17 mallrat që furnizojnë buxhetin me taksa, nafta, cigaret dhe makinat në krye

27 Gusht 2015, 12:08Ekonomia TEMA

Për nevojat e konsumit të përditshëm Shqipëria importon mijëra artikuj nga jashtë vendit, por vetëm pak prej tyre janë të rëndësishëm për nga të ardhurat që sigurojnë për buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave nga doganat në muajin qershor ishin 17 artikujt kryesore që siguruan të ardhurat mujore që institucioni derdh për llogari të buxhetit të shtetit. Lista kryesohet nga karburantet, cigaret, automjetet, gruri dhe uji etj, shkruan Monitor.

Siç shihet sipas zërave doganat mblodhën 13.2 miliardë lekë gjithsej në qershor, ku rreth 3.4 miliardë lekë ose 26 për qind e krejt totalit u vol nga 17 artikujt kryesor.

Vetëm nga karburantet u arkëtuan në qershor rreth 1.3 miliardë lek ose 10 për qind e krejt totalit te të ardhurave doganore. Më pas vijnë cigaret, ndaj të cilave u arkëtuan 404 milionë lekë ose 3% e totalit të vlerës së arkëtuar për një muaj nga doganat.

Gjithashtu nga zhdoganimi i automjeteve janë vjelur 347 milionë lekë ose 2.6% e totalit.

Më pas zhdoganimet e grurit kanë kontribuar me 0.9 për qind te të ardhurave doganore të qershorit. Karakteristikë është se për këtë muaj uji është ndër mallrat me të zhdoganuar. Nga zhdoganimi ujit janë vjelur në dogana 116 milionë lekë ose 0.8 për qind e krejt totalit.

3 komente në “17 mallrat që furnizojnë buxhetin me taksa, nafta, cigaret dhe makinat në krye”

  1. ILIRIA says:

    Qe rregullohet cdo gje kjo dihet por po nuk u vu ne binare dogana per te cdoganuar cdo mall qe hyn dhe me cmimin real dhe tatimet te ulin taksat qe te mos kete manovrime me cmimet qe te deklarohet xhirua 100% per Bisneset e Medha atehere edhe xhirua e Bisneseve te Vogla eshte e kontrollueshme sepse do te rregjistrohet ne hyrje nga FATURA TATIMORE dhe detyrimisht edhe ne shitje nga kuponi tatimor. Keshtu qe duhet te behet kontrolli qe ne burim dmth ne fabrika te vendit ose ne dogane per importet dmth tek te gjithe VIPAT dhe BM dhe eshte mbyllur rrethi i xhiros faktike. Faleminderit

  2. Tema says:

    Të përdoren ku ësht më urgjente

  3. Anesti Ndreu says:

    Çfarë bëhet me ujin e importuar?!
    Vetëm për muajin Qershor 2015 janë 116 milion lekë zhdoganim i vjelur. A thua se nuk ka burime uji shumë cilësore Shqipëria?
    Shikoni emisionin “Takimi i pasditës – Vlerat optimale të ujit! (29 maj 2015)” me gazetaren Rudina Magjistari në You Tube.

    Qeveria shqiptare dhe institucionet e shtetit shqiptar duhet t’a marrin serioziht në shqyrtim stimulimin e prodhimit dhe të tregëtimit të ujit vendas në Shqipëri.
    Kjo do të rriti sa do pak punësimin dhe valuta për këtë zë, do të ngelet brenda vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje