Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit midis AQTN dhe Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare

7 Shtator 2015, 12:37Sociale TEMA

Drejtori iArkivit Qendror Teknik i Ndërtimit z. Gjergj Thomai dhe drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare Agron Hetoja nënshkruan protokollin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Ky protokoll ka për qëllim përmirësimin dhe modernizimin e Arkivës Teknike, në lidhje me të gjitha projektet dhe dokumentacionin teknik të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin, të cilat janë dorëzuar dhe ruajtur në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit (AQTN). AQTN është e gatshme të ndihmojë KESH sh.a për përmirësimin, modernizimin, skanimin dhe dixhitalizimin e të gjithë dokumentacionit teknik, që ndodhet pranë AQTN-së në lidhje me HEC-et e kaskadës së lumit Drin, të cilat kanë një ndikim shumë të madh pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe një rëndësi jetike në fushën e kontrollit të zhvillimit të territorit, administrimit të tokës si dhe turizmit. Nga anan tjetër, KESH sh.a në interes të një administrimi sa më të mirë të kaskadës së lumit Drin, do të të mbështesë AQTN-në në iniciativat e saj dhe të kontribuojë duke dhënë mbështetje logjistike, dhe duke vënë në dispozicion pajisjet e duhura dhe stafin e kualifikuar të saj, për realizimin e procesit të modernizimit të Arkivës Teknike, në lidhje me projektet dhe dokumentacionin teknik të HEC-eve që ka nën administrim.

Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit për një periudhë njëvjeçare nga momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të vërë në dispozicion, për procesin e skanimit, dixhitalizimit dhe numërimit, të gjitha studimet, projektet dhe dokumentacionin teknik që ndodhen në këtë institucion për të tre HEC-et e kaskadës së lumit Drin, ndërsa KESH sh.a angazhohet të mbështesë këtë proces me vënien në dispozicion të pajisjeve përkatëse të skanimit, printimit dhe/ose dixhitalizimit, si dhe të specialistëve të kualifikuar të tij, duke skanuar rreth 613 dosje me 12000 fletë, dokumentacion teknik arkivor.

 

 

 

2 komente në “Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit midis AQTN dhe Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare”

  1. ananananananannannanana says:

    Pse lajm eshte ky?!

  2. Babushi says:

    U rrenqetha nga ky lajm.

    Keta te dy duhet te kene pagu leke qe tu dale emri ne gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje