Një avion evakuimi i kompanisë ajrore Senegal Air i cili transportonte të sëmurë nga kryeqyteti Ouagadougou i Burkina Faso-s për në Senegal ka humbur në orët natës së mbrëmshme brenda hapësirës ajrore të Senegalit, raporton Anadolu Agency .
Në një deklaratë nga Ministria e Transportit të Senegalit theksohet se në avionin e ngritur nga Ouagadougou ndodheshin 3 persona të ekuipazhit, ku 2 prej tyre nga Algjeria dhe 1 nga Kongo, 3 persona nga ekipi i shëndetësisë si dhe një i sëmurë me origjinë franceze.
Theksohet se avioni ka humbur nga radari në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme në perëndim të kryeqytetit Dakar të Senegalit.
Theksohet gjithashtu se autoritetet kanë ngritur shtabin e hetimit të ngjarjes dhe se 2 avionë të forcave ajrore të Senegalit dhe 1 anije kanë kryer operacione të kërkim-shpëtimit mbi Oqeanin Atlantik. Kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe është bërë e ditur se ato do të rifillojnë në orët e para të mëngjesit.