Autoritetet hungareze mbyllën për dy ditë stacionin e trenit “Keleti Railway Terminus” në Budapest për shkak të fluksit të madh të emigrantëve që hipën mbi çatinë e trenit për t’u nisur drejt Gjermanisë.
Por menjëherë pas hapjes së stacionit rinisën përleshjet mes policisë dhe emigrantëve.
Skena kaotike janë fotografuar në përleshjen mes tyre.
Duke parë pafuqinë e policisë ndaj turmës autoritetet vendosën që asnjë ten nuk do të niset drej Austrisë apo Gjermanisë ditën e sotme.
Më shumë se 2 mijë emigrantë kryesisht nga Azia Qendrore dhe Afrika kanë ngritur çadrat para stacionit të trenit.
Pavarësisht dhunës së ushtruar nga policia dhe kërkesave për të liruar ambientet e stacionit të trenit ata nuk janë larguar.
Sot është dita e tretë që stacioni i trenit qendron i mbyllur për shkak të emigrantëve.
“Sistemi po bie, ne jemi të pafuqishëm ndaj tyre”, tha një zyrtar i lartë hungarez.
Bo Bo cfar behet? Kshu esht kur e lejn isis te livadhis.
U hodhen kunder sadamit, u hodhen kunder gadafit, tani bejn pushim
Sa Keq, Turp per Europen, Dinjiteti zero.
Si mund të parandalohet eksodi vazhdues në ditët vijuese?