Nafta, çmimi ulet në vjeshtë?

20 Gusht 2015, 12:15Ekonomia TEMA

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të ulet, duke kalur kuotën e 46.8$ për fuçi, shumë afër çmimit më të ulët të janarit të këtij viti.

Në mënyrë konstante, çmimi i naftës sjell në vëmendje çmimin që aplikohet në Shqipëri, ndër më të lartët në Europë.

“Monitor” raporton se në muajin shtator pritet gjithsesi një ulje, por pa saktësuar sesa. Revista i referohet “aktorëve të tregut”, të cilët operojnë në një treg ku çmimi asnjëherë nuk përputhet me prirjet e tregut ndërkombëtar.

E megjithatë arsyet nuk mungojnë përherë.

P.sh thuhet se “disa arsye të tjera që mbajnë çmimin e lartë janë kosto e rezervave të detyrueshme 90 ditore, informaliteti i lartë në një treg që nuk është shumë funksional (ka shumë hyrje e dalje të kompanive nga tregu), taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër nga 1 janari 2015 dhe dollari më i shtrenjtë (në janar 2014 ishte 103 lekë, sot është rreth 127 lekë)”.

A i përgjigjen këto pretendime të vërtetës?

Kjo nuk ka rëndësi.

Sa kohë një dyqanxhi lagjeje do të nxitojë me frikë të shtypë kuponin në kasën fiskale dhe distributorët e karburanteve do të livadhisin në këtë mënyrë, nuk është çudi që çmimi të rritet edhe sikur në botë nafta të shpërndahet falas./ Respublica

9 komente në “Nafta, çmimi ulet në vjeshtë?”

  1. Boshllek says:

    Poshte Saliu. Kush po e rru per naften. Do ta paguajme edhe 10 mije leke litri vetem Sala mos vije ne pushtet. Rrofte Edi Rama bashke me ate shkurtabiqin e Hermesit

  2. nji uj selite te lutem says:

    Vetem tek ne nuk u boka shteti,jo RAMA por dhe KRISTAQ RAMA te çohet nga varri ktu shtet nuk behet,turpi botes ne ter europen nafta esht me 1500 lek te vjetra litri gjithmon duke e konvertuar nga euro, ne SHQIPRI esht 2000 lek litri,o shtet i bythes qe menduam se do i rregulloje kto probleme por si duket pikon dhe per ty nga kto firma mashtrusish qe bejn pall me pasurin e SHQIPTARVE.

  3. ILIRIA says:

    Keto jane cudirat shqiptare ne nje kohe qe rrogat jane me te ulta ne bote evazioni me i madh ne bote edhe cmimet me te larta ne bote sepse ska shtet sepse vjedhin pushtetaret dhe qeveritaret e cdo niveli pa po te mos vidhnin dhe cdo qindarke te shkonte ne buxhet dhe te menaxhohet mire do te qe bere shqiperia dhe nuk do qe ne vend te dyte pas Gjermanise por ne vend te pare ne bote sepse nafe kemi plote uje kemi me bollek vetem qe skemi trurin e kombit qe ti menaxhoje se jane kthyer te gjithe ne hajduta. Faleminderit

  4. nji uj selite te lutem says:

    O BOSHLLEK MO NA HAP BARKUN ME SALIUN,mos u trego i pa pjekur SALIU kur nuk beri gje nje çerek shekulli çfar pret me nga ai, akoma beson tek plaku vititri ti.

  5. Alb says:

    po kto kuvat tona skan ndermend ta ulin.

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Po ju vret cmimi i larte i naftes? Po cohuni pra cfare prisni! Ngrihuni dhe bejeni Ramen, Berishen e Liken tu dridhen gjunjet e ta kuptojne qe nuk mund te luajne me me popullin. Cohuni tua thyejme kurrizin hajduteve qe kane 25 vjete qe po na pine gjakun

  7. gazetari me kater (me hater) klase fillore says:

    Nafta eshte rreth 42 per fuci o trap, informohu para se te shkarravitesh brockulla.

  8. Tema says:

    Mos shëtisni po s’qe e nevojshme

  9. riti says:

    nafta do ulet ne vitin 2020, nuk ngopen me fitim tregetaret e naftes , korrupsioni ka lindur se bashku me njeriun dhe do te zhduket kur te zhduket njerezimi ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje