Individët rrisin depozitat afatgjate; fillojnë të kursejnë mbi 2 vjet

26 Gusht 2015, 10:09Ekonomia TEMA

Në qershor 2015, depozitat 2 vjeçare u rritën me 11% në 43 miliardë lekë dhe ato mbi 2 vjet u zgjeruan me më shumë se 40%, në gati 30 miliardë lekë, në raport me qershorin 2014…

Pasiguri për të ardhmen që të detyron të lësh një lek mënjanë, apo rendje drejt normave më të larta të interesit? Cilado qoftë asyeja, individët kanë filluar që të mbyllin lekët në banka për një afat më të gjatë se dy vjet, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që tregojnë se depozitat me afat maturimi 2 vjet dhe më shumë se 2 vjet në lekë janë të vetmet që kanë shënuar rritje vitin e fundit.

Në qershor 2015, depozitat 2 vjeçare u rritën me 11% në 43 miliardë lekë dhe ato mbi 2 vjet u zgjeruan me më shumë se 40%, në gati 30 miliardë lekë, në raport me qershorin 2014.

Në të njëjtën periudhë kohore, kursimet me afat 1 vit e më pak, kanë shënuar tkurrje të ndjeshme. Depozitat 12 mujore kanë rënë me bazë vjetore në qershor me 10 miliardë lekë, apo 4.4%, duke zbritur në 228 miliardë lekë. Megjithatë, ky maturitet mbetet më i preferuari nga konsumatorët, me 62% të totalit të depozitave me afat, që janë të mbyllura në banka për një vit.

Ulja e ndjeshme e normave të interesit për depozitat në lekë, që për 1 vit kanë zbritur mesatarisht në 1.4%, ndërsa ka banka që të japin edhe më pak se 1% në vit, ka dekurajuar kursimtarët, të cilët janë në kërkim të alternativave të tjera të investimit.

Nga ana tjetër, edhe bankat, po ofrojnë interesa më të larta për kursimet 2 vjet e larta, teksa tregu është zhvilluar, në linjë me strategjinë e qeverisë për të diversifikuar borxhin drejt maturitetit afatgjatë, duke u dhënë kështu një alternativë investimi edhe bankave.

Monitor

1 komente në “Individët rrisin depozitat afatgjate; fillojnë të kursejnë mbi 2 vjet”

  1. Tema says:

    S’shpenzon shum njerzimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje