Bizneset ankohen nga kontrollet e çorganizuara; Tatimet: Kujdes nga abuzuesit

25 Gusht 2015, 10:40Ekonomia TEMA

Në kuadër të aksionit informalitetit, administrata tatimore është zhvendosur tërësisht në terren duke ushtruar kontrolle shpesh herë të çorganizuara. Nuredin Shehu, pronar i një bar kafeje ne Tirane është një prej bizneseve të shumta që është ankuar pranë redaksisë Monitor këto ditë, pasi për më shumë se dy javë inspektorë të ndryshëm tatimore zbarkojnë ditë për ditë në ambientet e biznesit të tij, duke i kwrkuar pwrditw tw njwjtat dokumente (NIPT, sigurimet e punonjwsve e dokumente tw tjera) .

Ai pohon se është tatimpagues i rregullt, të pesë punonjësit i ka të deklaruar dhe siguruar, por kjo nuk mjafton për të ndaluar vërshimin e tatimorëve të cilëve duhet t’u kushtojë kohë dhe energji në kulmin e orëve të punës. I shqetësuar për këtë Shehu thotë se, tatimorët duhet të kanalizojnë fluksin e kontrolleve tek bizneset informale dhe ata që nuk janë të regjistruara.

Erion Prifti nga Drejtoria e Shërbimit të Tatim Paguesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u bën thirrje bizneseve që të kenë kujdes nga abuzimet. Ai tha se, çdo biznes duhet ti kërkojë inspektorit të tatimeve kartën e identifikimit për institucionin që përfaqëson dhe po kështu duhet ti kërkojë inspektorit programin e kontrollit. Prifti sqaron se, në programin e kontrollit shihet nëse inspektori është i autorizuar nga drejtoria përkatëse të kontrollojë biznesin.

Nëse inspektori tatimor refuzon të deklarojë këto dy dokumente, ai duhet të denoncohet në tatime nëpërmjet faqes (www.tatime.gov.al) ose duke bërë denoncimin fizikisht në sportelet e tatimeve, pohoi Prifti.

Këto ditë tatimorët janë lëshuar në terren për të verifikuar bizneset në prag të një aksioni të madh antiinformalitet, dukë vënë para një makthi bizneset pasi siç mësohet, tatimoret po shfaqen të paorganizuar dhe po shkaktojnë konfuzion e acarim tek bizneset, që janë të rregullt me shtetin.

6 komente në “Bizneset ankohen nga kontrollet e çorganizuara; Tatimet: Kujdes nga abuzuesit”

  1. Oli says:

    Paga tek tatimet eshte 48000 leke!!!!!!

    1. daku says:

      Dhe jane punesuar per kete aksion 500 njerez. Paga mujore per te gjithe shkon rreth 24 milion leke ne muaj. Me pak fjale ky aksion, do te kushtoje me teper sesa do mbledhe te ardhura.

  2. Enton says:

    Profesionistet jane tulatur, nuk ka eksperience mosha mes 25 vjec dhe me kristal

  3. ILIRIA says:

    Po dihet qe me te rregulltit e hane kurdohere edhe paguajne per te tjeret sepse ata te pa regjistruarit i mbyllin bisneset sa te kaloje ky aksion, prandaj duhet patjeter qe te ulen taksat dhe tatimet e cdo lloji si dhe cmimet e artikujve baze qe jane ne monopolin e shtetit si energjia, uji, nafta, sigurimet shoqerore taksat e tokes e te tjera sepse qe kur u ngriten cmimet e ketyre sherbimeve me shume ka pasur mos pagesa dhe humbje per shtetin qe te kene mundesi edhe ti paguajne njerzit se mezi nxjerrin rrogen e muajit. Faleminderit

  4. eli says:

    kjo eshte shume e vertete. shkojne aty ky cdo gje eshte ne rregull

  5. Tema says:

    Bizneset kërkojn 5 thas me para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje