Në vigjilje të një aksioni antiinformalitet që ka nisur të japë rezultatet ende pa filluar, ku mijëra biznese të vogla janë dyndur për regjistrim në QKR,në një krahasim rajonal Shqipëria është deficitare më së shumti në grumbullimin e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në Akcizë dhe në Tatimin mbi të Ardhurat Personale.
Nga të dhënat e përpunuara prej Monitor referuar buxheteve të 5 vendeve të Rajonit konkretisht Shqipëria vjel të ardhura nga kontributet 6 pikë përqindjeje më pak se, mesatarja rajonale. Në vitin 2013 Shqipëria mblodhi kontribute sa 4.1 % e PBB në një kohë që Serbia mbledh 10.3 % të PBB, Maqedonia 9,8 % të PBB, Mali i Zi 10.7% të PBB dhe Bullgaria 10 % të PBB. Siç shihet nga ky krahasim Shqipëria ka hapësira për të dyfishuar të ardhurat nga kontributet.
Hapësirat për arkëtime më të larta janë edhe në tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Shqipëria grumbullon 9 % të PBB, ndërkohë që Serbia 10.2%, Mali i Zi 12 %, Bullgaria 11.7% dhe Maqedonia 9.6%.
Tatimi mbi të ardhurat personale ka ende hapësira. Shqipëria grumbullon 2% të PBB nga Tatimi mbi të ardhurat, ndërkohë që Bullgaria grumbullon 4% të PBB-së, Serbia 4.4 % të PBB-së, 2.3% Maqedonia dhe mbi këtë nivel grumbullojnë edhe vendet e tjera të rajonit.
Hapësirat mbeten të larta edhe për akcizën. Shqipëria mbledh 3% te të ardhurave në raport me PBB, në një kohë kur Bullgaria mbledh 7% të PBB nga ky tatim, Mali i Zi 4.5 %, Serbia grumbullon më shumë se % të PBB nga akciza dhe Maqedonia 3.6%. të PBB.
Monitor
Duhet aksion i eger kunder informalitetit.Po qe se nuk ndergjegjsohemi te paguajme taksat nuk mund te kerkojme asgje nga shteti.Shteti e ka arken bosh sepse nuk ka se c’te na jape ndaj vetem na genjen pavaresisht se drejtohet nga te majte apo te djathte.Ne i kerkojme dhe ai na genjen sepse nuk mundet.Kjo shpjegon edhe vleren e ulet te votes, nje vote kushton nje qese me ushqime apo max 10mije leke.Nuk kemi c’ti marrim shtetit sepse nuk i japim asgje!Duhet te kuptojme sesi funksionon sistemi ndryshe do mbetemi endacake.
Shteti e ka arken bosh? Po qytetari si e ka xhepin?
kejo eshte katastrofe.Me kete Arben ametaj,cani e sidomos zonjusha drejtore duet te ishin marre qe vitin e kaluar.Jemi von.asnje aksion nuk eshte prioritar si ky.Te lesh hajdutet diten me diell te vjedhin dhe te dalesh ne televizor si zoti Ahemetaj e te kercenosh se do besh kete e ate pa thene se pse e late gjendejen keshtu eshte pa pergjegjeshmeri e madhe.Ne kohen tone,po te ishte nje situate e tille ne nje sektor vazhdonte thelle sepata e dardharit.Nuk e di pse rama e Meta jane kaqe ne oportunitet me ata qe nuk bejne detyren.Turp per ta.Ne ja kemi dhene voten per ndryshim Rames e jo disa palo mimistrave e zonjusheve drejtore qe kur dalin ne tribuna sfilatojne.Vepro shpejt rama e permireso gjendjen ekonomike se keto nuk falen.Mire ben qe qindra police po kerkojne edhe nje rrenje kanabis,po si keni lene kete situate katastrofike ne grumbullimin e detyrimeve.Kejo eshte edhe nje padrejtesi e madhe shoqerore,se dikush paguan e dikush jo.Ska asnje dryshim me pagimin e diferencuar te energjise ne kohen e Berishes.Problemet duhen zgjidhur frontalisht e jo me aksjone te vecanta,kur te vije radhe.Rama,Urgjentisht permireso kuadrin e te gjitha niveleve te ministrive deri poshte ne baze.kejo situate te jep te drejte te largosh nga puna sherbetoret e sabotatoret e berishes,fitusit e pa afte te Haritos dhe vendos kuadro me eksperjence e qe te kane shoqeruar ne luften tende 8 vjecare.Boll me ndere e parime.
Hajdutet jane ne parlament dhe ne dogana, o Kasemo prandaj eshte arka bosh.
Nuk jane hajdutet neper kioskat si të thonë në televizor.
Bllokim shmangës