Jeta në Heidenau, pas dhunës së neonazistëve kundër emigrantëve

3 Shtator 2015, 12:58Bota TEMA

Qyteti i vogël i Heidenaut është i shqetësuar për imazhin e tij pas dhunës së neonazistëve ndaj qendrave të qëndrimit të refugjatëve. Shumë njerëz janë të frikësuar, por a do të thotë kjo se ata janë kundër të huajve? Një vizitë në qytetin e Heidenaut pas akteve të dhunës

Së fundmi, zyrtarët në Heidenau, Gjermani, po pyesin veten se çfarë i goditi ata dhe kur gjërat do t’i kthehen normalitetit, nëse kjo do të arrihet, situatë kjo që zuri titujt e gazetave dhe lajmeve në mbarë botën muajin e kaluar, menjëherë pas ushtrimit të dhunës ndaj refugjatëve nga neonazistët.

Një nga ata është Sylvia Fritzsche, zëvendësdrejtoresha e hotelit “Reichskrone”.

“Hoteli, emri i të cilit në anglisht nënkupton ‘Kurorë Mbretërore’, ka më shumë se 100 vite që është hapur”, theksoi ajo.

Por tashmë, pas demonstratave, shumë njerëz janë më të prirur ta personifikojnë atë me Rajhun III.

Hoteli është i thjeshtë, por vizitorët e pëlqejnë shumë. Ata vlerësojnë pastërtinë dhe afërsinë me lumin Elbe. Njësoj si hoteli, edhe Heidenau, buzë lumit Elbe, me rreth 16 000 banorë, e që ndodhet në periferi të juglindjes së Drezdenit, nuk është më vend aq i bukur.

Të paktën kështu ishte situata deri dy javë më parë, përpara se “të fillonin trazirat”, siç dhe Sylvia Fritzsche thotë.

Ajo i referohet përpjekjes së javës së kaluar nga neonazistët dhe ekstremistëve të krahut të djathtë për të ndaluar refugjatët që të strehoheshin në një magazinë pajisjesh mekanike. Demonstruesit lëshuan gurë, shishe dhe fishekzjarre ndërkohë që refugjatët mbroheshin nga forca të shumta policie. Kjo magazinë është kthyer tashmë në shtëpinë e rreth 600 refugjatëve.

“Pas përplasjeve të dhunës, ne kemi pasur shumë anullime të rezervimeve”, pëshpëriti Fritzsche, 29 vjeçe. Kishim shumë telefonata për të pyetur nëse situata ishte e sigurtë në Heidenau. Që prej përplasjeve, nuk ka pasur ngjarje të tjera.

“Kush e di se ku do na shpjerë e gjithë kjo?”, pyet ajo.

Këtë pyetje i bën vetes çdo qytetar gjerman, pasi në vend po hyjnë gjithmonë e më shumë refugjatë në përpjekje për t’i shpëtuar luftërave civile dhe vrasjeve. Njerëzit i druhen një shpërthimi tjetër të mundshëm të dhunës ndaj refugjatëve.

Fritzsche thotë se është e vështirë të kuptosh se kur ndryshon gjendja e publikut.

“Nuk kam asgjë kundër refugjatëve, por ne as nuk u pyetëm”, tha ajo, duke iu referuar vendimit të autoriteteve për të pranuar refugjatë në qytetin e tyre. Banorët e Heidenaut ndjejnë se kanë arritur cakun.

Në rrugë ka pak njerëz. Në rrugën përballë magazinës së kthyer tashmë në qendër për refugjatë gjendet një supermarket dhe dy kioska që shesin salçiçe të pjekura në skarë. Përgjatë rrugës kyesore vërehen refugjatët, një pjesë e mirë e të cilëve të ulur në livadh, ku disa dëgjojnë muzikë me kufje apo e të tjerë bisedojnë me njëri tjetrin. Në të kundërt, Heidenau është një qytet i vogël e i qetë, ku nuk ndodhin shumë ngjarje.

Frank Mueller, 68 vjeç, tashmë pensionist e dikur mësues biologjie dhe president i klubit më të madh sportiv, SSV Heidenau, shpreson që situata të përmirësohet. Pas rënies së komunizmit, ai ka dhënë ndihmesën e tij në ndërtimin e qytetit. Ai është veçanërisht i kënaqur për pistën e garave me biçikleta, që ka tërhequr çiklistë të klasit botëror.

“Kjo është karta jonë e thirrjes”, flet ai për pistën e biçikletave, që ka një histori mbi 100-vjeçare. U deshën vite për të ndërtuar Heidenaun, për ta bërë atë që është tashmë. Nëse vendi njihet përtej kufijve saksonomë, kjo vjen vetëm prej pistës së biçikletave.

“Pavarësisht situatave, në ndihemi të tupëruar prej këtyre veprave”, shtoi ai duke iu referuar neonazistëve. I pyetur rreth ngjarjeve të krahut të djathtë, Mueller bën një krahasim me kërpudhat që përhapen nën sipërfaqen e tokës. “Askush nuk i shëh ato, por mund të shpërndahen lehtësisht edhe si të tilla”.

Në tetor të 2014-ës u krijua një grup në Facebook me emrin “Heidenau- Hoert-Zu” (Heidenau, Dëgjo), që do të komentonte rreth zërave për pranim të zilkërkuesve në qytet. Grupi organizoi peticione në internet për të kundërshtuar këtë nismë. Numri i ndjekësve në Facebook u rrit. Në zgjedhjet lokale të mbajtura majin e kaluar, një kandidat 27-vjeçar, i dalë nga partia neonaziste NPD fitoi një vend në këshillin e qytetit.

“Nuk rastis përditë me të tillë njerëz këtu”, shtoi Mueller rreth NPD-së. Por, ai e pranon, disi i pakënaqur kur sheh 600 refugjatë, edhe pse ata nuk janë përfshirë në ndonjë incident.

“Mund të kuptosh se pse disa i kanë frikë ato”, vazhdon ai.

“Nuk kam asgjë kundër refugjatëve, por duhet të kuptosh limitet e kësaj, kur do të mbarojë e gjithë kjo”. (Nga Nils Bastek)./ATA

1 komente në “Jeta në Heidenau, pas dhunës së neonazistëve kundër emigrantëve”

  1. Tema says:

    Një shqiptari ja shkëmbyen fëmijën në maternitet të brukselit momentin e lindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje