Për rreth tre ditë, Tirana do jetë kryeqyteti i gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare për tre ditë rresht.
Paqja, toleranca fetare dhe dialogu janë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që nisi pasditen e së dielës në Tiranë (6 shtator) dhe do vijojë edhe në datat 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan dhe që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Në ceremoninë e hapjes së këtij takimi në Pallatin e Kongreseve u lexua dhe një letër e Atit të Shenjtë, i cili në mesazhin e tij thekson se “gjithmonë në Tiranë, besimi i mirëfilltë është burim paqeje dhe jo dhune”.
Mesazhi i plotë i Atit të Shenjtë:
“Ju përshëndes të gjithëve me respekt dhe shpresë se takimi ndërkombëtar për paqen mbahet në Tiranë. Këto takime janë në vazhdën e rrugëtimit të nisur nga Shën Gjoni Pali i II, i cili realizoi takimin e parë historik në Asizi në tetor 1986. Qysh atëherë u çel një shtegtim në të cilin marrin pjesë burra dhe gra që iu përkasin besimeve të ndryshme që vit pas viti ndalet në qytete të ndryshme të botës.
Ndërsa ndryshojnë skenarët e historisë, popujt janë të thirrur të ballafaqohen me shndërrime të thella, ndonjëherë dramatike.
Ndihet gjithnjë e më shumë nevoja që ndjekësit e besimeve të ndryshme të takohen, të dialogojnë, të ecin së bashku e të bashkëpunojnë për paqen, sipas shpirtit të Asizit që përmenden në dëshminë e shndërritshme të Shën Françeskut.
Këtë vit ju keni zgjedhur të ndaleni në Tiranë, kryeqyteti i një vendi që u bë simbol i bashkëjetëses paqësore mes besimeve të ndryshme fetare pas një historie të gjatë vuajtjesh. Është në zgjedhje që unë e bashkëndaj, siç e tregova me vizitën time që kreva në atë qytet në shtatorine vitit të shkuar. Unë zgjodha Shqipërinë, si vendin e parë evropian që doja të vizitoja pikërisht për ti dhënë zemër bashkëjetesës paqësore, pas përndjekjeve tragjike që pësuan besimtarët shqiptarë gjatë shekullit të kaluar. Lista e gjatë e martirëve na flet ende sot për atë kohë të errët, por na flet edhe për forcën e besimit që nuk dorëzohet, nuk thyhet nga prepotenca e së keqes.
Në asnjë vend tjetër në botë nuk ka qënë kaq i fortë vendimi për të përjashtuar Hyjn nga jeta e një populli. Mjaftonte qoftë edhe një shenjë e vetme fetare për të dënuar me burg, madje edhe me vdekje. Kjo ndodhi shumë e zezë e ka prekur thellë popullin shqiptar deri në çastin e lirisë së rigjetur, kur anëtarët e bashkësive fetare, të goditur nga vuajtjet e përbashkëta kanë filluar sërish të jetojnë në paqe së bashku. Për këtë miq të dashur, unë ju jam vërtet mirënjohës veçanërisht ju që keni zgjedhur Shqipërinë. Do të doja të theksoja së bashku me ju atë ç’ka thashë vjet në Tiranë, bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme mes personave dhe bashkësive që iu përkasin besimeve të ndryshme fetare është vetëm ajo ç’ka dëshirojmë dhe krejtësisht e mundur e zbatueshme.
Ky është shpirti i Asizit, të jetojmë së bashku në paqe, duke kujtuar se paqja dhe bashkëjetesa kanë një themel fetar. Lutja është gjithnjë në rrënjët e paqes dhe pikërisht sepse e ka themelin e vet paqja është gjithnjë e mundshme ështu siç është emërtimi i takimit tuaj i këtij viti.
Është e nevojshme që të forcohet sidomos sot kur në disa pjesë të botës duket sikur po fiton dhuna, përndjekja dhe shkelja e lirisë fetare, bashkë me nënshtrimin e njerëzve përballë konflikteve e luftrave të cilat vazhdojnë. Nuk duhet t’i dorëzohemi kurrë luftës dhe nuk mund të qëndrojmë indiferent përpara atyre që vuajnë për shkak të luftës dhe dhunës.
Për këtë arsye unë zgjodha për ditën e ardhshme botërore të paqes fjalinë “mposhte indiferencën dhe fitoje paqen”. Por dhunë nuk është vetëm të ngresh mure e pengesa për të bllokuar atë që kërkon paqe, dhunë është të zmbrapsësh atë që largohet nga kushtet çnjerëzore duke shpresuar në një të ardhme më të mirë. Është dhunë të përjashtosh fëmijë e të moshuar nga shoqëria dhe vetë jeta.
Është dhunë ta zgjerosh hendekun mes atij që harxhon tepricën dhe atij që ka nevojë për gjerat më thelbësore. Në këtë botën tonë besimi tek Hyj na bën të besojmë dhe të themi me zë të lartë se paqja është e mundshme. Si besimtarë ne jemi detyruar ta rizbulojmë përsëri këtë thirje universale për paqen, e cila ndodhet në zemrën e traditat tona fetare dhe t’ia ripropozojmë me guxim burrave dhe grave të kohës sonë.
Dhe e theksoj atë që thashë gjithmonë në Tiranë, besimi i mirëfilltë është burim paqeje dhe jo dhune. Askush nuk mund të përdorë emrin e Hyjit për të ushtruar dhunë. Të vrasësh në emër të Hyjit është një sakrilegj i madh. Të diskriminosh në emër të Hyjit nuk është njjerëzore. Të dashur miq të thuash që paqja është gjithmonë e mundshme nuk është një fjalë e lehtë, por shpreh besimin tonë se asgjë nuk është e pamundur për Hyjin.
Sigurisht na kërkohet një përfshirje personale ashtu edhe e bashkësive tona për punën e madhe për paqen. Nga toka shqiptare, nga toka e martirëve të mund të nisë të lindë një profeci e re paqeje. Unë bashkohem me të gjithë ju që në shumëllojshmërinë e traditave fetare ne të mund të vazhdojmë të jetojmë pasionin e përbashkët për rritjen e bashkëjetesës paqësore në të gjithë popujt e tokës”.
Po Papa shqiptaret po ikin vete nga vendi. As sirianet s`kane qejf te vine tek ne. Sa per ate tolerancen fetare falendero komunizmin se pa ate kushedi sa burka do kishim sot.
megjithese jam ateist duhet ta pranoj qe papa francesku eshte nje person i zgjuar qe me fjalen dhe ‘politiken’ e tij behet akoma me simpatik ne popull…
eshte edhe janullatos teper i zgjuar(te jeni te sigurte per kete fakt) por ai e perdor zgjuaresine e tij ne dem te ‘kopese’pra predikon percarjen,janullato me teper ngjan me nje politikan(madje me 007) sesa me nje klerik…faktet jane te pamohueshme dhe perpara ardhjes se janulles ne albani nuk egzistonte gjithe kjo urrejtje dhe percmim qe perjetojme sot neper forume,mendoj qe janulla nuk ka asnje lidhje me papa franceskun dhe historia do ti japi ate qe meriton pasi politika shqiptare po tregohet komplet e pafuqishme ti tregoje vendin ketij ‘politikani ekstremist’qe po minon harmonine ne shoqerine shqiptare
Kur shikon qe ne krye te fese ka njerez te tille , atehere eshte nje detyre qe ta duash dhe ta respektosh fene edhe zotin,, PAPA FRANCESKU
NJERI ME I DASHUR JE BIRI ME I MIRE I ZOTIT
Po ka tolerance fetare ne shqiperi vetem greket shqipfoles nuk e aprovojne qe ka sepse nuk u sherben ne interesat e tyre afatgjate qe eshte qe ta shohin shqiperine sa me keq greket shqipfolesa do vidhnin valle po te kishte dhune fetare ne shqiperi sic e pame rastine e fundit te “kishes shen thanasit” nuk jemi prefekt ama nuk jemi si ca shtete te tjera per ket kam fakte nga jeta personale kshu qe greket shqipfolesa te pelcasine tju plas zemra sepse shqiptaret kan shtet plot 25 vjet qe nga komunizmi dhe skemi pasur probleme te tilla edhe i here dhem te pelcasine greket shqipfolesa si tfgs edhe ca shok te tij qekan shit sumen per 300 euro po ska problem nuk ka shtet ne bota po derra dhe pa gjakprishura ka ne cdo cep te botes , nuk shitet vetja per 300 euro nuk je burr po je “bur” shqiperia ka plot probleme po nuk zgjidhen me ndryshimin e identitetit. Ju garantoj un qe 99.9% e shqiptareve se rrune fare per fene qofsh ti katholic musliman orthodox apo noj fe tjeter problemi i vetem eshte qe vetem kta greker shqipfolesa e shohin kte problem . Un vete jam i pafe ama rrofshin shqiptaeet si kaltohic si orthodox si musliman ne fund te fundit kan fene e vet sjau ndryshojme dot posht sumshiturit e janulloatosit 300 euroosh sumshpartalluarit
Ne Shkoder kjo quhet: andrra ne beze!