Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në rrjetin energjetik, ku konstatohet rritje e arkëtimeve dhe ulje e humbjeve.
Kështu, për 7 muajt e parë të këtij viti, arkëtimet arritën në 39,3 miliardë lekë ose 12,9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare, ndërsa humbjet kanë zbritur në 32.1%.
Treguesit kryesorë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, që janë arkëtimet dhe humbjet janë përmirësuar ndjeshëm.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar të dhënat e fundit për korrikun, ku konstatohet se gjatë periudhën 7 mujore të këtij viti, arkëtimet arritën në vlerën e 39,3 miliardë lekë, duke qenë 12,9 miliardë lekë më të larta më se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 17,2 miliardë më shumë se në vitin 2013.
Përmirësim i ndjeshëm konstatohet edhe te humbjet në rrjet. Kështu, sipas OSHEE-së, për këto 7 muaj, humbjet teknike dhe jo teknike, ose ndryshe vjeshjet e energjisë arritën në 32.1%, nga 39.8% që ishin gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe nga 45.1% të regjistruara në 7-mujorin e parë të vitit 2013.
Pas aksionit të qeverisë në fund të tetorit të vitit të kaluar, për të vendosur në shina sektorin energjetik, treguesit kanë qenë në përmirësim të vazhdueshëm, duke i dhënë mundësi kompanisë që të kryejë investime dhe të eleminojë ndërprerjet e energjisë për shkak të defekteve nqë rrjet.
Do futen në bursë
Pse te mos riten te ardhurat kur cmimi i faturimit dhe konsumatoreve ne tension te mesem u faturohet njelloj si konsumatoreve ne tension te ulet me 14 leke/kwh nga 11 leke/kwh.
Vleresim per punen e administrates ne qender dhe ne baze per keta tregues pune e rezultate financiare . Po Doganat , Tatimet , Nafta , Minjerat , Pyjet ? Ku i kane treguesat e shifrat e shtate mujorit ? Te kene nundesi te shihen ne pasqyre ministrat e administratoret nga qendra ne baze , detyrimisht te bejne transparence e te gjykohen , ne se duhet te mbajne edhe kolltuqet dhe poshtersite e pislleqet e paaftesine .Te lirojne vendet keta Karagjoze e sharlatane politike . politika te jep rastin , mundesine , por jo te jesh edhe i pa pergjegjeshem , hajdut edhe i pa nenshkueshem .
Nuk zuri mend Deda ne maje te shtylles!
Spcialist nuk jame por nje humbje prej 32 perqindSH nuk me duken pak.Aq me teper per tu mburrur dhe pa nje justifikim.Me kto qe thsh nuk dua t mohoj punen e mire te dikasterit qendrore po mendoj se duhet akoma lufte kunder abuzivizmit dhe ne radhet e tyre.
OSHEE e sheh kandarin vetem nga ana e saj. Pse nuk na tregon se si eshte permiresuar rrjeti i shperndarjes ? Sa eshte tensioni ne zona te caktuara periferike ? Sa eshte ngarkesa e rrjetit dhe transformatoreve ? Sa ka qene koha e furnizimit me energji ne % ? etj.