Qeveria u merr taksat bashkive/ Do t’i mbledhë vetë dhe më pas do ua shpërndajë

24 Gusht 2015, 10:56Ekonomia TEMA

Qeveria pritet që të shtojë kompetencat e saj, duke ia rrëmbyer pushtetit lokal.

Kjo, falë ligjit të ri për financat vendore, çka do të sjellë në këtë mënyrë edhe kontroll më të madh në mbledhjen e taksave, të cilat janë të rëndësishme për buxhetet e qeverisjes vendore, raporton gazeta Shqip.

Duket se paaftësia apo mungesa e vullnetit për të mbledhur taksat kryesisht të bizneseve apo dhe të pasurisë në pushtetin lokal, sjellin pikërisht marrjen e këtyre kompetencave nga ana e qeverisë, për të vendosur në këtë mënyrë rregull në 61 bashkitë e reja të dala nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, siç duket, do t’i ngarkohet dhe një detyrë tjetër, ajo e mbledhjes së taksave vendore.

Referuar të dhënave që janë bërë publike në dokumentin zyrtar të miratuar nga Këshilli i Ministrave, “Strategjia ndërsektoriale për qeverisjen vendore 2015 – 2020”, thuhet se pikërisht në aspektin e treguesve të decentralizimit fiskal Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa u përket të ardhurave të veta të qeverisjes vendore.

Por ajo çka parashikon ligji për financimin e qeverisjes vendore janë edhe nismat e reja ligjore për përcaktimin e të ardhurave të përbashkëta.

Do të ndërmerren nisma të rëndësishme ligjore, përfshi këtu edhe hartimin e një ligji të ri integral për financimin e qeverisjes vendore, hartimin e një pakete të re fiskale të decentralizimit që do të aplikojë konceptin e ndarjes së taksave kombëtare.

Do të studiohen mundësitë e taksave të reja të përbashkëta (taksa e automjeteve është tashmë një taksë të përbashkët), duke marrë në konsideratë barazinë në shpërndarje.

Do të vendosen kushte të caktuara për të siguruar që qeveritë vendore të shfrytëzojnë sa më shumë autoritetin e tyre tatimor, në mënyrë që të marrin një pjesë të tatimeve të përbashkëta (Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimi mbi Fitimin TTF)”, thuhet në draftin e miratuar nga qeveria.

Gjithçka bëhet fjalë për t’u zbatuar në vitin 2016, pasi në këtë periudhë tranzitore janë realizuar një shkrirje e taksave, të ish-komunave me njësitë e reja të qeverisjes vendore.

Për këtë, Ministria e Financave do të hartojë një draft në konsultim me 61 bashkitë, si dhe me grupet e interesit për të gjetur një skemë sa më të zbatueshme në vjeljen e taksave.

13 komente në “Qeveria u merr taksat bashkive/ Do t’i mbledhë vetë dhe më pas do ua shpërndajë”

  1. safeti says:

    Bravo, ne doktrrinen botrore ky quhet decentralizim i pushtetit, kur i hiqen kopetencat njesive administrative lokale dhe i jepen qeverris. Nje duartrokitje nga salla per Bledi Cucin qe perfaqson denjesisht komunitetin rom dhe egjyptian.

    1. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

      Centralizimi

  2. petro says:

    Pra u kthyem ne komunizem.Centralizim i centralizuar.Hahaha…Po c mund te bente tjeter Rama dhe Cani,bije te eterve.Rilindje e deshtuar, kahje e kundert me rrugen e duhur.Perpara nga fitorja ne fitorje…As shqipen letrare nuk fliste legjendari, pale te rregullonte Shqiperine ne parametrat e nje vendi normal.

  3. Tj says:

    Shqiperia ka nevoje per nje diktator tip Gjeneral Papadhopulos ,ne Greqi!Ky popull “gjysme i eger dhe gjysem analfabet”, nuk europianizohet! 500 vjet e mbajten otomanet tani duhen 500 vjet te tjera!Shqiptaret mund te bejne c’do gje vetem shtet nuk bejne dot!Dhe Don Kishoti i Ri ,Sal Ram Berisha, kerkon te ktheje shqiptaret prapa! Me mendesine e fisit te tribuse,ky kriminel kerkon te terheqe prapa shqiptaret! Largoheni kete kerme,Salen,qe te shpetoni!

    1. Li Pazari says:

      Ej ti, ka ardhur nje Salë i ri ; quhet Edvin Kristaq Rama

    2. Arber Arjan 100% i paster says:

      Osmanet i pushtuan trojet Shqiptare ne 1481 dhe 1506, Shqiptaret ishin kombi i fundit ne Ballkan qe rane nen pushtimin Osman.

      Mbas nje perpalsje prej 140 vitesh, ( 1360-1506, qe ne kohrat kur Princerit Shqiptare si Prel Lushjat dhe Gjin Bue Shpata zoteronin Epirin, Thesaline dhe der ne Kanal te Korinthit), e cila kumoi me 40 vite lufte frontale te Lidhjes se Lezhes dhe me shume se 73 fitore ushtarake kunder Osmaneve.

      Ne 1560 der ne 1610, Familja Shqiptare Kyprylinjte zoteronin perndrine osmane dhe qe prej 1650 der ne 1840 Tokat Shqiptare zoteroheshin nga Pashallaret Shqiptare, perfshi ketu Dinastine e Bushatllinjve ne Veri dhe Ali Pashe Tepelenen. Ke edhe te tjere super stratege si Ali Pashe Muhamedi, shqiptari qe pushtoi Egjptin me 4,000 ushtare dhe krijoi nje perandori ne afrike dhe lindje te mesme me Shqiptaret e tij qe ne 1839 desh pshtuan Ankarane dhe desh shkaterruan gjithe Perandorine Osmane.

      KJo qe po ben qeveria eshte mese e nevojshme, sepse bashite jane teper te korruptuara, dhe ka evazion masiv fiskal.

      Per cfare lirie e ke fjalen??? Bashkite dhe policia bashkiake jane simbole te korrupsionit dhe me korrupsion nuk ka liri.

      Pa u heq evazioni fiskal dhe pa u marr taksat nuk ka zhvillim shteteror dhe ekonomik ne vend.

      1. sit.. back and relaks → says:

        bashkite qenkan te korruptuara ndersa qeveria qendrore na qenka personifikimi i ndershemrise. debila me tesere partie

  4. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    Se shpejti pritet te krijohet edhe Komisioni i Planit te Shtetit dhe mandej Kongreset e Partise do percaktojne edhe planet 5 vjeçare

  5. ananananananannannanana says:

    Shkrirja e policise bashkiake dhe heqj e se drejtes per te mbledhur taksat bashkive eshte thjeshte antikushtetuese. Por tani ndryshe nga me pare ska kush i kundershton ne gjykate kushtetuese se eshte perqendruar pushteti ne nje dore.

    1. Kritiku says:

      E di ti se çfare eshte Kushtetuta dhe çfare eshte shkruajtur ne te?
      Ku e ke lexuar ti ne Kushtetute emrin e policise bashkiake dhe funksionin e saj? Ik ore shpellar i Berishes, sepse nuk jane pune per ty keto! Analfabet!

      1. ananananananannannanana says:

        Hahahhahahaha

  6. katarakti says:

    Me duket se eshte ligj i gabuar. Ne te gjithe boten e zhvilluar taksat mblidhen ne nivel komunal. Kjo eshte shenje edhe e demokratizmit dhe efikasiteti te shoqerise. Qeveria duhet te kishte vepruar ndryshe. Pushtetit vendor ajo duhet ti propozonte mbledhjen e taksave duke i lene atyre nje perqindje te konsiderueshme. Dhe ne kete menyre komunat dhe bashkite do te ishin te interesuara, (per te rritur buxhetin e tyre), qe te grumbullonin sa me shume taksa. Ndryshe qeveria duhet te spjegoje dhe te binde se perse po e ndermerr kete nisme per se mbrapshti. Po Braçe çfare thote?!

  7. fieraku nga ferrasi says:

    Kjo eshte si luna e kompesi.it te ish pronareve
    Do i shitwt prona tjetrit dhe ish pronari
    Do marre kwsht po keshtu edhe bashkia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje