Gjermania lajmëroi se Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi do të klasifikoheshin si ‘vende të sigurta origjine’, që do të thotë se njerëzit që shkojnë në Gjermani nga këto vende do të kthehen më shpejt dhe shumë pak do të mund të marrin azil.
Gjermania i ka kategorizuar shtetet e BE-së, plus Ganën, Senegalin, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjen si ‘shtete të sigurta’, gjë që do të thotë se shtetasit e tyre kanë shumë gjasa të refuzohen.
Lëvizja erdhi pasi Gjermania të hënën zbuloi planin e parë për t’u përballë me fluksin e refugjatëve në vend.
Plani i prezantuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zv. Kancelari Sigmar Gabriel në Berlin, përfshin buxhet më të madh dhe burime më të shumta njerëzore për t’u përballur me refugjatët, si dhe mjete të shpejtimit të aplikimeve të azilit.
Merkel tha se Gjermania do të shtojë 3 miliardë euro në buxhetin e 2016 dhe do të japë 3 miliardë të tjera për shtetet gjermane dhe komunat që po përballen me numër rekord azilkërkuesish.
Nën këtë plan, aplikimet nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë në qendrat e pritjes paraprake, ku autoritetet do të ndihmojnë me akomodim të përshtatshëm për dimër për 150,000 persona.
Qëndrimi maksimal për refugjatët do të jetë nga tre deri në gjashtë muaj. Ata duhet të qëndrojnë në rezidencë gjatë kësaj periudhe.
Aplikantët e refuzuar do të kthehen në vendet e origjinës më shpejt se më parë.
“Kush nuk do të jetë i përshtatshëm për qëndrim të përhershëm do të largohet nga vendi,” tha Merkel, që lajmëroi se përfitimet sociale të atyre që do të largohen do të ulen.
Qeveria ka gjithashtu plan të hartojë një ligj mini-imigracioni për të ndihmuar ballkanasit.
“Ata që vijnë nga Ballkani dhe që mund të japin prova të punësimit apo një pozicioni trajnimi do të mund të punojnë këtu,” tha Kancelarja.
Ministri gjerman i punëve të brendshme, Andrea Nahles tha se në pesë vitet e ardhshme Gjermania do të ofrojë 20 mijë leje pune për gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor pavarësisht kualifikimit të njerëzve.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 40 për qind e azilkërkuesve në Gjermani janë nga Ballkani.
Tani qe pp
O. T
Le te mbajn jevgjit e Lindjes se Mesme se do tja shohin hajrin nuk do te jete e larget kur do tja ndegjojn kengen arabeve keshtu e duan keshtu le tju behet
Dhe flasin pastaj per integrim kush te integrohet arabet ne kulturen Europiane? Duhet te jeshe komplet idiot te besosh nje gje te tille
Jane pazare te shtrenjta ketu ,nuk behet fjale per integrim .Ata kur jane ne shtetin e tyre ,nuk kane pretendime ,sa vijne ne Europe ,fillojne kerkesat per te drejta te barabarta ,duan shkolla ne gjuhen e tyre ,ngrihen ne demostrata .Kur jane me shume se 2 milion ne nje shtet kerkojne shtet ne vete . Kjo eshte arsyeja qe Gjermanet i djegin ne banesat e tyre .
Ku jnane tifozet e gjermanit dhe bajernit?