Tregu i mineraleve bie ne pikate, rriten importet

28 Gusht 2015, 19:53Ekonomia TEMA
Tregu i mineraleve bie ne pikate, rriten importet

Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, rezulton se, në periudhën 7-mujore janar-korrik, importet janë rritur me 0.7% krahasur me një vit më parë. Por importi i grupit energji elektrike/minerale/lëndë djegëse, ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 21% (si rezultat i prodhimit vendas të energjisë dhe karburanteve).

Në qoftë se përjashtojmë efektin e këtij grupi, rezulton se importet janë rritur 8% krahasuar me një vit më parë. Gjë që tregon për një rritje të kërkesës së brendshme (kërkesa më e madhe ishte për makineri e paisje, importi i të cilave u rrit 17%).

Në eksportet, vihet re një rënie dramatike e kërkesës së jashtme për minerale e lëndë djegëse shqiptare (ky grup ka pësuar një rënie prej 35%, krahasuar me një vit më parë). Kjo rënie mund të shpiegohet me uljen e kërkesës botërore për minerale dhe naftë, e pasqyruar në rënien dramatike të çmimeve të tyre në bursa.

Në qoftë se përjashtojmë efektin e këtij grupi, rezulton se eksportet janë rritur 9% krahasuar me një vit më parë. Gjë që tregon për një rritje të kërkesës së jashtme për produktet shqiptare (kontribuesi më i madh për rritjen ishte grupi i ushqimeve dhe pijeve).

E.Zaloshnja 

 

5 komente në “Tregu i mineraleve bie ne pikate, rriten importet”

  1. Tema says:

    Sot dim çalimet mediokrë

      1. Y says:

        ne PIKIATE!Dge jo Pikate..

    1. Hajdari says:

      I papare si staticien oborri, ky tipi. N
      N.q.s. heqim ato shifra qe nuk na perlqejne, gjendja eshte mire…

  2. Lili says:

    Kur do Zoti me te provuar ,t’i dergon mire te gjitha qe vertet te shijet aftesia shtetformuese …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje