Autoritetet doganore e tatimore rikthehen sërish në Shkodër, për të goditur informalitetin në tregëtimin e duhanin.
Pas bllokimit të sasive të duhanit të tregëtarëve të vegjël që e shisnin në rrugë, u sekuestruan sasi të mëdha në mini-fabrika që prodhonin paketa të falsifikuara.
Në fund të ditës së dytë të operacionit u sekuestruan 5.5 ton gjethe duhani, duhan i grirë, duhan i paketuar i falsifikuar, si dhe 48 140 paketa cigare të falsifikuara.
Në pranga janë vënë 2 persona, S.H. 62 vjeç dhe M.M. 50 vjeç, për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve industriale”.
Në krye të operacionit ishin grupet e Antikontrabandës së Doganave dhe grupet operative të Crown Agents, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Policinë e Shtetit.
Në zonën e Shkodrës, janë identifikuar dhe janë kryer procedurat përkatëse për 10 pika grirësish industrialë të duhanit, 2 baza mekanike të cilat prodhojnë makineri industriale për grirjen e duhanit, linja prodhimi duhani të paketuar të falsifikuar dhe 1 linjë prodhimi cigaresh të falsifikuara.
“Faza e parë e operacionit kishte të bënte me goditjen e tregtimit të paligjshëm në tregjet me pakicë, në të gjithë vendin, ndërsa faza e dytë po vijon sot me goditjen e transportuesve, pikave të grumbullimit, përpunimit dhe paketimit”, thuhet në reagimin zyrtar të Doganeve.
Më tej autoritetet shtojnë se prodhimi ilegal, përveç dëmit ekonomik që i shkakton Buxhetit të Shtetit, mbart rreziqe edhe për konsumatorin, pasi produktet që tregtohen janë të pakontrolluara.
“Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë fermerëve të regjistrohen pranë organeve të fiskut dhe pranë organeve të Ministrisë së Bujqësisë, që aktiviteti i tyre të jetë një aktivitet i ligjshëm dhe të garantojë cilësinë e duhanpirësve”, apeloi Drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu, nga Shkodra.
E kuptoni, e zeme se te gjitha keto paketa me duhan dhe cigare, te prodhuara me mall vendi jane te pa deklaruara ne organet kompetente dhe keto organe me urdher nga lart jane sulur me “vetmohim” per ti shkaterruar.
Kuptohet, ketu kemi nje linje te gjate te prodhimit, duke filluar nga mbjellja e duhanit, hismeti qe i behet, korrja dhe paketimi deri sa shkon ne disa punishte te vogla per perpunim dhe shperndarja per shitje.
Pra, kemi me dhjetra persona qe merren me kete pune per te mbajtur veten dhe familjet e tyre.
Shteti dhe qeveria cfare ka bere per keta persona, cfare ndihmese ka dhene per punesim per te mbajtur familjet e tyre. Asgje dhe e them me bindje te plote se nuk i ka afruar asnje lloj pune, bile mundohet ti shkaterroje, si ka bere vazhdimisht vetem shkaterrim dhe rrenim biznesesh vendase.
E them me bindje te plote ky shtet, keto qeveri, te gjitha te marra se bashku duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA, cfare bene per zhvillimin e industrise se duhan-cigares te vendit, NJE ZERO ME GJUFKA.
A jane keto qeveri me palo politikan dhe pushtetar qe shkaterruan dhe prishen nga themelet industrine e grumbullimit, fermentimit te duhani, deri ne pregatitjen e cigares neper paketa, duke filluar nga Shkodra, Durresi, Gjirokastra etj. Bile duhan-cigarja e jone ishte e pelqyeshme edhe jashte vendit ku kishte edhe eksport edhe kontrabande, por fitimet shkonin te gjitha ne shtet dhe jo ne xhepat e ndonje trafikanti te rendomte.
Kurse tani, sot, qeverite tona e mbyllen kete lloj biznesi fitimprures dhe lejojne, paturpesisht, disa persona qe kane emra dhe mbiemra te sjellin duhan-cigare prodhim komplet importi, ku pjesen me te madhe e sjellin dhe e fusin kontrabande, me bekimin, me miratimin dhe me aprovimin e pushtetareve dhe fitimet i fusin ne xhepat e tyre pa ndrojtje. Prandaj i them si EDI RAMES dhe SHKELQIM CANIT kemi keto humbje te medha financiare nga taksat, tatimet dhe akcizat ne dogana.
Si perfuindim ju politikan, pushtetar mos kujtoni se mshihesh pas gishtit, ose duke futur koken ne rere si struci kujtoni se nuk ju shikon njeri, por harroni se bythen lakuriq e keni te gjithen perjashta.
Prandaj gjithcka duhet bere me ligje dhe te barabarte perpara tij, ne te kundert te gjitha jane brockullat, pallavrat, genjeshtrat dhe mashtrimet e juaja ordinere. Tung.
Pse nuk nxjerrin emrat?! Rojet kane arrestuar.
o popull lapardhak keta jan bejleret dhe agallaret qe ne emer te ligjit qe i favorizon vetem qe ata te jetojne ne luks me laviret e tyre dhe kopilat e tyre te kontrollojn dhe te rrenojn jeten e te ardhmen e kujdo qe duan.
Kush i ka spiunuar?