Fundjavën e kaluar u mbyll dasma familjare e dy djemve të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, në një nga restorantet luksoze të Tetovës.
Mbi 600 mysafirë të ftuar, familjarë dhe miq, por edhe VIP-at e politikës ishin pjesë e ahengut familjar.
Ilir Meta, kryeparlamentari shqiptar, dhe Ramush Haradinaj ishin protagonistët kryesor të dasmës, por nuk munguan edhe emra të tjerë të politikës dhe sferave tjera nga Tirana dhe Prishtina, raporton INA.
Djali i madh i Menduh Thaçit, Pajtimi u martua me vajzën e kryetarit aktual të komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, ndërsa djali tjetër Afrimi u martua me vajzën e një avokati të njohur tetovar.
Këta të dy (Iliri dhe Ramushi) dhe në fotografi duken që janë të “të njëjtit kallëp”…(?!)