OSHEE përmes një deklarate për mediat ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, sipas të cilës një mikut të qeverisëdo t’i jepen 720 milionë lekë për të kryer trajnime.
OSHEE shprehet se procedura e këtij tenderi do të hapet më datë 20 Gusht, por PD pretendon se njeh edhe fituesin.
Duke hedhur poshtë këto akuza të qëllimshme e të pabaza, OSHEE garanton opinionin publik se ka ndjekur dhe do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të patur një garë transparente, ndryshe nga sa ndodhte në kohën kur kompaninë e drejtonte forca politike e cila sot akuzon
“Nuk përbën më çudi për askënd fakti se Partia Demokratike, e dëshpëruar nga suksesi i reformës në sektorin energjetik, kërkon të njollosë e përbaltë gjithçka.
Është fakt për këdo se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po konsolidon çdo muaj e më tepër kulturën e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike. Rritja e arkëtimeve dhe ulja e humbjeve kanë krijuar mundësinë për të kryer investimet e munguara prej dhjetra vitesh në rrjetin e amortizuar e të kalbur anë e mbanë vendit.
Kompania po zgjerohet me degë dhe staf, po shtrin model të ri të Shërbimit ndaj Klientit dhe shumë shpejt do të prezantojë procedurën online të trajtimit të kërkesë/ankesës. E vetdijshme se ka ende shumë punë për të bërë me qëllim garantimin e një shërbimi sa më të sigurtë dhe cilësor për qytetarët.
Situata problematike e trashëguar në marrëdhënien mes kompanisë dhe qytetarëve e bën edhe më të domosdoshme kthimin e vëmendjes tek cilësia e burimeve njerëzore që përbëjnë një aset të domosdoshëm.
Me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, pas një mungesë tre vjeçare, OSHEE ka miratuar në Buxhetin e vitit 2015 programin për trajnimin e 5500 punonjësve saj. Buxheti i kompanisë është konsultuar dhe dakordësuar edhe në konsultim me Bankën Botërore në kuadër të procesit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike. Shifra 72 milion lekë është caktuar pas analizës që i është bërë tarifave të tregut të këtij shërbimi, duke ftuar të gjithë aktorët kryesorë.
Nuk duhet harruar se në kohën kur Partia Demokratike drejtonte vendin, kompania shpenzoi në vitet 2010-2012, jo pak por 375 milionë lek, pa përmendur këtu miliarda të tjera me konsultat. Siç shihet qartë, janë pesë herë më shumë para të shpenzuara për trajnime në kohën kur qeveriste Partia Demokratike. Trajnime këto, të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë dhe të paguara nga paratë e qytetarëve shqiptarë.
Trajnimet që OSHEE ka planifikuar synojnë të krijojnë një kompani efiçente, duke siguruar që eprori dhe punonjësi, në mënyrë të përbashkët të përcaktojnë standartet e performancës dhe objektivat specifike për periudhën e ardhshme të vlerësimit. Do të realizohen 15 396 trajnime për disa muaj, në trajnim do të marrin pjesë duke filluar nga mennaxherët më të lartë, deri tek specialisti i Kujdeset ndaj Klientit”, thuhetnë reagimin e OSHEE.
Keto jane lloqet e qeverise sepse dhe one kam probleme me OSHEE.
Ata me futen fatura afrofe te pabaza dhe pas verifikimit te sahatit mates u bene gjashte muaj dhe akoma nuk i zbritur faturat e bera gabim.
OSHEE eshte hajdut me license. Priteni kur te vine policia te me marrin sepse OSHEE nuk ben puten e vet.
Qeveria le shume per te deshiruar eshte fatkeqesi jo vetem ato qe jane te varfer por dhe ata qe jane disi mire jane te gatshem ta lend kete vend te korruptuar dhe jo-fuksonal.
OSHEE eshte cerdhe korrupsioni me kete vemjen ne krye.
Do me thene parate tona do shkojne ne xhepin e dikujt per trajnime. Po cnevoje ka per trajnime njehere. nuk dijne te plotesojne formularin e aplikimit punonjesit. Hajde si zhvaten parate e popullit hajde. Ju jo vetem qe po silleni si Saliu and Friends por po i lini targen. Edhe ai ka filluar tju kete zili per aftesine e jashtezakonshme ne vjedhje. Po jane parate e te varferve qe i futet ne burg, qe i moret buken e gojes me te drejte. Por tani eshte tallje dhe e pameshirshme te veproni keshtu.