“Tremben” bizneset, dyqanet e lagjes fillojnë të japin masivisht fatura

20 Gusht 2015, 10:32Ekonomia TEMA

Ora 8.30 e mbrëmjes.

Pas një blerjeje prej vetëm 150 lekë, në një nga dyqanet e lagjes në Komunën e Parisit, shitësja nxiton te kasa për të shtypur faturën tatimore, të cilën ta jep me një frymë.

Një veprim ky, që nuk e kishte bërë ndonjëherë, ashtu si pjesa më e madhe e dyqaneve të lagjeve, madje dhe e supermarketeve “të fshehura” në shumë zona të Tiranës, që ndonjëherë të japin edhe fatura të shkruara me shkrim dore, sa për të qenë “transparent” me çmimet me klientin.

E pyetur se pse po jep faturë, shitësja nuk e mohoi që është e “trembur” nga deklaratat e fundit dhe nuk ia mbante të mos e jepte, teksa nxitoi të justifikohej se dhe më parë, gjithsesi ata i deklaronin të gjitha, edhe pse nuk jepnin fatura.

Intensiteti i dhënies së faturave është shtuar së fundmi, pasi qeveria i ka shpallur luftë informalitetit. 500 tatimorë, të rekruruar për një periudhë kohore të shkurtër kanë qenë në terren gjatë gushtit, duke verifikuar në çdo lagje bizneset e regjistruara apo jo, duke fotografuar bizneset e palicencuara dhe duke matur përdorimin e faturave tatimore. Nisur dhe nga këto gjetje, qeveria pritet të nisë një aksion masiv kundër informalitetit në shtator, me masat konkrete që pritet të bëhen publike nga kryeministri Rama.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi dje se se “Rreth 1/3 e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare në territorin e vendit tonë ose nuk janë fare të regjistruar, ose nuk kanë fare kasa fiskale, ose kasat fiskale ekzistojnë si orendi pa vlerë që nuk përdoren; në shkelje të rëndë të drejtpërdrejtë të ligjit po se po, po edhe në vjedhje të hapur të qytetarit dhe konsumatorit. Ndërsa në total, mbi 50% e bizneseve pothuajse nuk japin asnjë kupon, duke qenë haptazi në kundravajtje të plotë ligjore dhe padiskutim, në shkelje të plotë të çdo norme etike në raport me konsumatorët.”

Distributorët e kasave pohojnë se ka pasur një kërkesë të shtuar ndjeshëm për kasa fiskale muajin e fundit, ndërsa në QKR është shtuar radha e bizneseve, sidomos atyre ambulante që duan të regjistrohen, me përfaqësuesit e firmave që po rrinë edhe dy javë në radhë për të marrë një NIPT, të cilët mbarojnë shpejt për shkak të kërkesës së lartë.

Ekspertët kanë dyshime nëse përqendrimi i madh i vëmendjes te bizneset e vogla do të gjenerojë një bum të ardhurash në buxhet. Edhe në të kaluarën FMN ka vlerësuar që kosto tatimore e kontrolleve mbi bizneset e vogla është më e lartë se të ardhurat që gjenerohen prej tyre, çka bëri që sipërmarrjet e vogla të mos ishin shumë në vëmendjen e tatimorëve. Të ardhurat nga tatim fitimi i thjeshtuar zënë me pak se 2% të totalit të të ardhurave në buxhet.

Megjithatë, këputja e zinxhirit të faturimit te kompanitë e vogla ka qenë gjithnjë një problem për sipërmarrjet e mëdha. Këto të fundit ankoheshin se dyqanet apo biznese të tjera nuk u merrnin faturë pasi nuk donin të klasifikoheshin si biznes i madh.

Monitor

21 komente në ““Tremben” bizneset, dyqanet e lagjes fillojnë të japin masivisht fatura”

  1. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    Kjo do ta perkeqesoje me shume situaten ekonomike. Me pak para tek qytetaret, rrenie e konsumit dhe rritje e korrupsionit.
    Situate ideale per Ilir Meten edhe tutorin e tij Edi Rama.

    1. shkodrani ! says:

      Paske mbaru per makro me duket .
      Se si informaliteti e permireson situaten ekonomike vetem ti mundesh me na e spjegu .

      1. plaku says:

        shkodrani,
        Gjermanet thone : Hajdutet e vegjel qeveria i var, ndersa hajdutet e medhenj i le te shetisin. Keshtu eshte tani edhe ne Shqiperine tone te dashur. Qeveria kap dhe denon shitesit e vegjel per mos dhenje fature dhe nuk shef si si politikanet e korruptuar kane vila dhe shetisin me makina lluksoze dhe femijet e tyre hajrxhojne me mijra leke cdo dite ne lokalet e bllokut.

        Qeveria po luan teater sikur gjoja po lufton korrupsionin, kur vete korrupsioni eshte ne gjirin e saj dhe te gjithe politikaneve te te gjitha ngjyrave.
        Vene gjoba por mos berje faturash te vogla, heqin shitesit ambulante nga rruget pa krijuar me pare alterenativen per nje pune tjeter.

        Lavdi zotit, une nuk e kam provuar vete por, kam degjuar nga nje shqiptar qe pastronte kazanet e plahrave naten ne Tirane dhe fitonte vetem pese mije leke te vjetra ne nate. E ftova te pinim ndonje kafe dhe te bisendonim, ishte nate,por nuk pranoi, sepse e dinte qe nuk do ti sherbenin ne restorant, se ishte veshur shume keq. Me e dhimbeshmja ishte kur me tha se shpesh policet, naten, i marrin thesin me kanocet qe kishte mbledhur gjithe naten dhe ju a shisnin me lire te varferve te tjere qe pastronon kazanat.

        Eshte per te vene duart ne koke, por eshte e vertete.
        Varferia dhe korrupsioni nuk luftohen me aksjone Show por me krijim vende pune gje qe behet nga njerez te ditur dhe jo nga partizanet e ngjyrave te ndryshme politike kushdo qofshin ato.

        Kam pare ketu ne Tema nje fotografi te Jozefines me gjashte Bodyguard dhe qava nga hidherimi. Ishte per te qeshur dhe qare. Nje cope injoranteje ruhet nga 6 vete, kur populli nuk ka te haje buke. Ketu ne Zvicer eshte e ndaluar me ligj qe ministrat dhe politikanet e tjere te kene Bodyguard. Mos valle ne jemi me te pasur se Zvicra ? E di qe ato qe shkrova me siper jane pa vlere por te pakten u clirove nga nje ankth i brendeshem.

        1. demo says:

          Ore Plak. Duket se ke nostalgji per sistemin socialist. Na merzite me kete Zvicren tende a thua se e ke themeluar ti.Duhet te kuptosh se Kryeministri rama po mundohet te ndertoje nje shtet te ligjshem. Dhimbje do te kete por ne fund te fundit eshte per te miren e popullit Shqiptar.Shko perpara Zoti Edi.

    2. elkosei1gy1ffqrrrrdf says:

      Hej Popolo, se nuk jam as me nje politikan as me Rame fotografin e as me Berishe malokun por ky milet duhet te paguaj, ne te kundert sben hajer….harrojeni…o idiot, ketoj mileti ti lesh para ne dore vetem ha buke e mbet pa shkolle, shendetesi, ambjent etj…jetojme ne komunitet dhe jo ne fise tribale….se edhe ne pyll te jetosh kafshet kane kodet e tyre komunitare. tung

    3. gomisti says:

      O Popolo di Tirana Dhe Me Gjere, dukesh qe qenke nje IDIOTT i lindur,po nuk paguan taksa te gjith bizneset si do te funksionoje shteti mor IDIOTT

  2. Kritiku says:

    Gazetare leshi qe nuk e kane idene e ekonomise dhe fillojne e japin mendime per ekonomine!
    Po iken koha e rrumpalles katundaro-maloke dhe njerezit duhet qe te mesohen qe nje nje shoqeri te zhvilluar njerezore rregullat dhe ligjet e shtetit nuk jane vetem detyrim por edhe doemosdoshmeri qe te zbatohen.
    Mos i fryni kot fyellit te perhapjes se panikut, sikur po vjen fundi i botes, sepse shitesi te jep edhe faturen.

  3. ILIRIA says:

    E para qe duhet te behet duhet qe bisneset VIPA dhe BISNEST E MEDHA te ndalohen me ligj qe te shesin asnje artikull tek bisnese te pa rregjistruara qe te deklarohet ne tatime e gjithe xhirua reale e blerjeve dhe te ulet tatimi per bisnesin e vogel dhe te behet me perqindje te thjeshtuar dmth 1% apo 2% te xhiros te hiqen edhe shkallezimet 2 milion 8 milion dhe tju lihet hapesire bisneseve te vogla duke paguar ate qe ju takon ne baze te xhiros qe del nga kasa duke qene edhe shume e lehte edhe per bisneset per tu llogaritur. Vetem keshtu eliminohet evazioni dhe formalizohet cdo gje qe tregetohet nga bisneset e vogla si edhe nuk mundohen qe te hapin dhe mbyllin bisnese per te mos kaluar xhiron e caktuar 8 milion por tju behet 100 milion lek ose 1 milion euro dhe mbi kete vlere te kalojne automatikisht ne BISNES TE MADH sepse ne kete menyre nuk do te bejne manovra me NIPT apo licensa. Faleminderit

  4. Eni says:

    Bisnesi i vogel jep vetem 1% te ardhurave, gjetke eshte lepuri mbas ketij aksioni perseri plani nuk realixohet

  5. Eni says:

    Po mbas aksionit? Cdo ndodhe? Serisht pa fature? Duhet administrim fiskal permanent. Duhet pervoje ne drejtim

  6. tjeter says:

    Ky aksion eshta tallja e rradhes. Evazioni qartesisht sipas statistikave eshte bere ne cigare te hyre kontrabande,ne energji kryesisht nafte, ne miniera dhe ne bizneset e medha qe qarkullojne shifra te medha pa tvsh ose duke deklaruar gjysmen e vleres. Lufta mumd te fillohet vetem nga politikanet miliarder qe deklarojne vetem 2000 euro pasuri, por kjo eshte e pamundur se asnje nuk lufton veten

  7. jabanxhiu says:

    Cte bejne te shkretet gjysma e qeverise,dhe pjesa me e madhe e administrates tatimore.Nkomun Parisi jetojne.Ata te bejne shembull evazioni ne tere shqiperine pastaj.te shikohet a pritet kupon nga dyqanet nga konispoli ne vermosh.sepse i bie te paguaj tirana per gjith shqiperine.

  8. Aleksi says:

    Kasa fiskale duhet dhe ne polici qe ta paguajn 20% T.V.Sh e ryshfetit qe marrin , duhet dhe ne prokurori e gjykate, kasa fiskale duhet dhe ne tatime e Z.Rr.P.P. duhet dhe spital kasa fiskale duhet ne cdo institucion shterore.

  9. il popolo says:

    kasa fiskale duhet qe arben ahmetaj te hapi nje shoqeri dhe te shesi sa me shume kasa se biznesi i kasave eshte biznes miliardash dhe mafioz. shikoni ca ndohd ne rusi me kasat dhe e kuptoni pse i bihet legenit me kasat ca m kasash…. bota kursen letren ju derr derr me fatura. gjeja sa fiton ne nje vit mesatarisht i vogli dhe tatoje. po sd o ta besh kete se te duhet kiu i tiranes me vjedh. kush tha qe i vogli s paguna taksa ? paguan po ja paguan tatimorit ky i fundit shefit dhe ky i fundit shefit te vet. ik mor andej gjithe e dine ca ndodh s ka nevoje te thuhen ne tv??

    1. elona says:

      Kjo vetem sa do u rrise pazarin atyre plehrave te tatimeve ,gjobevenesit -njesoj sic funksionon mafia italiane funksionojne dhe keta-jane te gjithe ne kryesi ose delegate te partise,kshuqe,mos u lodhni kot.Thone…po thone ama qe i gjati e ka marr info-n se c’bejne plehrat e DRT etj,dhe Brimsilden do e zhduki bashke me Edisonin apo Flamurin.Imagjino Flamur Lalo akoma gjalle e duke bere nje vile tjeter ne Preze…QR!BriMsilda ka dal keq nga cdo auditim i brendshem dhe jashtem,ashtu si dhe vellai i Brimes,qe eshte ne hetim.Po gjthss asaj s’i rruhet fare se e beri “punen ” e vet.Dhe ne do hame m*t ketu neper forume e prape “te gjatin” do marrim.
      Pupull budall!!!

  10. filani says:

    O rob itiota, o shtaze qe nuk beheni pa patur drurin pas koke. Edhe mire te vihen, edhe keq te vihen. Jepini drejtim, se nuk behen te dyja njekohesisht.

  11. sokoli says:

    Ku qenkan keto bizneze qe paskan filluar te prejne fatura, sepse te lagjja ime, te Komuna Parisit, jane Supermarkete qe nuk kane prere asnjehere dhe vazhdojne te mos presin fatura, nuk po i llogaris kafenete e lagjes?!
    Tatimet jane katandisur me keq se ne kohen e Sales!!

  12. gazetari says:

    ky palla ka bere nje shkrim per servilizem

  13. Tema says:

    Duhet korektsi me të gjith kudo që të ndodhemi

  14. Ëç says:

    Arka-shqip
    Kasa-italisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje