Subjekteve private iu kanë mbetur dy ditë kohë për t’u pajisur me kasë fiskale në aktivitetin e tyre, përndryshe tatimet do të nisin aplikimin e gjobave. Kjo është e parashikuar në ligj, por penalizimi do të jetë i fortë dhe i shtrirë në gjithë territorin, pasi me 1 shtator nis aksioni kundër informalitetit, një reformë që qeveria e ndërmerr pas asaj në fushën energjetike. Që fiskalizimi mbetet një problem shqetësues, ky fakt është pranuar nga vetë qeveria, e cila pohon se një në dy biznese nuk lëshon kupton, apo që 1/3 e bizneseve janë të paregjistruara. Pritshmëritë e qeverisë nga kjo reformë për minimizimin e informalitetit janë për të shtuar të ardhurat me afro 2.8% të PBB-së.
Ministri i Financave ka dekalruar se rritja e të ardhurave përllogarritenë një vlerë prej 40 miliardë lekë, ose 350 milionë dollarë. Ndërsa ka pranuar se në vend ka aktualisht 100 mijë biznese aktive, ku rreth 33 % e tyre janë të pafiskalizuar dhe niveli i informaliteti është tek 50%-shi.
Administrata taimore këto ditë ka hartuar një strategji që do të zbatohet në gjithë vendin për kontrollin e bizneseve. Të dhënat do të verifikohen në kohë reale pranë Zyrës së Pajisjeve Fiskale në DPT. Çdo kasë e pa lidhur në sistem do të penalizojë biznesin menjëherë me gjobë. Frika nga ky aksion ka nxitur biznesit të rendin për të blerë kasë fiskale, por se sa efikas do të jetë ky aksion, kjo pritet të shihet pas rezultateve të tij. Aksioni ose do të rrisë të ardhurat në buxhet, ose me gjatë vetëm të ardhurat e kompanive të tregtimit të pajisjeve fiskale. Teuta Shamku
Të mbyllen me vendim drejtsie të gjith ata që se kan kuptuar
Kjo nuk duhet te jete detyre e tatim-taksave,subjekt tjeter,duhet ti ngarkohet kjo detyre.
Tatim-taksat nuk kane bere detyren e tyre,jo me te marrin persiper detyra te tjera koruptive.
Me falni por ju jeni 200 vjet mbrapa ?
dhe 300 vjet anash
Teoria “Vidh – te vjedhim” duhet te kishte perfunduar shume vite me pare nga Tatim – Taksat dhe me te denuar me burg bile!
Nuk eshte e falshme qe nje kamarier qe punon 10-11 ore ne dite te marri 10 euro ne fund te dites, a 300 euro ne fund te muajit dhe po nuk punoi se eshte i semure te mos paguehet! Zura si shembull kamarierin, po keshtu te gjithe ne 80-90% te sektorit privat. Ka qe nga ’90 qe pritet vendosja nje demokracie funksionale dhe akoma njerezit vashdojne me teorine “vidh – te vjedhim”. Po nuk u denuan ca koka, s’kane per ti zene kembet rrehat ketij populli!
Kuponin tatimor dhe te mos guxoi te shesi, ose te kryej nje transaksion pa u rregjistruar ne kase! Edhe po u mbushen burgjet me te denuar, stadiumet bosh jane, ti fusin me kafaze siç e beri Pinocheti shtetin e vet, pastaj e sheh se si e respekton ligjin pas denimit, si e pret kuponin pa bere naze.
Aksioni po rrit fitimet e monopoleve te kompanive te taksave dhe kuptohet xhepat e ministrave apo ish ministrave qe jane prapa tyre prandaj kane lene kater kompani qe shesin kasa dhe sherbim kontrolli periodik vjetor dhe mirembajtje sa frengu pulen 330 euro dhe 132000 leke/vit dyke perbere nje turp per konkurrencen
e lire dhe duke perbere skandalin e dyte per kete qeveri qe pas cmimit te naftes shqiperia te renditete e para edhe per cmimin dhe mirembjatjen e kasave ne ca kompani qe dhe komunikimin me bizneset e kane skandaloz TURP Pert EDi Ramen