“Luftë ndaj informalitetit” mbase është fjalia më e dëgjuar ditën e fundit në të gjitha mediat, por edhe mes qytetarëve në qytete të ndryshme. Përballë kemi disa situata: turma njerëzit në radhë te QKR-ja, biznese të vegjël që të japin faturën tatimore me patjetër dhe .. dyqane të mbyllura!
Po të shkosh nga ora 9.00-15.00 në tregun e veshjeve me pakicë në kryeqytet, që të gjithë e njohim si “Tregu Çam” do të vërehet se thuajse gjysma e dyqaneve janë të mbyllura, qepeni i të cilave besohet se do të shihet gjatë mbyllur, në varësi të asaj që të gjithë shitësit pohojnë: kontrolle të shumta.
Pasi blen një produkt, në një ndër dyqanet që prej vitesh e ke frekuentuar, shitësja papritur sot të jep një fature tatimore, madje edhe me buzëqeshje. Kur e pyet “Me faturë sot?!”, ajo ta kthen: “Sot, edhe mot”.
Një tjetër ndryshim që has në këtë rrugë sot, është që të duket më e madhe. Kjo, pasi një sërë tregtarësh të pak sendeve në numër, me një tavolinë modeste në rrugë, duket se janë larguar.
Tregtarët pohojnë që edhe vetë blerësit nuk janë mësuar me marrjen e faturës tatimore. “Me aq pak shitje sa kam pasur sot, blerësit u habiten kur u dhashë kuponin. U thash: tani duhet”- pohon një shitëse e rrobave për fëmijë.
Ndërsa të tjerë dyqane, më shumë produkte pohojnë se kanë qenë të pajisur me kasë fiskale edhe më parë dhe që gjithmonë ua jepnin blerësve të tyre.
Në fillim të kësaj rruge, ka edhe shitës me tavolina me rroba, “fqinjët” e të cilëve pohuan me zë të ulët se, kur erdhi kontrolli, ata nuk ishin. Ata mbase, në këtë mesditë, ishin të vetmit që rezultuan “ende pa kasë fiskale”.
Një tjetër çështje që tregtarët pohuan sot ishte se, kundrejt faktit që fitimet i kanë të ulëta, duhet patjetër të zbatonin këtë “urdhër”, ndryshe nuk do të ishin në gjendje të përballeshin me gjobat apo më keq akoma, konfiskimin e mallit.
Në një dyqan veshjesh dhe këpucësh thuajse në fund të kësaj rruge, tregtarët, pjesë e të njëjtës familje pohuan që mezi arrijnë të nxjerrin fitime për të mbajtur familjen, teksa puna ka rënë dhe xhirot janë të pakta. Ata thanë se shkojnë gjithnjë e më rrallë për furnizim jashtë dhe preferojnë tashmë, “të detyruar” nga realiteti që të mbajnë më pak mall, të shesin më pak dhe respektojnë ato që u kërkohet…kasa fiskale.
“Kemi qenë më herët të regjistruar, që kur nisëm të tregtonin, por për kasën nuk na u tha më parë kur bëheshin kontrolle. Atëherë më tepër “nxirrnin jashtë loje” shitësit që s’kishin të drejtë tregtimi, ata që rrinin në cepa. Na u tha për kasën, tani do e mbajmë – ç’të bëjmë…” – shprehen ata./Monitor
Po per parate qe vodhi Ridvan Bode dhe Shkelzen Berisha do behet gje?
Vjedhje quhet kur nje fukara nuk paguan dot dritat, apo kur nje kioske nuk jep kupon tatimor. Kur “zgrep” miliona euro nga buxheti, apo kur zbulon se gjysmen e Karaburunit e kishte pasur me tapi gjyshi nga Vicidoli, je nje qytetar model. Edhe prokuroria dhe gjykata te kane me qejf se ke c’ndan…
Bravo!
“…tani do e mbajme, ç’te bejme?”. Me kete pergjigje mbyllet tamam llogjika e pageses se taksave ne Shqiperi. Hajt per hajer.
Sali qeni, na la pas e na varferoi vellezer… Kulaket, shoke, armiqte e brendshem e te jashtem…
ME FALNI, POR PER MILIONA EURO QE KA RREMBYER DHE VJEDHUR, BODE, SHKELZENI, SALIU, EDHE KOMPANIA…??
A DO FUTEN NE BURG…>>>
Prisni, Prisni se nuk keni pare gje akoma
Shpresoj qe ne fund te tremuorit te fundit dretoria e tatimeve te dali me nje bilanc ku te tregoje se sa biznese u mbyllen, sa u hapen, sa te papune u shtuan ne listat e asistences sociale, sa vende pune u hapen nqs jane hapur dhe cfare ndryshimi pati ne te ardhurat nga tatimet pas operacionit “kasa e mbyllur”.
Ah ah,edhe per te vu blanc,do te bejne nje tender edhe pastaj nje auditim per pse ky deshtim?
O zot cfare eshte bere per kaq vite, po ai e beri cdo gje rrumpalle dhe mbledh ca “gazetare” dhe flet e flet, mor zotni duhej ti kishe bere ti keto gjera qe tani te ishte ne vije cdo gje, dhe nuk do ishte kjo varferi e skajshme sic eshte sot, u bene pronare te tokave te tiranesve qe ne ender nuk i kishin pare, as drita, as uje e coi cdo gje ne zero dhe ne kometojme e hidhemi kunder njeri tjetrit, sado qe te beje dhe ky i gjati, ne pjesa e varfer do ta ndjejme dhe per shume vite, per vete ata i mbushen arkat e tyre dhe bejne sikur u vjen keq per ne, cfare te themi, nuk kemi asgje per te thene, po shohim keto dyqane te mbyllura dhe kemi rene ne mendime te pa shpresa.
Lejimi I informalitetit eshte teper shkaterrues per nje shoqeri.
Statistikisht informaliteti jo vetem qe nuk ul cmimet, por krijon kosto shume te medhaja per ekonomine.
Infomraliteti ndalon kompanite serioze per tu future ne treg dhe investojne, informaliteti pshkaterron krijimtarine, se sigurisht askush nuk shpenzon te krijoje dicka qe do ti vidhet apo nuk do ti mbrohet.
Pasojat ne ekonomi jane vdekjeprurese.
Pa shih si thote nje tregtar mezi nxjerrim buken e gojes sepse nuk shkojme me shpesh jashte per furnizim
Une kam 20 vjet ne mergim dhe skam kapital te mjaftueshem per te cuar furnizim ne shqiperi por asnjehere nuk them qe punoj vetem per buke
Po si o i uruar pa na tregon me sa euro shkon e ben furnizim jashte me 15 euro?? Na trego se mbase te ndihmojme dhe na thuaj a ta japin kuponin jashte
Autoritetet nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e ndikimit negative të ‘veprimit’ informalitetit në tregun çam. Ky veprim nuk do të ulet informaliteti. Ajo do të shpëtojë vetëm qendrat tregtare nga falimentimi.
Eshte pergjysmuar tregu CAM nga hajdutet qe deri dje i mbannte dhe i bronte shoqja Lulezime. Saliu me SHQUP-in e beri Shqiperine rrumpalle, e zhvati dhe grabiti si trofe lufte, te lene trashegim nga Ram Car Berisha dhe Zeherja. Pune malokesh, gjelle qensh.
“tregut” cam i duhet vene tritoli.Ai “treg” eshte turpi i Shqiperise.Ai krijon njnjfigure mesjetare dhe kjo forcohet edhe me teper kur degjon poshte plastmaseve te kendoje laptopi arabisht.TRITOLIN!!