KESH nuk pret të mbledhë 290 milionë euro nga klientët familjarë për faturat e energjisë elektrike të papaguara, që datojnë para datës së ndarjes së KESH nga OSHEE…
Prodhuesi shtetëror i energjisë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shënuar një ecuri mjaft negative në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e saj.
Të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm me 45%, duke zbritur në 16 miliardë lekë (115 milionë euro), nga 29.2 miliardë lekë (209 milionë euro), që ishin në 2013-n.
Vetëm nga shitja e energjisë elektrike, të ardhurat ranë nga rreth 25 miliardë lekë, në rreth 11 miliardë lekë në 2014-n. Sipas raportit në bilanc, pakësimi në të ardhura nga shitja e energjisë elektrike vjen për shkak të sasisë më të ulët të energjisë së shitur si rezultat i pakësimit në sasi të energjisë së brendshme të prodhuar nga Grupi në 2014. Prodhimi i brendshëm i KESH në 2014, ishte 3,408,555 MWh ose 41% më i ulët se në 2013.
Në kahun tjetër, janë rritur ndjeshëm shpenzimet, si rrjedhojë e zërit “Humbje nga zhvlerësimi”, prej rreth 19 miliardë lekë, që pothuajse ka dyfishuar shpenzimet totale, në 38 miliardë lekë. Në bilanc thuhet se “Një humbje nga zhvlerësimi njihet nëse vlera kontabël e një aktivi tejkalon vlerën e tij të rikuperueshme. Një humbje nga zhvlerësimi i një aktivi financiar të matur me kosto të amortizuar llogaritet si diferencë mes vlerës së tij kontabël dhe vlerës aktuale të flukseve të pritshme monetare të ardhshme skontuar me normën origjinale efektive të interesit të aktivit”. Të detajuara, humbjet nga zhvlerësimi nw vitin 2014 vijnë 17.6 miliardë lekë nga familjet dhe pjesa e mbetur janë të arkëtueshme të tjera (tregtare etj).
Rritja e lartë e shpenzimeve ka bërë që kompania të dalë me një humbje të lartë prej 22 miliardë lekësh (158 milionë euro) në 2014-n, nga 9.3 miliardë lekë që ishte fitimi i një viti më parë.
290 milionë euro pa shpresë arkëtimi
Sipas shpjegimeve në bilanc, Më 31 dhjetor 2014, humbjet totale nga zhvlerësimi prej 290 milionë eurosh, apo 40,667,371 mijë LEK (2013: 23,092,854 mijë LEK) lidhen me gjendjen e të arkëtueshmeve nga klientët familjarë për faturat e energjisë elektrike të papaguara që datojnë para datës së ndarjes së KESH nga OSHEE, të cilat Grupi nuk pret t’i mbledhë.
Kreditë
KESH ka në total 86.3 miliardë lekë kredi në fund të 2014-s, nga të cilat 76% janë nga bankat dhe pjesa tjetër nga qeveria.
Sipas raportit, grupi ekspozohet ndaj rrezikut të kredisë, i cili është rreziku që njëra nga palët në një aktiv financiar të shkaktojë humbje financiare për palën tjetër duke dështuar në shlyerjen e një detyrimi. Ekspozimi kryesor i Grupit ndaj rrezikut të kredisë lind për shkak të arkëtueshmeve financiare, tregtare dhe të tjera.
Monitor
Përgjigjia e KESH:
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka reaguar pas shkrimit të Monotir.
Në reagimin e saj të plotë, thuhet:
“Provizioni i detyrimeve te parambetura është në zbatim të shkresës së ardhur nga MZHETTS Nr. 5569/1 Prot. Datë 24/07/2014 “Miratojmë bilancin kontabël dhe shpërndarjen e rezultatit të vitit 2013 ” në të cilën kërkohet të zbatohen rekomandimet e lëna nga ana e eksperteve kontabël të autorizuar gjatë auditimit të Pasqyrave Financiare të Konsoliduara të KESH sh.a. për vitin 2013, që në rezultatin e vitit 2014 të parashikohen provizione për llogarinë “Llogari të arkëtueshme“ ose “Debitore” .
Përqindjen më të madhe të këtyre debive e zënë detyrimet e debitorëve të energjisë elektrike deri më 31.12.2006 të cilat sipas VKM Nr. 862. datë 20.12.2006, sipas të cilës është bërë ndarja e OSSH sh.a. nga KESH sh.a. dhe është përcaktuar se debitorët deri në 31.12.2006 pas ndarjes, të mbeten në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a. Për këtë qëllim, pranë KESH sh.a., u krijua një departamenti i veçantë Departamenti i Arkëtimit të Detyrimeve (sot Sektori i Detyrimeve të Prapambetura), i cili do të administronte dokumentacionin si dhe do të kujdesej për arkëtimin e këtyre detyrimeve, si dhe arkëtimin e gjobave të lëna nga ish policia elektrike. Në funksion të përmbushjes së detyrës për arkëtimin e këtyre detyrimeve, në Mars 2009, u nënshkrua një marrëveshje mes KESH sh.a. dhe OSSh sh.a. (pjesë e kontratës së privatizimit të OSSH sh.a.), marrëveshje e cila angazhonte OSSH sh.a. për arkëtimin e detyrimeve të cilat iu transferuan KESH sh.a., duke përcaktuar dhe një komision për këte shërbim.
Deri më sot, përveçse disa komunikimeve për shkëmbim dokumentacioni mbështetës, KESH sh.a. nuk ka arkëtuar asnjë nga faturat që janë pjesë e këtyre detyrimeve të prapambetura. Me shkresën nr.4707 prot, dt.21.05.2015 KESH sh.a i është drejtuar ERE dhe OSHEE sh.a për një informacion të detajuar lidhur me ecurinë e arkëtimeve të realizuara nga ÇEZ Shpërndarje (sot OSHEE sh.a) nga momenti i shkëputjes dhe deri tani. Por, përgjigja e dërguar nga institucionet e mësipërme nuk i korrespondonte informacionit të kërkuar nga ana jonë.
Llogaritë e propozuara për provizionim që lidhen me balancat e vjetra të transferuara nga OSSH sh.a, (pas ndarjes nga KESH sh.a) janë subjekt i ligjit nr.10418 dt.21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor” në nenin 29 “Falja e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike”. Gjatë vitit 2011 2012 dhe 2013 nuk u arrit të zbatohen brenda afateve procedurat ligjore nga palët e ngarkuara sipas ligjit nr.10418 dt.21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të cilat duhet të trajtonin dhe llogaritë e arkëtueshme.
Por, përveç këtyre balancave të vjetra, në Pasqyrat Financiare të shoqërisë figurojnë edhe llogari të tjera debitore të vjetra dhe pa shpresë arkëtimi, si dhe të pa mbështetura me dokumentacion shoqërues. Për balancat e vjetra të transferuara nga OSSH sh.a. është llogaritur në vitet e kaluara vetëm një provizion për zhvlerësim në shumën 23,092,854,150 lekë.
Në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a me 31 Dhjetor 2014, gjëndja e llogarisë “Klientë” në vlerë neto rezulton 76,861,294,254 lekë, nga e cila, shuma 58,415,652,110 lekë përfaqëson detyrimin e shoqërisë OSHEE sh.a. (pas ndarjes nga KESH sh.a).
Nga vlera e mbetur prej 18,445,642,144 lekë, nje total prej 17,598,968,582 lekë e zënë llogari të transferuara nga OSSH sh.a. si dhe llogari të vjetra deri më 31.12.2009 pa shpresë arkëtimi.
Gjithashtu në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a me 31 Dhjetor 2014 pasqyrohet llogaria “Debitorë të tjerë” (467.1) në vlerën 2,515,101,106 lekë nga e cila vlera prej 2,043,710,571 lekë përfaqëson debi deri më 31.12.2009, pa shpresë arkëtimi.
Në përmbledhje të sa më lart dhe meqense meqenëse:
– Asambleja e Aksionere (MZHETTS) nëpërmjet shkresës Nr. 5569/1 Prot., datë 24/07/2014 kërkon të zbatohen rekomandimet e lëna nga ana e eksperteve kontabël të autorizuar gjatë auditimit të Pasqyrave Financiare të Konsoliduara të KESH sh.a. për vitin 2013, që në rezultatin e vitit 2014 të parashikohen provizione për llogarinë “Llogari të arkëtueshme“ ose “Debitore”;
– Rreth 90% (rreth 17 miliard lekë) të këtyre llogarive të arkëtueshme (e zënë detyrimet e klientëve fundorë për faturat e energjisë elektrike deri më 31.12.2006, që sipas VKM Nr. 862. datë 20.12.2006 për ndarjen dhe krijimin e shoqërisë OSSH sh.a., të drejtat dhe detyrimet deri më 31.12.2006 të mbeten në Pasqyrat Financiare të KESH sh.a.
– Nuk ka informacion të detajuar mbi saktësinë dhe ecurinë e arkëtimeve të këtyre llogarive (sikurse konfirmohet nga përgjigjet e ERE dhe OSHEE të sipërcituara) që nga viti 2008 (vit kur është nënshkruar marrëveshja e shërbimit të arktëtimit të këtyre detyrimeve ndërmjet KESH sh.a. dhe OSSH sh.a. – pjesë përbërëse e marrëveshjes së privatizimit të OSSH sh.a.;
– Provizionimi i llogarive të arkëtueshme nuk është një praktikë që zbatohet mbi baza vjetore nga KESH sh.a. (kujtojmë që provizioni i fundit është kryer për pasqyrat financiare të mbyllura për vitin 31.12.2006), dhe si e tillë nuk ka një metodologji paraprake të miratuar për këtë qëllim sikundër vepron OSHEE sh.a. për provizionime mbi baza vjetore të këtyre llogarive të arkëtueshme, sepse KESH sh.a. kryen funksionin e shitjes me shumicë dhe jo atë të shitjes me pakicë.
– Përfaqëson një vlerë të konsiderueshme me efekt negativ në rezultatin e vitit 2014, e cila nën kushtet e mungesës së informacionit të detajuar mbi këtë vlerë, paraqet një pozicion jo realist të shoqërisë lidhur me veprimtarinë e saj, duke deformuar ndjeshëm prezantimin e shoqërisë tek të tretët;
– Në analizën e veprimeve të mësipërme është marrë parasysh edhe aspekti ligjor që shoqëron trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike bazuar në ligjin Nr.8662, datë 18.09.2000 të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqiperisë, Neni 114, mbi “Afatet e parashkrimit”.
Jane provizionuar të drejtat (Debitorët) që KESH sh.a. ka trashëguar nga OSSH sh.a. (sot OSHEE), si dhe të drejtat që KESH sh.a. ka trashëguar në vite deri më 31.12.2009 qe ne total për vitin 2014 “Llogaritë e arkëtueshme” kanë vlerën 19,642,679,153 lekë (shumë e balancave të vjetra të dy llogarive të analizuara më sipër). Provizionet konsiderohen shpenzime të pa njohura nga ana fiskale”.
Ah Sali qeni, ah shoke, kulaket, spiunet e l
perrndimit.
Cfare po ndodh? Po ndodh ajo qe dihet dmth ja morren doren edhe keta te gjoja Rilindjes se si te vjedhin se fillimisht gjoja do vendosin rregulla pastaj vazhdojne me vjedhjet ndaj popullit duke filluar qe me kuponat tatimorqe nuk i jep as shteti dhe VIPAT dhe pastaj kerkojne zbatimin e ligjit nga te tjerret duke bere reprezalje ndaj bisnesit te vogel qe eshte i pa mbrojtur . Faleminderit
Dmth pasi futen varfanjaket burgjeve dhe i detyruan edhe te vetevareshit, tani keta te “majtet” po na dalin edhe me keq me bilancet e energjise?!!! Super!
Siguriisht, drejtues nje miku i Dakos, iish nen kryetar i Bashkise Durres.Thone se ka pasur shume probleme me drejtesine, po arriti t i mbyll me ndihmen e shokut Dako.Po a mund te besohej nje administrim korrekt i nje korporate te madhe.Si ne te gjitha reformat, vetem fasade nga jashte dhe bloze nga brenda.
Mos e ke ngateruarr pa dashje me drejtuesin e OSHEE? Ky i KESH bujqesoren ka mbaruar. Ska punuar ne Bashki me Gjushin…. ?
Në mëshir të fatit
Qe KESH-i nuk do te arketoje, po do vazhdoje, kjo dihet, s’ka habi. Shikoni sa te punesuar ka, c’rroga kane, c’dieta kane, c’lloj pershkrimesh pune kane dhe c’bejne ne te vertete, ndoshta kane edhe keto kurse anglishtjeje apo latinishtjeje per te bere me te ardhurat e KESH-it, si Doganat shqiptare, ku i dihet …
aplikoni energjine me panele solari per prodhimin e energjise elektrike do ju kostoje shume here me pake dhe do shpetoni prej hajduterve dhe nga perallat e rilindjes ,ERDHI KOHA ME SHUME SE KURE TE BEHENI ZOTER TE VETEVETES O POPULL I BRAKTISUR NGA POLITIKANET E SUPER KORUPTUAR E DERI NE HAJDUTER TE ZBULUAR, bolle me kesha dhe me lesha mose i mbani shpresat teke te tjeret por mendoni si te arini me te miren per veten dhe familjen.
KOntrolloni pak edhe tenderat. ShANSI INVEST kompania qe merr tenderat me vlere te madhe pa patur asnje specialist te fushes ne stafin e vete!!!!!!!!!!!!
Kjo do te thote qe Berisha i vidhte votat per te miren e popullit, qe t’i duhej te paguante pakicen qe e votonte dhe jo shumicen. Prandaj edhe grumbullonte me shume para ne arke. Kurse Rilindjes i duhet te paguaje 1 milione qelbesirat qe jane shumica dhe ja ku eshte rezultati. Sa te kripur e paska pasur faturen aleanca e ngjalave!!!
Ore e kuptoni se per cfare flitet. Pse si shikoni nje here vitet per te cilet flitet. Po flasim per 2006,flasim per ato mrekullirat e Dr. Saliu me CEZ qe per 9 vjet mbaheshin fshehur sikur segzistonin. Ndryshe sdilte KESH me fitim aso kohe. Me ne fund sistemi energjitik po pastrohet nga ato barra qe po e mbaronin.