VIDEO/ Ekspertët: Krerët e tatimeve bëjnë bilancet e bizneseve

25 Gusht 2015, 15:39Ekonomia TEMA

Eksperti Kontabël Agim Binaj, thotë për TemA TV se 60 % e bilanceve bëhen nga vetë tatimorët, mes tyre dhe nëndrejtorë. Sipas tij, aksioni duhet të nisë me biznesin e vogël

Afro 60 përqind e bilanceve për biznesin bëhen nga punonjës të administratës taimore.

Ky fakt është pohur për TemA TV nga Agim Binaj, ekspert kontabël.

Sipas tij, nuk mungojnë as krerë të lartë në këtë proces të paligjshëm, duke nisur nga drejtorë të drejtorive të rendësishme edhe deri në rang të zevendesdrejtori të përgjithshëm në tatimeve.

Sipas tij, për aq kohë sa ky fenomen është prezent, informaliteti do të mbetet në kufijte e 50 %.

“Që ka tatimorë që bëjnë bilance për subejktet, këtë e pranoi edhe Ministri i Financave”, shprehet ai.

TemA TV u interesua pranë DPT-së lidhur me këtë problematikë duke kontaktuar me Mimoza Kalia, drejtoreshë e VIP-ave.

E pyetur nëse keni konstatuar raste ku punonjësit kanë bërë bilance subjekteve ajo tha:

“Në asnjë praktikë të ndjekur nga drejtoria ime, nuk kam hasur shkelje të tillë”.

Ndërsa drejtoresha e Përgjithshme, Briseida Shehaj, ka pranuar se ka çuar 10 raste në prokurori, rasti I fundit nga qyteti I Elbasanit.

Binaj nga ana tjetër nuk beson shumë në aksionin që pritet të nisë në 1 shator. Ai mendon se që administrata tatimore të funksionojë duhet të së pari të ngrihet një sistem fiskal i rëndësishëm dhe qytetarët të edukohen me kulturën e taksave.

Një rekomadim tjetër i Binaj është që administrata tatimore të nisë të punojë për shakllëzimin e TVSH-së. Teuta Shamku

– See more at: http://www.tematv.al/video/ekg16g0vn3y1821#sthash.Y6zHp9Oo.dpuf

7 komente në “VIDEO/ Ekspertët: Krerët e tatimeve bëjnë bilancet e bizneseve”

  1. Tema says:

    Duhet dim se ku çalon për të ndërhyr në korigjime esenciale

    1. Pilo Lala says:

      Kjo eshte shume e vertete.
      Si mund te beje taksat nje njeri qe pastaj vete do i kontrolloje?
      Kjo denohet shume. Konflikt interesi

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    i moren punen ketij prandaj ankohet?

  3. shqip says:

    Kjo eshte shum e vertete, shumicen e zyrave kontabel i kane vete tatimoret. Rrogen e shtetit ne tatime e perdorin per te rritur punen te zyra private, kjo nuk eshte sekret.

  4. gjembi says:

    te tilla probleme mundet ti zgjidh vetem LSI-ja.tatim taksat jane ne dore te sigurt!!!

  5. dhiogjeni says:

    Kjo qe thote eksoerti eshte shum e vertete. Dy drejtorat e tatimeve ai rajonali dhe e vipave perkatesisht Anthokli Kokthi dhe Mimoza Kalia kane zyre kontabilitetie.Anthokliu i ja ka lene zyren nje djali qe punonte ne banke dhe i afroi nje rroge te majme qe te mbaje zyren. Si do kontrolloje tatimet bilancet? Apo vetem te atyre qe kane nga nje ose dy bilance sa per te henger buke .Po Spitali Gjerman qe ja mban letrat drejtori Tatimeve do kontrollohet? Asnjehere. Te gjithe shefat e sektoreve mbajne nga 20-30 subjekte . Ske gje ne vije z.Kryeminister do te te hedhin hi syve e sdo marresh vesh asgje. Mbi 75% te bilanceve e bejne tatimoret i plotesojne deklaratat ne pune ne orarin e punes .Ata i mesojne subjektet qe te mos derdhin tatim se jam une ketu. KUR DO TE USHTROHET KONTROLL PER KETE KONFLIKT TE HAPUR INTERESI?

  6. rane malet u ngriten halet says:

    moza kalia ose ndryshe fshesa me korent e tatimeve qe vjedh dite e nate dhe ka dhe zyre, shef kontrolli ka shokun e bodes qe ka punuar jete e mot te kontrolli dhe ka zyre me jovan canen ose ndryshe TEG,xhavit curri zv dr i tatimeve me zyre dhe cdo shef kontrolli ne tirane e kudo tjeter. PO KESHTU KIU I TIRANES dhe gjithe kiat e kaliat e tatimeve. ikane ne emer te burrit gruas a ku dime ne po leket i marin keto. skema e thjeshte: i thuhet kompanive do te vish te zyra ime dhe te paguash vetem 500-1000 uro ne muaj si sherbim apo do ndoj kontroll te mire e te paguash 20 -30000 euro per shtetin/kalia eshte mastermind dhe ushqen dhe eproret me leket qe merr.
    zoti km, pse s i fut nje kontroll te mire co tatimori qe te shikosh kush ta sjell evazionin dhe pastaj dil te ne. e vertete: tatimoret na mbajne letrat dhe na mesojne se si te mos paguajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje