Kryeministri Edi Rama foli në Vjenë edhe në konferencën e 10-vjetorit të krijimit të komunitetit të Energjisë, që kryesohet aktualisht nga Shqipëria. Ai theksoi nevojën e një tregu rajonal të energjisë.
“Është e logjikshme që burimet energjetike shqiptare që janë të pastra, por ndonjëherë shumë kapriçioze, të jenë komplementare nga burimet e qymyrit të Serbisë, kur është e nevojshme. Një treg i hapur i energjisë mes vendeve të Ballkanit jo vetëm do të përmirësojë sigurinë e furnizimit, por gjithashtu do të sigurojë çmimet më të lira dhe të favorshme të energjisë dhe marrëveshjet më të mira për të gjithë konsumatorët tanë”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë shqiptare duhet të kapërcehen pengesat e së shkuarës për ndërlidhjen e tregut energjitik. Dhe në ndryshim nga infrastruktura që kërkon ndihmën e BE-së për fonde, tregu i përbashkët energjitik, për Ramën, kërkon vetëm vullnetin e vendeve të rajonit.
“Ne jo vetëm mund të bëjmë foto historike, të cilat nuk janë më të tilla, por së bashku mund të përmirësojmë realisht ekonomitë tona. Jam shumë i lumtur t’ju informoj se në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ne jo vetëm ramë dakord për një listë prej 5 projektesh infrastrukturore që janë themelore për rajonin, por gjithashtu miratuam një listë masash që kanë si qëllim që krijimin e tregut rajonal të energjisë, struktura qeveritare, që janë të nevojshme për të maksimizuar fuqinë energjetike të rajonit”, vijoi kryeministri.
Për Edi Ramën, vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë për të kapërcyer sfidën e energjisë, jo vetëm brenda kufijve të unionit. Sipas tij, këto sfida janë paneuropiane, duke sjellë në vëmendje nevojën e rinovimit të ideve të themeluesve të BE-së, Schuman e Monnet, për t’i aplikuar ato në sektorin më të rëndësishëm, atë energjetik.
“Prandaj, mbështetja e BE-së për planin tonë konkret të veprimit për zgjerimin e sektorit energjetik në rajonin tonë dhe ndërlidhjen energjetike rajonale duhet të jetë prioriteti më i lartë”, tha ai.
Rama duket te jet infektuar nga virusi sali berishes ,
qe do bente shqiperine qender ,berthame te atomit ,
qe do mbante me driten gjitje ballkanin !
Si nuk u ulen njiher me kembe ne toke kta politikanet shqiptare moreee
booooooooooo-boooooooooooooo .
Hiqni mer dor co muaj nga droga qe merrni ,
dhe shikoni me afer se ballkanin ,aty ne shqiperin e mjere ,
me spitale ku luftohet per jete e a vdekje, nga mizerja e sistemit ,si ato funxionojn etj etj etj .
Ndertoni spitale e kulaifikoni personelin e tij ,duke e shkolluar ,kualifikuar qe ti sherbej kti populli te varfer e te vuajtur ,
ndertoni spitale te kohes ,te pakten me personel dhe farmacia te jet brenda spitalit ,qe i semuri mos te ngrihet nga shtati kurimit ose i operacionit e te shetisi farmacive te tiranes e qyteteve te tjera ,per te kerkuar medikamentin qe kerkon Doktorri Demokrat !
Rregullo institucionet ,reformo gjykatat ,bej pra nji dicka ,qe i dhemb me shume atij vendi ,atij populli ,qe ai te arrij ta shohe sot ,ta prek ate qe ti premtove para zgjdhjeve , bej dicka,nji ndryshim, qe vertet perben nji problem jetik per ate popull , e leri pordhet dhe lavdine ,sepse te gjitha i merr era dhe me ne fund perfundon si berish kurva.
Sapo të hyjm në be., do jemi njëzëri me homologët tanë.
Rama shpejt do bjere nga fiku.
Ky pom duket kishte shku ne wien me tregu vica. Shqiperia do jet perfitusja me e vogel e iniciativave te merkelit ajo e perdori ramen per mu hakmarr ndaj biznesmenit italian begetit i cili para ca vite ne perballje me deutsche-Bank perfitoj disa qindra milion euro