta , po isherben vetem institucioneve shteterore dhe bushetore qe poe rjepin kete popull dhe i sherben kompanive te NAFTES, te NDERTIMIT etj qe jane monopole shteterore dhe po bejne kerrdine.
Pse nuk thone keto organizma se sa eshte FUQIA BLERSE e popullit, sa para kypopull shpenzon per nevojat e tij dhe sa le menjan per te bler nje shtepi ose ne rast semundje etj, etj.
Keto shifra qe japin vet ata qe perfitojne nga shtryllja qe i bejne ketij populli, jane vetem mashtrim dhe nuk kane fare lidhje me nje jete NORMALE por vetem me nje jete MIZERABEL te ketij populli qe po e rjepin nga dita ne dite te GJITHA QEVERITE se bashku me FMN dhe BANKEN BOTERORE qe nuk duan tja dine se ku shkojn parat qe japin, por i i interesojne pushtetar te korruptuar qe te bejne lojen e tyre dhe te zbatojne urdherat e tyre ne shfrytezimin e pasurive te vendit tone me te vetmin qellim:
Pasurimin nepermjet GLOBALIZIMIT te EKONOMISE, te OLIGARKIS BANKARE dhe FINANCIARE BOTERORE.
DO TE KEN NGATERRUAR RRITJEN E CMIMIT TE NAFTES ME “” Rritjen “” Ekonomike.
http://www.gazetatema.net/web/2015/08/13/nafta-ne-maqedoni-plot-60-leke-me-e-lire-se-ne-shqiper/
Si ka mundesi qe ka rritje ekonomike ,dhe ne anen tjeter ka renje te konsumit privat?
Fakti qe qeveria shkurtoi buxhetet per shume dikastere, dhe sidomos shkurtimet per ndertimin e rrugeve tregon se se prodhimi ne SHqiperi eshte rritur shume. Genje , genje sa me shume se diçka do mbetet.