Drejtoresha e Doganave: Masa ndëshkuese për punonjësit doganorë që bashkëpunojnë dhe ndihmojnë shkelësit e ligjt

1 Shtator 2015, 12:35Ekonomia TEMA

Në  eventin për lançimin e fushatës kundra informalitetit, Drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu vuri theksin tek reformat e marra në administratën tatimore, ku vlerësoi përkushtimin e gjithë aktorëve të përfshirë në luftën kundër paligjshmërisë.

Në 2 vitet e fundit, Administrata Doganore ka kryer një seri reformash, ku mund të përmendim miratimin e Kodit të ri Doganor; procedurat e thjeshtuara; funksionimi i Kanalit Jeshil; zhdoganimin lokal; korridorin e përbashkët të tranzitit të mallrave Shqipëri-Kosovë, i cili është në linjë me parimet e tranzitit të perbashkët të Bashkimit Europian.

Zhvillime të tjera janë në proces. Kanë filluar procedurat e nevojshme për Akreditimin e Laboratorit Doganor dhe për ndërtimin e një laboratori të ri, nga më modernët në rajon.

Ndërkohë fillon, së shpejti, ndërtimi i Pikës së re të Kalimit të Kufirit të Hanit të Hotit dhe ndërtimi i pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Kosovën, në Morinë.

Këtë muaj fillon zbatimi i projektit të binjakëzimit me administratën doganore italiane dhe franceze, për të asistuar doganat shqiptare nga pikëpamja legjislative dhe procedurale në lidhje me ndërveprimin e sistemit të tranzitit me atë të BE-së.  

Këto dy vjet është përmirësuar ndjeshëm bashkëpunimi dhe transparenca me komunitetin e biznesit. Administrata Doganore është në kontakt të vazhdueshëm me Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit, bashkëpunim ky që do të intensifikohet duke i konsideruar ata si një nga shtyllat garantuese të suksesit në luftën kundër informalitetit.

Në fokus të administrates doganore është lufta kundër evazionit dhe kontrabandës, ku vlerësojmë bashkëpunimin me Crown Agents dhe partenerë të tjerë të rëndësishëm që japin kontributin e tyre, si GFI në fushën e markimit të karburanteve dhe SICPA për pullat fiskale.  Javën e ardhshme këtyre u bashkohet dhe kompania RAPISCAN që ofron kontrollin e mallrave nëpërmjet skanimit.

Për ne partnerë të rëndesishëm janë edhe vetë qytetaret që, nëse i referohemi të dhënave, denoncimet për vitin 2015 e janë rritur në mbi 60 %, në krahasim me një vit më parë. Këto shifra janë një sinjal i qartë i ndërgjegjësimit të publikut dhe rritjes së besimit tek administrata doganore”, – tha  Fagu

Më tej drejtoresha e Doganave theksoi se në luftën kundër informalitetit nuk do të ketë tolerime tek askush, as tek ata punonjës që abuzojnë dhe lejojnë shkeljen e ligjit

 

“Ne jemi të vendosur për të luftuar informalitetin dhe kemi gjithçka për ta bërë këtë. Sepse jemi në krah të ligjit. Jemi në krah të ligjit dhe të të gjithë atyre bizneseve të ndershëm që paguajnë rregullisht taksat.

Nisja e këtij aksioni është një moment për t’u dëshmuar të gjithëve, por në radhë të parë operatorëve ekonomikë, se Administrata Doganore është aty për t’u shërbyer dhe jo për t’i cënuar. Ne do ta fitojmë këtë betejë me informalitetin, sepse nuk po luftojmë me bizneset por me paligjshmërinë. Fitues do të jenë bizneset dhe  konsumatorët.

Janë pikërisht këta konsumatorë, nga të cilët ne presim shumë. E përsëris, presim të denoncojnë çdo shkelje, çdo abuzim dhe çdo shpërdorim nga punonjësit doganorë.  

Ne po ashpërsojmë masat ndëshkuese për shkelësit e ligjit, por edhe për punonjësit doganorë që bashkëpunojnë dhe ndihmojnë këta shkelës.

Ky mesazh le të shërbejë në radhë të parë për administratën, si dhe për operatorët ekonomikë, sepse vetëm në këtë mënyrë krijohet një mjedis kompetitiv dhe më i sigurt, ku përfituesit më të mëdhenj jemi të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi”, përfundoi Fagu. 

 

 

3 komente në “Drejtoresha e Doganave: Masa ndëshkuese për punonjësit doganorë që bashkëpunojnë dhe ndihmojnë shkelësit e ligjt”

  1. Tema says:

    Të bashkpunosh me shkelsit e ligjit do të thot ti bësh varrin vetës

  2. plaku i mocem says:

    Ashtu eshte “Tema”,por edhe te denoncosh nje evazion merr etiketimin e denoncuesit apo spiunit.
    Nuk bej diversion,e kam nga jeta.Edhe ne diktature kishte dhe behej evasion fiscal, nga ata qe dilnin jashte,gje qe ishte e ndaluar,duhej te tregoje vete ne dogane se c’kishje ne bagazhe,por kur merreshe dhe me tregetimin e plackave kontrabande,denohej ai qe merrej me kete pune.
    Sot, kontrabanduesi i djeshem, mbasi doli nga burgu u be oficer policie,duke i bere karshillek denoncuesit te djeshem.Pyesni se c’ndodhi me nje shofer ne Durres kur shiti guret e cakmaqeve,dhe u fut ne burg per kontrabande!(Se c’kish folur dhen in futen dhe nenin e agjitacionit.)
    Qe te mos ndodhe keshtu me histori spiunesh,forconi kontrollin doganor,vendosni kamera,punoni ne ekip,mos vendosni ne keto pune njerez me beckground negativ,bashkpunoni me preresit e faturave etj,etj.Keshtu luftohet evazioni me ndryshim sistemit qe pjell evazionin jo me ndryshim spiunash.

  3. Agim says:

    Evento e lanciare e shume te tjera Jane fjale te huaja dhe nuk duhet te perdoren NGA nje gazetar i zoti.Kjo do te thote te hedhesh balte mbi gjuhen shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje