"Ja pse çmimi i naftës në Shqipëri është i lartë"

22 Gusht 2015, 18:21Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj deklaroi se rritja ekonomike e vendit është përshpejtuar, pavarësisht ambientit të pafavorshëm dhe situatës së vështirë në vendet fqinje.

Kjo ekonomi po rritet edhe në mungesë të kreditimit. Arsyet janë të shumta, por unë numëroj tre. Së pari besimi; indekset e besimit të sipërmarrjes dhe të konsumatorit janë rritur, së dyti, është aktivizuar prodhimi i vendit dhe së treti, kemi mundur të krijojmë besim tek investitorët e huaj. Vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2015 arritëm të vendosim një rekord të tërheqjes së investimeve të huaja; 268 milionë euro”, deklaroi Ahmetaj.

Në një intervistë për Top Channel, kreu i Ekonomisë ka folur edhe mbi një çështje, e cila prej muajsh ka shkaktuar debate të forta jo vetëm politike, që është ajo e çmimit të naftës. Sipas tij, Shqipëria nuk i takson më fort se vendet e tjera karburantet, por diferencat në çmime shkaktohen nga taksa e qarkullimit, të cilën vendet e tjera e paguajnë mbi automjetet.

Po marr Maqedoninë që mbi makinën ka 4-5 lloje taksash, që shpeshherë shkojnë edhe në 500-600 euro. Ne nuk e kemi këtë ngarkesë mbi çdo automjet, por kemi vendosur që për dy arsye, për të mos ngarkuar së pari qytetarët që kanë makinën me këtë taksën kaq të rëndë, e kemi futur taksën e qarkullimit proporcionalisht për ata që përdorin makinën me naftë tek litri i naftës dhe sigurisht që diferencat e vogla në çmim janë të krahasueshme”, shpjegoi Ahmetaj.

Opozita i ka kërkuar qeverisë që të ulë taksën e qarkullimit, për ta rikthyer atë në nivelin 7 lekë për litër, pasi sipas saj, kjo do të ulte çmimin për konsumatorët dhe do të  ndihmonte ekonominë.

“Unë opozitës do t’i kujtoj 726 milionë dollarë borxhe në kurriz të qytetarëve dhe biznesit, të cilat ia kanë grabitur në mënyrë arbitrare dhe ia kanë lënë në kurriz kësaj qeverie. Opozitës do t’i kujtoj situatën me energjinë elektrike dhe sistemin energjitik shqiptar, i shkatërruar që mund të fundoste jo vetëm qeverinë, jo vetëm ekonominë shqiptare, por edhe familjet shqiptare”, tha ministri i Ekonomisë.

Por veç taksave, konsumatorët shqiptarë paguajnë edhe një tjetër fenomen, atë të ngurtësisë së tregut, pasi tregtarët nuk i ulin çmimet kur ato bien në bursa.

Nuk ka situatë monopol në tregun e naftës, por shpesh shihen sjellje nga kompanitë që përpiqen të dominojnë tregun. Këtu ka nevojë për një monitorim akoma më intensiv nga strukturat qeveritare”, thotë Ahmetaj.

Ndonëse në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës prej muajsh është në një rënie të fortë, në tregun e brendshëm ai kanë mbetur në nivele të larta përgjatë gjithë kësaj kohe.

12 komente në ““Ja pse çmimi i naftës në Shqipëri është i lartë””

  1. Amela says:

    Nafta eshte squfur, u mbytem . Cpo behet asnje ndryshim. I ke hedhur nafte ne Struge Beni? Te dukej si pe avione.

  2. Liu says:

    Pervecse e shtenjte na shkaterroi makinat.

  3. ananananananannannanana says:

    Ne dore te kujt ka rene shteti.

  4. 23 Qershori 2013 says:

    Leri pordhet. Pse para tre muajsh u ul nafta rreth 25 leke te reja per liter dhe tani e late te ngrihet prape. Mos harro se zgjedhjet vijne shpejt. Populli nuk harron kollaj.

  5. ananananananannannanana says:

    Po Kosova sa e ka taksen e qarkullimit kur naften e ka 1euro lit?!

  6. niku says:

    E sakte. Une preferoj taksen e qarkullimit se sa 100 000 lekshin te taksa e makines. Kur benim kolaudimin paguanim 200 000 leke sot vetem 30 e ca mije leke. Me mire te karburanti se sa takse e vecante.

  7. Juri says:

    Kokrra mashtruesit.
    Edhe ne shqiperi taksat vjetore te automjeteve shkojne deri ne 400 euro per makinat e vjetra.
    Ahmetaj ministri me plehre i kesaj qeverie, ndersa Cani minister qe i ka marre koka ere. Keni ne dore gjithe administraten publike, e ne vend qe te permiresoni eficensen i bini ne qafe qytetareve me taksa te larta, e ne kete menyre te vazhdoni te vidhni pasurine publike ashtu si bene tete vjet shoket tuaj te PD-se.
    Dy vjet te shkuara dem.

  8. lufi says:

    Bravo, je ministri me i shkelqyer qe ka drejtuar ndonjehere ekonomine shqiptare dhe na nxorre nga gropa ku na la Saliu me shoke. Vazhdoni ne drejtimin e duhur dhe keshtu sqaroni perhere popullin qe ju do perhere e me shume. Ekonomia po lulezon dhe kjo fale reformave te modelit te ri ekonomik qe po i jep frytet e tij dita dites, te tjerat jane llafe

    1. Era says:

      Emri jot i thote te gjitha. Cdo koment mbi ate qe ke shkruar do ishte i tepert.

  9. Dardan Labi says:

    Po leri dënglat ti,zoti ministër… se ka rritje ..dhe se paske thithur 300 miljon dollarë investime..dhe e quakeni rekord..këtë..Dhe arsyetoni sikur ne,shqiptarët të mos kuptonim fare se çfarë po ndodh rreth nesh..!Opozitës nuk keni përse i kujtoni..z.Ahm(e/..u)t beu..se i ka ngarkuar shqiptarët me 1 miljardë dollarë borxhe…Por,nëse e ka shpërdoruar..ka fajtorë..me emër dhe mbiemër..(dhe jo,..)futja katundit..Detyra juaj është ti gjeni dhe ti çoni në drejtësi fajtorët..Llafet e shumta janë fukarallëk..O hamut beu,ulni taksat..për të varfërit që nuk marrin prej shtetit asgjë..dhe mos toleroni abuzimet …ku..ju të qeverive..ini pjewsa e luanit…Uleni taksën e naftës..sepse jemi vend prodhues ..dhe nuk mund të taksohemi njësoj me ato vende që vbetëm konsumojnë…(megjithëse kjo është punë humane më shumë e qeverisë..)

  10. XXX says:

    Ky flet origjinal si FULLHANI, me keto shprehje pa kuptim, lerini pordhet, nje shtet qe nuk prodhon eshte i destinuar te vegjetoje, naften dhe mineralet i vodhen, tani ska mbet gje tjeter.

  11. Maqedonsi says:

    i nderuar minister,Ne maqedoni taksa e regjistrimit perbehet nga 4 taksa,dhe per veturen me kubikazhin me te madh ajo arrin fiks 100eur. Ja dhe linku nga qendra e regjistrimit:
    http://www.amdstip.com.mk/index.php/2012-03-18-20-41-20/2012-03-23-23-04-30

    Prandaj mos i genjeni qytetaret me peralla te tilla. Keto na kujtojne ato qe na thoshte Partia qe vertet ne perendim kane vetura punetoret,por ato i kane qe te vene me shpejt e me te fresket ne pune tek kapitalisti,dhe ai ti shfrytezoje me shume….

    Nese sdini si te kontrolloni cmimin lereni ate pune,ka te tjere qe e zgjidhin,smundet me perallen e taksave se ne burse cmimi i naftes bie perdite a ne shqiperi rri pa levizur. Shumica e taksave te karburantave jane ne proporcion me cmimin e blerjes jashte,atehere si e shpjegoni qe cmimi i blerjes bie,taksat gjithashtu bien,a cmimi rritet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje