Refugjatët kërcënojnë bërthamën e krishterë të Evropës. Këtë fjali e dëgjon jo vetëm nga Varshava dhe Budapesti. Por pikërisht një qëndrim i hapur për të krishterët është qendrim kristjan, shkruan Christoph Strack.
Ka pak tema politike, për të cilat baza dhe përfaqësuesit e kishës katolike – në Romë dhe në Gjermani – shprehen kaq me unanimitet dhe kaq paralajmërues. Angazhimi për refugjatët mund ta sfidojë një kishë, e cila po shkëputet ngadalë ose është shkëputur nga përfytyrimi borgjez idilik i një kishe popullore. Edhe duhet ta sfidojë atë. Por e qartë është një gjë: qëndrimi i hapur për refugjatët është kristjan. Pa dyshim.
Në debatin aktual për refugjatët, Kryetari i Konferencës së Ipeshkve Gjermanë, Kardinal Reinhard Marx e shpreh me saktësi këtë në bisedë me DW: “Po të mos ndihmonim, po ta rrethonim Evropën me një mur dhe të lejonim që në muret tona të mbyten ose asfiksohen njerëz, atëherë me të vërtetë rrezikohet ekzistenca e krishterë e Evropës.” Marx e sheh të rrezikuar në këtë pikë identitetin e Evropës: “Ne do të kemi një Evropë tjetër, po të mos u ndihmojmë atyre.”
Takime në trenin me refugjatë
Marx nuk deshi të prononcohej shumë qartë për informacionet se një ipeshkv hungarez i ka quajtuar refugjatët “invazion” mysliman dhe kërcënim për vlerat e krishtera. Ai më tej e kishte akuzuar edhe Papën se nuk ia ka idenë, sepse ai bëri thirrje që të pranohen refugjatët. Për këtë një përshtypje shumë personale: në fundjavë unë i udhëtova për dy orë në trenin e refugjatëve, nga Budapesti për në Mynih. Dy baballarët e parë të familjeve, me probleme shëndetësore, të cilët më përshkruan ikjen e tyre përmes detit dhe Hungarisë, ishin të krishterë ortodoksë nga zona e Kobanes.
Kryetari i Konferencës së Ipeshkve gjermanë u përmbajt dhe nuk u tërhoqi vërejtje as ipeshkve në vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ashtu si është BE një krijesë pak a shumë e brishtë, që mbahet e bashkuar nga shumë aspekte financiare dhe prej një traditave që kujtohen në ditë përkujtimore, po kështu edhe organet e kishës katolike në të gjithë Evropën bashkojnë tradita shumë të ndryshme.
Të inkurajohen për ndihmë besimtarët lokalë
Të dielën, Papa shprehu dëshirën e qartë që çdo komunitet, çdo manastir në Evropë të krijojë mundësi për të pranuar një familje. Këtë ta bëjë jo famullitari vetëm, por kisha si e tërë. Mendjet e shkathëta llogaritën shpejt se në këtë mënyrë do të ndihmoheshin 500.000 familje. Dhe Gjermania, kisha katolike në Gjermani nuk ka pse të fshihet këtu. Vetëm në Mynih jetojnë 1000 refugjatë në ambjente kishtare, në rajone të tjera po përshtaten shkolla bosh ose përdoren dhomat e manastirit. E megjithatë, përfshirja e komuniteteve është diçka tjetër: sepse me sa duket Papa nuk do të inkurajojë për të ndihmuar vetëm shoqatat dhe profesionistët, por edhe besimtarët lokalë.
Pavarësisht nëse flitet për Budapestin, Vjenën apo Salcburgun, për Mynihun, Leipzigun ose Dortmundin. Në shumë qytete janë angazhuar vullnetarë të kishës. Njëkohësisht, jo pak ipeshkvë gjermanë informojnë se kanë marrë letra të zemëruara nga besimtarë katolikë, për të cilët angazhimi për refugjatët shkon shumë larg, të cilët për këtë shkak madje po dalin edhe nga kisha. Edhe kjo e bën të qartë se sfida e refugjatëve mund ta ndryshojë kishën. Por mikpritja e refugjatëve bën pjesë në identitetin gjenetik të kishave. Bën pjesë në një Evropë edhe më të krishterë.
E cuditshme, por pikerisht vendet e Europes Lindore, vende si Polonia, Hungaria, Cekia, Sllovakia, etj qe 25 vite me pare rrezuan muret dhe telat me gjemba te diktaturave komuniste, vende qe qytetaret e tyre emigruan me shume se kushdo tjeter ne Perendim, sot ndertojne mure e tela me gjemba per te bllokuar turma refugjatesh qe largohen nga lufta, varferia e diktaturat!!!!
Eshte e tmerrshme, por pikerisht hungarezet,polaket, ceket, sllovaket, etj qe ju hapen dyert e lirise, rruget dhe mundesite per te drejta te barabarta me qytetarin gjerman, francez, belg, britanik, danez, suedez, etj, sot i trajtojne keta refugjate te mjere me metodat me te turpshme naziste e raciste!!!!
C’fare Europe deshirojne, Europen e kryqezatave, Europen nen cizmen hitleriane e bolshevike apo Europen e lire dhe demokratike??!!
Per tekat se Amerika don vetem lufte ne kontinentin e Azise ,duhet te fusi Europa miliona njerez qe po braktisin vendin e tyre ??? Perse nuk i merr Amerika keta njerez qe po i lerojne Sirine dhe Irakun . ????
Cfare arsye kishte Amerika qe pushtoi Vietnamin ,Japonine ,Afganistanin ,Irakun. Sirine ??? Perse nuk i shpalli luft Kubes ku ai popull ka vuajtur shume nga diktatura , perse nuk i shpalli lufte Enverit si diktator ????
Sepse keto vende nuk jane te pasura . Amerika i ben luftrat dhe njerzit ja percjell Europes dhe mbas ca vitesh jane po keta refugjate qe behen kamikaze ,se gjoja Europa nuk na trajton te barabarte . Mbas nje viti i ke neper demostrata ,per te kerkuar te drejta e tyre .Asnje e drejte nuk i mungon . Kurdet ne Gjermani jane ata qe jane strehuar prej Gjermaneve dhe ngrihen ne demostrata per te kerkuar shtet ne vete ,Universitete ne gjuhen kurde .etj Jane po ata Kurde qe bejne demostrata ne Stamboll e gjetke asgje nuk i mungon jetojne njesoj si Turqit . Jane rrace e ndyre dhe pike .