Paga mesatare bruto e sektorit publik u rrit me 1.7 për qind në terma nominale dhe vetëm 0.1 për qind në terma reale për shkak të inflacionit në masën 1.6 për qind, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave. Kjo është hera e parë që nga viti 1999, kur paga reale për sektorin publik qëndron në vendnumëro. Sipas INSTAT, paga mesatare bruto në shtet për vitin 2014 qe 53,025 lekë ndërsa në vitin 2013 qe 52,150 lekë.
Qeveria e Shqipërisë ka rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për mosrritjen e pagave në sektorin publik për disa vite për shkak të disbalancave të krijuara që nga koha e krizës së vitit 2008, kur Shqipëria i rriti pagat me ritëm shumë më të shpejtë se sa rritja e të ardhurave buxhetore, gjë që do të thotë se kjo rritje pagash u pagua me borxh publik. Në vitin 2008, paga mesatare në sektorin publik qe 36,537 lekë në muaj dhe u rrit me afërsisht 7.8 për qind në vit deri në vitin 2012 ndërkohë që rritja ekonomike e vendit qe 2-4 për qind.
Mes profesioneve të të punësuarve në shtet, ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtuesit patën gjatë vitit 2014 pagë mesatare mujore prej 82,417 lekësh ndërsa specialistët e patën pagën 60,998 lekë. Nëpunësit e thjeshtë e pagën pagën 41,120 lekë ndërsa paga mesatare për punëtorët qe 37,050 lekë.
Instituti i Statistikave i publikon të dhënat mbi pagat në sektorin publik bruto, d.m.th në këto shifra përfshihen kontributet personale për sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat, nëse ka.
Hera e fundit që Shqipëria ka qenë në një situatë të tillë qe viti 1998, kur qeveria nuk i rriti pagat pavarësisht inflacionit të lartë me synimin e zvogëlimit të deficitit buxhetor.
“Un nuk largohem nga vendi im per ne Gjermani, edhe kur te mbetet vetem nje njeri ne Shqipri, un do jem ai!” Edi Rama patriot.
skeni pare gje akoma,ka edhe ulje page.
Asistenca sociale të rritet 2% (në shtator)
Ku ka vend ne bot qe cdo vit me patjeter duhet te rriten rrogat ,ne kete kriz ekonomike boterore ne kto 5 vitet e fundit rrogat jo vetem qe nuk jan rritur por ne disa vende jan ulur.
Apo tja bejm si ne Greqi qe shpenzuan sa munden dhe morren borxhe sa munden se kujtuan se do ja hedhin ,dhe shifni Greqin tani.
Kembet shtrihen sa eshte jorgani dhe jo tja fusim kot.
Rama oshte zemer flori, per zemren qe ka I bo rrogat dyfish por car ti boj FMN dhe “kshu I ka thone Merkeli mor burre” qe ti boj shqiptaret fukarenj, ti detyroj ti lene Shqipnin dhe ikin ne Gjermani
Te dashur miq! Vetem nga heqja e takses se sheshte dhe aplikimi i takses progresive, te gjitha pagat ne shtet deri ne 150 mije leke, kane pesuar rritje. Prandaj specialistët e BIRN-it duhet jo vetem ti shikojne, por edhe kuptojne shifrat!
Heqja nga puna e 20% te admibistrates
Mosngritja e rrogave
Ngritja e cmimeve
Rritja e taxave
Eshte formula e fmn per ta cuar vendin ne deflacion.
Pas deflacionit vendi rreshqet ne recesion ose kriza e lindjes.
Ketu po e con vendin fmn, rama, qani.
Ju kam lajmeruar ka shume kohe. Prisni pas shtatorit.
Pastaj pyesin si budallai, pse largohen shqiptaret?
Nje tjeter mase. Do ndalohen ndertimet. Kryepalla do urdheroje zarin e zydit mos jap me leje ndertimi dhe do filloje ngerci i madh. Shqiptareve do tu krijohet ideja artificialisht qe dhe dielli sdo lind. Pas kesaj qeveria do hedhe valle dhe do ndryshoje cdo ligj. Do fillojne masat represive antipopullore. Variantet jo me qeveri te majta, jo koalicione etj. Mbani ment cfare ndodhi ne greqi do perseritet ne shqiperi.
a thua se shqiperia si kaloi keto te gjitha ne 25 vjet?
Qellimi eshte te falimentojne biznezet e vagla dhe te mesme qe te forcohen biznezet e medha.
Mini marketet, ndertuesit e vegjel e te tjere te falimentojne. Bile keto bizneze do joshen dhe me kredi qe me pas mos te kene mundesi ti shlyejn.
Parimi i pemes.
Qe te rritet pema( biznezi i madh) duhet te pastrohet vendi rreth e qark nga shkurret( biznezi i vogel) dhe duhen krasitur deget e poshtme( biznezi i mesem) .
Rama socialisti qe punon per biznezin e madh, hahahahahaaaa