Samiti i Vjenës/ 5 projektet që do të paraqiten nga vendet e rajonit për financime nga BE

19 Gusht 2015, 17:29Ekonomia TEMA

Energjitika dhe infrastruktura pritet të jenë ccështjet kryesore që do të diskutohen në Samitin e Vjenës, i cili do të mbahet në 26 gusht me pjesëmarrjen e Kryeministrave të vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të BE-së.

Kryeminsitrat e Shqipërisë, Kroacisë, Serbisë, Kosovës , Maqedonisë, Mali të Zi, dhe Bosnje Hercegovina do të jenë në forumin e biznesit, ku do të diskutohet mbi infrastrukturën, bashkëpunimin rinor dhe politikën e fqinjësisë.

Kryeministrat e 7 vendeve të rajonit, të cilën u mblodhën në Tiranë në muajin Maj në kuadrin e Forumit Ekonomik të Vjenës, duket se kanë përcaktuar piketat e propozimeve të tyre përballë Bashkimit Europian.

Propozimet përfshijnë 5 projekte, për të cilat vendet e rajonit do të kërkojnë mbështetjen financiare të BE për realizimin e tyre, raporton Ora News.

Projektet  që kërkohen financime kanë të bëjnë me Korridorin Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, të cilët janë pjesë e autostradës adriatiko-joniane dhe Korridorit VIII.

Po kështu kërkohet mbështetje për linjat hekurudhore Durrës-Lin (Pogradec), Bajzë-Tiranë dhe Durrës-Vlorë. Për financimin e këtyre projekteve, Bashkimit Europian do ti duhen më tepër se 1.5 miliardë euro, të cilat kanë të bëjnë me kostot e realizimit të tyre.

Propozimet

1.Korridori Veri-Jug (Pjesë e Autostradës Adriatiko-Ioniane). Projekti kërkon një fond prej 865 milionë Euro dhe për të cilin është ngritur një grup i përbashkët pune shqiptaro – malazez për të përcaktuar aplikimin për studimin e fizibilitetit për Korridorin Adriatiko – Jonian,

2.Korridori Perëndim-Lindje (Pjesë e Korridorit VIII). Kosto e llogaritur paraprakisht nga ARRSH për plotësimin me standard 4 korsi të këtij segmenti është rreth 400 milionë Euro.

3.Linja Hekurudhore Bajzë-Tiranë. Kosto e llogaritur paraprakisht për rinovimin me standarde të kësaj hekurudhe është rreth 182 milionë Euro.

4.Linja Hekurudhore Durrës-Lin-Pogradec. Ky është segmenti më i përfolur përgjatë gjithë takimeve në kuadër të procesit të Berlinit. Ka pasur një kundërshti për përfshirjen e këtij segmenti në rrjetin bazë të transportit hekurudhor, me arsyetimin se një gjatësi prej 60 km në territorin Maqedonas nuk është realist për tu plotësuar brenda 2030.

5.Linja Hekurudhore Durrës-Vlorë. Ky projekt nuk është diskutuar më herët në kuadër të takimeve të Samitit të Berlinit.

 

4 komente në “Samiti i Vjenës/ 5 projektet që do të paraqiten nga vendet e rajonit për financime nga BE”

  1. Genti says:

    Ne te njejten kohe Shqiperi (Kosova) te kerkoje dalje ne Danub? Edhe Shqiperia dhe shqiptaret kane interesa strategjike dhe ekonomike gjithashtu; jo vetem serbet.

  2. Tema says:

    Amerika zbulon viagra për gra

  3. elkosei1gy1qrrrrdf says:

    Ky eshte vizioni rilindas, hahahaha, vizioni rilindas perzier me perpara (perpararilindas). Si gjithmone kafshet politikane shqiptare kerkojne llac, tulla dhe ndertim, askush nuk flet per edukimin e mesem dhe te larte, askush nuk flet per kerkimet shkencore, askush nuk flet per kualifikimin e burimeve njerezore, askush nuk flet per mbrojtjen e ambjentit, asnje projekt per nevojat jetike sikurse jane menaxhimi i mbetjeve urbane, uji i pijshem, sistemet vaditese. Edhe me skandali askush nuk flet per RININE, o bundra te ndyra. Sa me siper jane ceshtjet qe kerkojne vemendje dhe financime, te cilat permiresojne gjendjen sociale ne kete vend afatshkurter e afatgjate per te shpetuar dhe europen nga eksodi dhe shqipetaret nga mjerimi.

    E ne fund e di cdo marri ky i gjati yne? k…e europianeve.

    Nuk jane budallenj kryekurvatpolitike shqiptare, jo aspak, sepse aty perfitojne hienat qe kane financuar per te ardhur ne pushtet pushtet e rradhes, kompanite e ndyra te ndertimit shqiptare qe drejtohen nga kriminele dhe mafjoze.
    Mallkuar qofte Europa nese i financon keto projekte…
    Nese i financon ato projekte do te thote se ata mbeshtesin oligarket, mafiozet dhe kriminelet. Ketu duket vizioni i politikaneve Shqiptare, ketu duket vizioni i Rilindjes qe na u be me keq se “Perpara”

  4. Excs says:

    Kur eshte samiti tjeter ? Ti degjojme prape. Thoni edhe ndonje projekt te ri. Mos harroni te jepni detaje te projekteve ne gazeta. Edhe te hoteleve , sallave e ndonje humor me fotot e takimit te liderave te medhenj. Europa po ndihmon me samite prej 25 vjetesh. Degjova se pas samiteve te Vjenes e Berlinit fillojne edhe ato te Parisit vitin tjeter.

    Sa eshte shuma e projekteve qe llogarisin ne leter per gjithe ballkanin e qe nuk behen kurre jane shpenzimet e Komisioni Europian per udhetime ne nje vit.
    Ju lutemi mos shkruani me per samite, ndihma e projekte te EU se u neveritem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje