VIDEO/ Biznesi i rregullt lëshon kupon, të tjerët ulin qepenat (TemA TV)

1 Shtator 2015, 16:54Ekonomia TEMA

Teuta Shamku

Në ditën e parë të aksionit, pajisjet fiskale në dyqane ishin online dhe prisnin fatura për cdo mall. Disa kanë mbyllur dyert

Bizneset kanë qënë në pritje të kontrolleve taimore. Në ambjete e tyre nuk mungonte pajisja fiskale, por këtë herë nuk shërbente thjesht si object dekori, por ajo ishte në punë e lidhur on line me tatimet dhe leshonte faturë për cdo blerje, qoftë edhe 20 lekë të reja. Por shumë subjekte të trembur nga kontrolli kanë gjetur si zgjidhje mbylljen e dyqaneve. Në një vëzhgim të tematv, shumë subjekte kishin qepenat e mbyllur.

Bizneset korrekte e kanë mirëpritur këtë refromë, pasi shumë subjekte të tjera I konkuronin në mënyrë të padrejtë, duke deformuar tregun. Subjektet private ashtu sikunder është kërkuar nga drejtoria tatimore kanë afishuar në hyrje të ambjenteve ku tregtojnë tabela, ku iu rikujtojnë qyetarve të marrin kuponin tatimor. Shumë konsumatorë janë njohur me faktin se mosmarrja e faturës do ti penalizojë ata me 1000 lekë gjobë.

Jo vetëm njesitë tregtare dhe ato të shërbimeve, por edhe taksitë, sot e kanë përdorur rregullisht taximetrin.

– See more at: http://www.tematv.al/video/4wgerax7kc4oey#sthash.fm3sqeBk.dpuf

5 komente në “VIDEO/ Biznesi i rregullt lëshon kupon, të tjerët ulin qepenat (TemA TV)”

  1. Tema says:

    Të mendohen para se ti hyjn kësaj rruge

  2. kuq e zi says:

    Shume e vonuar por mire dhe kshu sepse duhet te edukohet klienti ne radhe te pare sepse eshte ai qe zgjedh biznesin qe e sherben kjo con ne konkurence te barabarte dhe rrit cilesine e sherbimit

  3. tani says:

    Ne jemi popull dele. Vetem me frike e kemi.skemi piken e kultures per rregull

  4. xhemal says:

    edhe shkopi duhet ,pastaj vjen kulaci

  5. qafiri says:

    T’u vulosen kycat dhe t’u vihet njoftim qe qepeni do hapet ne prani te autoriteteve.Ne te rregulltit do ti kallzojme kur te hapin qepenin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje