​Ahmetaj: 1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal

19 Gusht 2015, 13:26Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj deklaroi se 1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal dhe janë pa licencë.

Në këtë kuadër Ahmetaj tha se në shtator nis operacioni në terren për të ndëshkuar të gjithë shkelësit e ligjit.

Ahmetaj i drejtoi apelin e fundit bizneseve që operojnë pa licencë apo atyre që nuk kanë një kasë fiskale qëtë pajisen dhe të regjistrohen me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, përpara nisjes së aksionit.

Duke bërë një krahasim mes këtij operacioni dhe atij të energjisë elektrike, ministry i Zhvillimit Ekonomik tha se Qeveria është e vendosur për të luftuar evazionin fiscal me të njëjtën vendosmëri sikundër luftoi paligjshmërinë në sektorin energjitik.

Ndërsa e cilësoi situatën si alarmante, Ahmetaj tha se ajo nuk është krijuar tani pork a vite që është e tillë.

“Nëse dikush thotë sepse nuk e nisët këtë aksion që në fillim, mund ti them që ajo që trashëguam nga Qeveria paraardhëse ishte një situatë në buzë të greminës”, theksoi Ahmetaj.

Ai u shpreh se të gjitha bizneset duke filluar nga ata që tregëtojnë mallrat e akcizës, si cigarette, pijet alkoolike apo karburantet, për të vijuar me pikat e shumicës dhe më pas me ccdo lloj biznesi tjetër do të vihen nën kontroll.

“Nuk është e vërtetë që aksioni ka të bëjë për goditjen e biznesit të vogël, pasi në qendër të tij do të jenë bizneset e mëdha, do të jenë ata që tregëtojnë cigare, karburante, pikat e shumicës”, theksoi Ahmetaj.

Sipas tij, reformat janë një domosdoshmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe në shtator do të nisë zbatimi i këtyre reformave në terren.

 

48 komente në “​Ahmetaj: 1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal”

  1. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    Rezultati i aksionit tuaj “fantastik” :
    me shume shqiptare refugjate ne Gjermani

    1. Linda says:

      Informaliteti ne biznes eshte po ashtu nje plage si ajo e energjitikes edhe duhet te ndjekur e njejta rruge sepse edhe kjo gje qe bejn bizneset eshte vjedhja nga ana e tyre ne drejtim te shtetit. Nuk mund te mbahet ekonomia e vendit vetem nga detyrimet e disa bizensve por duhet qe te gjithe te paguajne. Ky eshte nje hap shume i mire qe do zhduk informalitetin ne vendin tone.

      1. Liza says:

        Nuk mund te vazhdohet njelloj si ne kohe te saliut. Ku gjithe bizneset shinin bar edhe nuk paguanin asnje lloj detyrimi ne tatime. Kjo smund te jete e pranueshme sepse njeri paguan edhe tjetri jo. Te gjithe te jene te barabarte para ligjit edhe te gjithe te paguajne detyrimet.

        1. Mandi says:

          Sot denohesh pse nuk rregjistron nje foshnje te sapo lindur ne gjendje civile dhe jo me per evazion fiskal. Shteti ben shume mire qe ka lvizur ne zhdukjen e informaliteti sepse kjo do sjell shume perfitime ne ekonomine shqiptare. Smund te vazhdohwt e njejta filozofi si ne kohen e pd qe hap biznes , jepi ca lek tatimorws edhe shpeton. Jo me sepse edhe kjo gje eshte vjedhje ndaj qytetarve shqiptar!

          1. ranheim says:

            Formalizimi i biznesit eshte i rendesishem pasi reflekton drejtepersedrejti ne te ardhurat qe akumulon shteti. Gjendja sic e pohon edhe vete ministri nuk eshte ajo qe deshirojme por ne krahasim me ate cafre kjo qeveri trashegoi eshte bere e po behet shume. Nuk jemi akoma aty ku duhet por po punohet intensivisht ne mirefunksionimin e mbledhjes se te ardhurave nga tatimi mbi fitimin.

          2. Eli says:

            Eshte e njejta gje si me energjine elektrike ku njeri e paguante edhe tjetri jo. I sillte nje dem shtetit prej 150 milion euro duke i ndaluar te drejten qytetarve e te pasuren me shume sherbimeve. E njejta gje rdhe ktu me evazionin fiskal vetem se demi eshte miliona euro me shume se ai i energjise elektrike. Me ne fund ksaj gjeje po i vjen fundi sepse nuk mund te pasurohen njerizit ne kurriz te tjerve!

          3. Gledis says:

            Me ne fund ta lirojme shqiperine dhe nga ky problem kaq I perhapur. Biznese te medha e te vogla nuk e perdorin fare kasen elektronike madje vazhdojne,disa prej tyre, ende me faturat e shkruara me dore ose llogaritjet e shpejta me mend. Jo te gjithe konsumatoret e kane informacionin e duhur per sherbimin qe duhet te marrin ndaj edhe shtes it abuzojne ne kte menyre. Shpresojme qe aksionet e shtatorit ta zhduken nje here e mire dhe kte fenomen qe vazhdon te rendoje mbi ekonominë e vendit tone

          4. Ermir says:

            Eh njerezit jane mesuar me kohen e saliut ku vendi u zhyt ne informalitet e ku zbatimi i ligjit ishte diçka e rralle. Perpiqen te perfitojne ku e ku me shume pa pyetur per te gjitha rregullat qe shkelin dhe me pas kur u kerkon ate cka eshte e drejte revoltohen! Se per gjithe kto vite qe perfituan ne kurriz te popullit dhe te shtetit nuk u ankua njeri.
            Me pelqen shume fakti qe qeveria po merret edhe me kte problem. Eshte koha per rregull ne shtet,vetem keshtu mund te ecim perpara

      2. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

        Me pak informalitet ne biznes do te thote me pak para ne duart e shqiptareve per ti perdorur dhe riinvestuar per qellimet e tyre private, dhe më shume para per qeverine, qe po ashtu do ti perdori per qellimet private te ministarve nepermjet vjedhjes pa skrupull si deri me sot.

        He ke do te zgjidhnit tani?

      3. Evazioni apo Korrupsioni says:

        Nuk duhet luftuar evazioni pa u ndalur korrupsioni pasi po u mblodhen parate do te vidhen nga ju zoti minister ose drejtoret tuaj te emeruar vend e pa vend nga njerezit me te paafte dhe te kirruptuar. Me keqardhje te madhe e themi por ju po i lini targen edhe Sali qoftelargut e Like floririt. Lufta ndaj evazionit duhet te filloje me shkarkimin tuaj urgjent, te drejtoreve te emeruar pas 2013 nga ana juaj dhe emerimin ne poste drejtuese te njerezve te afte dhe te ndershem.

      4. Z.Ahmetaj vendos pikat mbi ‘i’, gjej politikat e duhura ti detyrosh strukturat e tjera te punojne. Ministria e ekonomise eshte regullatore, si e kemi treguar, merr masa drastike apo edhe reforma per te lokalizuar ekonomine.
        Duhet ushtruar edhe presion mbi institucionet perkatese qe te jene ato katalizator te tregut.

    2. trimi says:

      E bete biznesin lope vetem per tu mjele. E trajtoni si ne kohe te Enverit si kulake. Harroni qe dhe ate buxhet qe keni e keni nga iniciativat e dhimbshme te mijera individeve qe sigurisht synojne fitimin te cilin duhet ta realizojne. Nga ana tjeter duke mjelebiznesin e vogel dhe te mesem ju toleroni kompanite e medha te cilat nuk paguajne asnje tatim.

    3. alina says:

      ketyre bizneseve qe figurojne te pa licensuara u duhet dhene nje mesim se konkurojne ne menyre te pandershmebizneset qe punojne dhe venprojne konfront rregullave te vendosura, kjo gje nuk eshte e drejte dhe do te ishte me vend nderhyrja e ministrise kompetente per keto shkelje

      1. irina says:

        per cfare ti mbaje akoma qeveria keto biznese ndaj duhet te marri disa masa te mira per te bere te qarte qe tanime disa gjera nuk funskionojne si me pare sidomos kur behet fjale per per nje fushe si ekonomia kaq e rendesishme per mbijetesen e nje vendi, angazhimi ne kete rast per nje reforme te ketij lloji duhet mbeshtetur nga te gjithe per tu ndare nje here e pergjithmone nga informaliteti dhe precedente si kjo ne fjale

  2. Leonardi says:

    E drejte ! Lufta ndaj bizneseve informale te jete e pakompromis. Trashegojme nje gjendje teper te renduar sa i perket ketij aspekti, ku ne keto 23 vite pjesa derrmuese e bizneseve jane te pa licensuar duke i shkaktuar ne kete menyre shtetit nje dëm kolosal.

    1. falmerajer says:

      Rrumpalla e krijuar ne kaq vite demokraci duhet te marre fund. Ka biznese pa licence fare, ka biznese pa kase fiskale, ka biznese qe nuk e perdorin fare kasen. Keshtu nje sasi e madhe te ardhurash qe shteti duhet te siguronte nga keto biznese mungon. Aksioni ndaj informalitetit ka filluar e duhet te vazhdohet me tej e te dergohet deri ne fund. Ka akoma per te bere por e rendesishme eshte se ne kete drejtim vertete po punohet.

    2. anonim says:

      Ato qe ministri thote te gjitha qendrojne. Evazioni galopant i trasheguar ne keto 23 vite keqqeverisje si edhe degradimi i 8 viteve qeverisje te se djathtes kane krijuar kete gjendje. E verteta eshte se gjerat realisht kane filluar te levizin per mire, ka nje ndergjegjesim te atyreve qe disponojne sipermarrje private, kete e tregojne radhet e krijuara ne hapjen e QKR-ve. Formalizimi i bizneseve eshte i domosdoshem pasi jep efekt real ne ekonomi.

    3. Olta says:

      Ah ci beri Saliu ktij vendi! Dhe per sa kohe duhet te mundohemi per shkak te pasojave qe ajo qeveri i beri cdo sektori te mundshem te vendit tone!
      Eshte e veshtire te vesh rregull kur te gjithe jane mesuar te mos i zbatojne ligjet ama eshte vertet per tu pergezuar fakti qe qeveria shqiptare po mundohet per te shkulur nga themelet kto plage qe vazhdojne te te rendojne mbi vendin tone

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Do kene marre eksperience nga kompania Hermes qe ti ke patur. Ne qeverine e Rilindjes i vetmi person i perfolur per mashtrime dhe korrupsin ke qene ti. Si duket Rama pikerisht per keto cilesi te dha nje alamet minustrie qe me pas ta fuqizoi duke te dhene edhe turizmin.

  4. Dibrani says:

    Ahmetaj : 1/3 e bisneseve bejne evazion fiskal

    po ti,.. cfar ke ber ,per 2 vite qeverisje han mut ,…Per c’far u kemi ven ne qeveri ???????

    kjo tregon pa aftesi

    1. bino says:

      po ca tbej me perpara sipas teje?nuk ka ca ti bej kur kjo lloj plage eshte e trasheguar qe prej kohes se saliut.

  5. Klajdi says:

    Informaliteti e ka cuar shqiperine ne kte gjendje ku eshte. Edhe kjo per faj te politikes qe ndiqej deri me dje. Kur kishim tatimor qe i benin syte xixa sa here qe shihnin lek edhe lan per vite me rralle lane kte plag ne ekonomin tone.

  6. andi says:

    Këto janë frytet e qeverisjes së saliut dhe mnjve të tij që lejonte të ndodhte çdo gjë për të mos u prishur qejfin bizneseve që ndoshta i financonin fushatat ose ndoshta ia dërgonin shpërblimin në zarf,sepse politika që ndjek një kriminel eshte krimi

    1. tironci says:

      jo me jo..akoma me saliu ti??ka dy vjet qe ka ik..paaftesi e atij qe hiku dhe ketyre e jan thuaj..lere saliun se nuk vlen me

  7. labi says:

    po keta ne kete qeveri po garojne kush eshte demagogu me i madhe! ku legen shkuqetabiq qe del e flet eshte me i keqi per leke mbase atyre te lsi-se! na ben edhe leksione, farre e kalbur!

  8. dikushi says:

    per cfare e ka marre rrogen ky burri per dy vjet

  9. xhemal says:

    ka dy vjet ne qeveri e thote do bej aksion ,ckuptim kane aksionet ligji duhet zbatuar cdo dite o minister i puneve te kota ,ekonomia do nje minister tjeter jo si ky mefsho nje njeri me vendosmeri te hekurt e mbi te gjitha te ndershem

  10. 1/3 e biznesit ben evazion fiskal, ose me shqip ,35 % e biznesit ….vjedh financat !

    OK !

    Kapini !!!

    Pse ,duhet te degjojme keto qe i kemi ditur sot e 25 vjete !?
    Vendosni Rambo financash,me rroba civile,mundesishte ca te lodhur qe te duken …sapo kane ..parkuar gomaren…dhe i hidhni ne sulm kunder te gjithe atyre qe vjedhin,dhe ku je…vini gjoba milioneshe,,,dhe hajde te llafosemi ketu pastaj…

    NNNaaa nga shtate i shkon shqiptarit ,kur vjen puna per tu gjobitur,do ti dalin ne enderr te gjithe shoferat e gomareve…….

  11. Artan says:

    Duhet patur ne konsiderate qe te pakten kjo Qeveri po nderhyn
    Edhe per bisneset qe jane te rregullta me tatim pagesat kjo eshte nje mundesi e mire per te rritur bisnesin spse shume nga ato qe nuk paguanin dhe benin konkurrence te pandershme do te ikin nga skena
    Uroj qe ky aksion te sjelli me shume te ardhura ne arken e shtetit dhe te sherbeje me shume ne formalizimin e ekonomis tone

  12. veterani says:

    Ore minister cfar na tregon sikur ke zbuluar ameriken.Evazioni fiskal eshte2/3 e sigurte.Dhe jo shtatori por ju duhet te kishit filluar me evazionin qe diten e pare qe moret detyren bashk me te pa aftin e financave.Ne qe punojme ne biznesin e vogel e kemi kerkuar formalizimin ndaj te pa afteve te tuaj por ata kan thene sa me shume informale aq me shume ryshfet.Prandaje duhet ta filloni me te pa aftet tuaj te cilet kan falimentuar shtetin neve si biznes ekonomin ne pergjithsi dhe veten e tyre po te jene ne gjendje te kuptojne.Dhe mos na thuaj qeveria eshte e vendosur po ti cfar ke bere mos prit urdhera nga kryeministeri per punen tate.Sa per qeverin e kaluar as mos e ze ne goje nuk eshte justifikim ne e dham pergjigjen ton ne 23 qershor,21 qershor ne ate qeveri ne qe paguanim athere paguaj dhe sot ne mbajme shtepin tone ne mbajme shtetin Ju po na falimentoni z, minister i thone 2 vjet qe ju presim.Problemi evazionit eshte shum i thelle z.minister dhe ligjet qe beni nuk jane funksionale te drejta nuk na e keni marre mendimin.Ne biznesi qe vogel qepaguajm taksat bejm dhe rolin e taksidarit paguajm dhe taksat(ose i mbledhim ato me detyrim) ndaje pronareve te dyqaneve dhe ata qendrojne ne informalitet.Amos valle z,minister kjo nuk quhet informalitetkur gati po aq sa jane biznese jane dhe te punsuar pronare dyqanesh qe marrin rroge(qera).Punoni zotrije ministra mos u merrni me llafe pazari.

    0 e pronarve te dyqaneve

  13. Oni says:

    Po pse i ka lejuar Brisi?

  14. Oni says:

    Jo per gje po ne tatime drejtoresha meret dhe me kemishat e inspektoreve, si nuk u merka me evazionin

  15. Ana says:

    Ore po beheni llotarine kombetare qe te funksionoje me kuponin tatimore dhe mbaron per 6 muaj evazioni ne shqiperi

  16. Thanasi qe ta plasi says:

    O komentues ju eshte bere ves qeper cdo gabim tia vini fajin Saliut. Ka dy vjete qe ka ikur. Tani fajet jane te Rilindjes. Cfare faji ka Saliu qe 1/3 e bizneseve bejne evazion? Ai po ndikon mbi ta? Zgjohuni o njerez. Ti kerkojme llogari atyre qe vertete jane fajtore per gjendjen. Rilindasve.

  17. qemal says:

    Dhe une qyqari, konsumator i rregullt i kesaj hapesire jetesore, vazhdoj te paguaj taksa akcize, TVSH, takse karboni,…. !!!!. Mos duhet qe te angazhohem perseri une per ti mbledhur keto taksa, pjese e te cilave duhet te mikthehet perseri mua ne nje forme tjeter?.

    Duam shtet, jo llogje!

  18. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Or ben ,mos u bej budall.Ne shqiperi bizneset qe operojne ne kushte ligjshmerie te plote mund te numerohen me gishtat e duarve .Nese cdo biznes do lejonte ekonomistet te mbanin bilance te rregullta,te paguheshin sigurimet shoqerore ,te jepeshin fatura tatimore per cdo shitje ,ne shqiperi do dyfishohej buxheti.Ky formalizim do bole te behet ,te shohim a i keni ?

  19. Ledio says:

    Kryehajduti dhe krymashtruesi therret: KAPENI HAJDUTIN!

  20. pensionisti says:

    Kjo eshte nja nga arsyet qe vuan me shume ekonomia shqiptare.Lufta ndaj ketyre informaliteteve duhet te jetee pameshirmeshme qe ta ngreme ne nivele te larta.Besim ke qeveria sse do vazhdoje te luftoje kundra informalitetit.

  21. Boshllek says:

    Surrat i ndyre hajduti ky Ahmutaj. I paafte deri ne palce. Siduket Rama i ka dhene post ngaqe Ahmutaj ka dy cilesi te mira: hajdut i paskrupullt dhe i paafte deri ne dhimbje. Fiks per rilindje.

  22. erald says:

    Idiot komplet,filloje nga bizneset e ministrave,zv ministrave,(qe i kane ne emer te te afermve) ,LSI-se, futni kokat ne formalitet pastaj merruni me fshataret qe shesin duhan taraboshi. Kontrolloni fabrikat e birrave,miellit,pijeve ,distributoret e kafes,cigareve,kontrolloni bosat e naftes qe u japin leke per fushate pastaj beni show mediatik.qeveri leshi e drejtuar nga te paafte.ja i prene kuponat 10 dite qe keni aksion po pastaj ??!!!

  23. emigranti says:

    Cfare ministri I suksesshem.
    Ka 2 vjet ne qeveri dhe pasi deshton, kujton se eshte ne opozite dhe ankohet se 1/3 e bizneseve nuk paguajne taksat dhe mezi po pret te kthehet ne shtator ne drejtim dhe do te beje namin, sigurisht tek biznesi I vogel se I madhi I mbush xhepin.
    Ky eshte korrupsion I mirefillte, I cili dihet burimin e ka nga lart.

  24. erald says:

    Gjithe administrata tatimore u mban bilancet e shtetit kompanive ,i mesojne si te fshehin te ardhurat ,i mesojne si te paguajne sa me pak,u fshine gjobat,u tregojne per kontrollet etj etj.tatimore me te paafte dhe doganiere me skandaloze ska pare ky shtet .perpara nga fitorja ne fitorje !! mos harroni vendosuni kase edhe atyre qe shesin misra te pjekur se nuk paguaje tatime,se me ata keni per tu kapur. Me aksionin e pika te tregtimit te naftes si dolet ? apo moren leke plot kontrolloret ?!

  25. Tema says:

    Dëshirojn të fryhen si bitraj

  26. Katapulti says:

    Hajde analize hajde. O zoti minister ti ke mbaruar Anglisht dhe je ne krye te ekonomise ne krize. hajde republike bananesh hajde. O rama do e shkarkosh ti kete apo po tall bythen . po ky eshte korrupsioni vete.

  27. Kodra e kuqe says:

    Ti thjesht ben mire te shkarkohesh. Sa me pare aq me mire. Ti ik jep Anglisht ose Rusisht ne ndonje shkolle te mesme per ate ke mbaruar. Ekonomine lerja ndonje Ekonomisti shqiptar qe ka punuar me sukses ne ndonje banke jashte vendi ose ne ndonje kompani shumekombeshe. Ti ne menyre kategorike nuk duhet te jesh aty se je i korruptuar dhe i paafte dhe per me teper e ke mbushur dikasterin dhe te gjitha institucionet ne varesi me njerez si ty. Po qe se Rama nuk te flak ty do ta paguaje me vete rende kete. Dihet qe ai eshte pak kokeforte dhe nuk e degjon zerin e popullit kur duhet. Shpresojme kete here te degjoje.

  28. Ahmetaj Brisida Cani Shkarkim says:

    Ahmetaj Brisida Cani duhen shkarkuar pasi po e cojne ekonomine me paaftesine e tyre ne gremine. Rama reago pasi popullit po i soset durimi nga paaftesia jote per te qene i prere me ata qe nuk kane performance. Pas 2 vjetesh akoma shohin te justifikohen me Sali qoftelargun e harrojne Like floririn qe e kane aty dhe skane ci bejne.
    Ahmetaj nuk eshte vetem i paafte per nje dikaster te tille te rendesishme por eshte edhe kleptoman.

  29. Ahmetaj jashte qeverie says:

    Ahmetaj te shkarkohet urgjentisht. Nuk eshte i afte dhe jo vetem.

  30. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    O Arben ooooo L E G E N…do e keni cmimin “Bleta punetore”” kete fund-viti.O te pafyture,ti me shefin dhe shpuren mediokre qe vetem predikoni pa kuptuar asgje nga cfare beni dhe thoni….o zgjepsa te currufjasur nga kerbaci i Rames dhe makuteria e Metes,o sociopate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje