Crown Agents raporton se në 6 mujorin e parë të 2015 ka kryer mbi 4,900 kontrolle, të cilat kanë bërë të mundur zbulimin e 1,370 raste mashtrimesh apo veprimesh të kundërligjshme.
Përmes këtyre zbulimeve është bërë e mundur mbledhja e mbi 6,4 milionë Euro në formën e të ardhurave dhe gjobave, ndërkohë që kjo shifër pritet të arrijë në 11 milionë Euro pas mbylljes së disa rasteve që janë ende në shqyrtim.
Njëkohësisht, është shënuar një rritje e mbledhjes së të ardhurave nga prodhimi vendas i alkoolit prej 28% gjatë 6 muajve të parë të 2015-ës.
Po ashtu raporti nënvizon se vetëm gjatë 3 javëve të fundit, është bllokuar një sasi prej 1,5 tonë duhan i jashtëligjshëm.
Në fushën e hidrokarbureve, janë a identifikuar 48 raste shkeljesh gjatë 4 javëve të fundit, me një përqindje suksesi prej 22% dhe mbi 30,000 litra karburant të bllokuara.
Po ashtu Crown Agnets nënvizon se falë hetimeve të kopmanisë janë larguar nga detyra apo kanë marrë masa ndëshkuese për mbi 80 punonjës të Doganave.
Sipas Crown Agents këto arritje tregojnë qartësisht vlerën e këtij program ndërsa mbetet sfidë ulja e nivelit të evazionit të taksave dhe rritja nivelit të ardhurave.
Nga ana tjetër Crown Agents thotë se mbështet fushatën e qeverisë për të luftuar informalitetin.
kush i ka mbledh keto milioNA?? DOGANA APO CROWNI??se s po marrimvesh . po pse do paguajne taksapagusit dhe rrogat e doganes dhe milionat qe merr crown?? o njerin o tjetrin??? poik or anglez ik andej ca ke mbledh ti aman.. ato i kane pagu njerzit qe s bejne kondrabande dhe pjesen tjetr qe se kane pagu ne shtet e kane pagu ne qeferi.
Nuk paskeni nxjerre as leket tuaja.
Po u vune ne rjedhen e ligjit Doganat dhe Tatimet duke kontrolluar Bisnesin e madh dhe VIPAT qe te shesin vetem ne subjekte te regjistruara dhe jo me pakic atehere eshte i zgjidhur edhe kontrolli i xhiros tek bisnesi i vogel duke hequr edhe shkallezimet e xhiros per BV. sepse shumica e bisneseve kane nga 3 apo 4 NIPTE vetem nga kalimi i xhiros 8 milion por duhet patjeter qe te ulen taksat dhe te jete vetem 1 (nje) takse kombetare p.sh 3% ose 5% e xhiros ne baze te shitjeve me kase fiskale dhe mbyllet i gjithe qarku i te gjitha bisneseve, pok kjo nuk zgjidhet me reprezalje por vetem me 1 (ligj) per B.M. dhe VIP duke kontrolluar cmimet reale ta mallit dhe jo me dy cmime nje per pronarin dhe nje per shtetin duke detyruar edhe bisnesin e vogel tju pershtatet lojrave te te medhenjve duke fshehur xhiron reale. Faleminderit
80 punonjes doganor,jane pushuar nga puna ose kane marre mase administrative !!
Shuma sa per 2 AliBaba.
Neper dogana,jane emeruar partiaket.
Te jene te tille ?!