Një magjistar në festivalin e Edinburgut në Skoci ka gjetur një mënyrë të jashtëzakonshme për të propozuar të dashurën e tij për martesë.
37-vjeçari Neil Henry ftoi të dashurën e tij 23-vjeçare Charlie për një numër.
Ai futi në gojë një fije makarona të zjera dhe një shirit.
Më pas nga goja nxorri makaronën me të shkruajturën “Martohu me mua”.
23-vjeçarja shpërtheu në lot nga emocionet dhe natyrisht që përgjigja e saj ishte ‘po’.