Kudo në botë ekziston një korelacion relativisht i fortë mes rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit – rritja ekonomike shoqërohet me pak vonesë me rritjen e punësimit dhe anasjelltas. Meqënëse INSTAT-i ka publikuar së fundmi serinë tremujore të rritjes së PBB-së me bazë vjetore (ku çdo tremujor krahasohet me të njëjtin tremujor të një viti më parë), vlen të krahasohet kjo seri me atë të punësimit për moshat 15 vjeçe lart, bazuar në anketën e forcave të punës (jo në të dhënat administrative).
Siç duket qartë në grafikun bashkëngjitur, rritja me bazë vjetore e PBB-së është luhatur në kufijtë -2.51% (në tremujorin e tranzicionit në verën e 2013-ës) deri 5.34% në tremujorin e tretë të 2014-ës.
Nga ana tjetër, luhatjet e punësimit nuk kanë pothuaj fare korelacion me luhatjet në PBB – punësimi ka pësuar rënie dramatike çdo tremujor deri në të parin e 2014-ës, dhe pastaj, rritje dramatike në tremujorët e fundit. Po të flasim në shifra absolute, punësimi është ulur me 122 mijë persona në periudhën janar 2013 – mars 2014, dhe pastaj, është rritur me 103 mijë persona deri në mars 2015.
Me pak fjalë, kurba e punësimit nuk shpjegohet dot nga kurba e PBB-së — ndryshe nga kudo në botë…
E.Zaloshnja
Informaliteti nuk te lejon te behen krahasime e llogaritje.
Po cfare faji ka ky I shkreti? Keshtu I kane thene, keshtu ka bere . Oshilacionet jane ne trurin e semure te drogaxhiut.
Keto kurvat vertet nuk shpjegohen por kryemadheria ka hapur treqind mije e treqind e tridhjete e tre vende sume
Mrekullite e Gjergj Filipit (njeriut te Milva Konomit-ish drejtoreshe e statistikave e Nanos dhe sot zv ministre dhe drejtoreshe fondit shendetesor) dhe te Ed Rames. Turp per statistikat shqipetare…
Le te hamendesojme pak.
Nqs ka rritje por nik ka punesim, dmth rritja ekonomike ka shkuar në xhepat e firmave të cilat vetëm kanë grumbulluar kapital.
Sepse firmat nuk kanë investuar për të marrë në punë njerëz dhe paratë i mbajnë në xhep.
Ose firmat kanë punësuar njerëz por pa i deklaruar në shtet.
Ndoshta duhen parë dhe sektorët nga vjen kjo rritje.
LLOGARITJET JANE TE THJESHTA:
ME RRITJEN EKONOMIKE NUK MUND TE GENJEJNE SEPSE KONTROLLOHEN DIREKT NGA FMN, IFC ETJ.. NDERSA ME PUNESIMIN, BEJNE LOJRAT E BUJQESISE ME PARAPAGIMET VJETORE, PRANDAJ SHIFRAT DALIN KESHTU!
E VERTETA ESHTE SE EKONOMIA FAMILJARE PO SHKON SHUME KEQ, DHE ASKUSH SKA NDERMEND TE BEJE DICKA.
NESE DO TE KISHTE NJE KAUZE TE VERTETE PER OPOZITEN DUHET TE ISHTE VETEM EKONOMIA MIKRO… POR ATA JETOJNE ENDE NE ENDRRAT E BLLOKUT
NDERKOHE KY MISTRECI YNE GJIROKASTRIT I EKONOMISE VAZHDON E GENJEN PA TURP DHE POPULLIN DHE RAMEN, I CILI LE TA THEMI HAPUR NUK E KA HABERIN NGA EKONOMIA.
HAJDE BILETA PER GJERMANI TANI!
As shaka as egzagjerim.
Jepini kryeministrit te zgjidhe ndonje ekuacion te tetevjecares?
Se te shkolles mesme te siguroj qe kurre se kalon dot klasen. Shtresa e atyre qe ishin nxenes te dobet dhe merrnin ndonje dege shkolle te larte qe skish matematike.
Po ne?????
E bejme kryeminister meqe smerr vesh.