Presidenti i Torinos kërkon falje: Bëra gabim që largova De Biazin

2 Shtator 2015, 13:35Sport TEMA

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo rrëfehet në një intervistë për të përditshmen Tuttosport, ku analizon ecurinë e tij në krye të presidencës gjatë 10 viteve në krye të këtij klubi.

Mes të tjerave, Cairo ndalet gjatë edhe në kohën kur Gianni De Biasi ishte trajner i skuadrës.

Pa lojëra fjalësh, Cairo e pranon se gaboi rëndë me largimin e trajnerit që aktualisht drejton Kombëtaren Shqiptare, madje ai shkon edhe më tej duke i kërkuar falje për veprimin e tij.

“Unë jam një njeri i ndershëm. Si botues kam hedhur në treg tre revista të cilat janë ndër më të shiturat në treg. Si president i Torinos kur sapo kisha mbushur 9 muaj e 9 ditë arrita ta ngjisja skuadrën në Serie A. Në atë kohë mendoja se kisha aftësi të jashtëzakonshme që nuk me lejonin të falimentoja në vendimet e mija. Mendoja se isha mbreti Mida dhe nisa të bëja gjëra të pamenduara si psh. shkarkimin e trajnerit De Biasi përpara se kampionati të fillonte. De Biasin e riktheva, e largova dhe e rimora sërish prandaj përfitoj nga kjo intervistë për t’i kërkuar falje. Mendoja se kuptoja gjithçka nga futbolli por kisha dalë nga kontrolli sepse futbolli është një fushë shumë e vështirë”, tha Cairo.

Një rrëfim që shkon si një mesazh për trajnerin e Kombëtares Shqiptare në prag të një sfide delikate si ajo e Danimarkës.

Puna që po bën trajneri italian me kuqezinjtë është treguesi më i qartë se 59-vjeçari mbetet një emër i vlerësuar në vendlindjen e tij ku ka punuar për shumë vite edhe me Carpin, Modenan, Brescian dhe Udinesen./SS

7 komente në “Presidenti i Torinos kërkon falje: Bëra gabim që largova De Biazin”

  1. Klimax says:

    Nuk e di, por sikur po e egzagjeron me modestine e tij Cairo! Rezultatet e Torinos ne tre vitet e fundit jane shume me pozitive se Torino e De Biasit te viteve 2005-2008 ku suksesi me i mire i tij ishte vendi i 15-te ne Seria A.

    1. Arvanites says:

      Eshte e vertete ,ashtu siç eshte e vertete edhe qe Cairo ka mesuar nga gabimet jo vetem te tij por pergjithesisht tipike italiane.Dua te them qe,Ventura ,traineri aktual i Torinos ka me shume se 4 vite ne drejtimin e skuadres.Nje LUKS ne Itali .Askush nuk te pret kaq shume jo vetem ne serie A,jo e jo por as tek diletantet ne Itali.Pikerisht kete po thote Cairo.Torino ka vite qe ndjek te njejtin projekt te njejten rruge duke i dhene besim trainerit e mbi te gjitha duke e PRITUR ME QETESI .Pare ne kete kendveshtrim, besoj eshte e qarte edhe deklarata e Cairos edhe rezultatet vertet te mira te Torinos.

  2. Inspektor says:

    dhe italianet qe e nisin ligjeraten me ‘Io sono un uommo honesto’!… hehehehe…

  3. Vladimir Dushniku says:

    De Biasi-n do ta kishte per nder ta kishte edhe Kombetarja e Italise,ne se e kane kuptuar se sa i afte eshte ai!!!

  4. enter''" says:

    Gjithcka eshte kombinim I nje sere faktoresh, dhe fati. Mourinho psh rastisi ne nje vit fantastik me Interin dhe arriti te fitonte gjithcka qe kishte per te fituar ne Itali dhe Europe.

    Sot Chelsea eshte nje ekip medioker.

    Nuk mund te flitet ne terma absolute. Nje skuader ka nje trajner dhe 11 lojtare. Edhe ne rastin e Shqiperise eshte nje kombinim faktoresh, ashtu edhe si ne 2004 kur Greqia shpartalloi Europen.

    1. arbeni nga tepelena says:

      greqia kurre nuk shkaterroi evropen.por me nje grup lojtaresh te mire dhe nje super trajner qe e dinte se vetem me mbrojtje mund te luante me ate grup.e mban mend shum mire se sa raste kishte cekia dhe sa greqia.merite absolute e rehagel(e thene nga shum gazetare ne era sport)

    2. Aleksander says:

      PO,dhe sapo shpartalloi Europen erdhi ne Shqiperi ,thjeshte nje kombinim faktoresh…2 per te qene i sakte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje