Lajmet për një mbështetje të mundshme ushtarake të Asadit nga Rusia alarmojnë SHBA-në. Uashingtoni ka frikë se kjo mbështetje mund ta acarojë gjendjen.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri të qartë homologut të tij rus, Sergei Lavrov në një bisedë telefonike se një ndërhyrje e mundshme ushtarake e Rusisë mund të acarojë më tej konfliktin në Siri, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Kerry është i shqetësuar në lidhje me njoftimet se Moska mund të planifikojë që të zgjerojë përsëri mbështetjen e saj ushtarake për regjimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad.
Në telefonatë Kerry u përpoq për t’i bërë të qartë Lavrovit, se nga një rritje e angazhimit ushtarak rus mund të rritet jo vetëm numri i viktimave dhe i të vdekurve në Luftën Civile por do të vazhdojë të rritet edhe numri i refugjatëve. Përveç kësaj, në rastin e një ndërhyrjeje të Rusisë kërcënojnë konflikte me koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA kundër milicëve xhihadistë të “Shtetit Islamik” (IS) në Siri.
Siç njoftohet më tej, të dy palët ranë dakord që ta vazhdojnë dialogun e tyre në fund të muajit në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Putini: Njoftimet të parakohshme
Sipas një raporti të “New York Times” Rusia ka dërguar një ekip ushtarak në Siri. Përveç kësaj në një aeroport pranë Latakias janë dorëzuar strehimore parafabrikat për qindra vetë dhe një stacion lëvizës për kontrollin e trafikut ajror. Gazeta bazohet tek analistët e zbulimit amerikan. Rusia ka kërkuar gjithashtu të drejta për fluturimin e avionëve ushtarakë për muajin shtator.
Qeveria e SHBA thotë se nuk është saktësisht e qartë për qëllimet e Moskës , shkruan “New York Times”. Sipas autoriteteve shtetërore fusha ajrore mund të shërbejnë edhe për transportin e pajisjeve ushtarake për regjimin e Asadit, ose si një pikënisje për sulmet ajrore ruse në mbështetje të forcave qeveritare siriane.
Mediat izraelite raportojnë se Rusia është e gatshme të dërgojë aeroplanë ushtarakë në Siri që mund të përdoren kundër IS-it. Në rrjetet sociale u shfaqën fotografi me avionë rusë dhe dronë në Siri. Presidenti rus Vladimir Putin i quajti njoftimet për një ndërhyrje ushtarake të Rusisë në konflikt si të “parakohshme”.
Duket qarte se zjarrin e mban ndezur amerikani ne Siri duke nxitur plehrat isis.Amerikane s’duan qe ky zjarr te shuhet po te vazhdoje ashtu,te mos kete kurre stabilitet aty.S’eshe cudi qe edhe t’i financojne plehrat isis.
Shihet se Isis kercenojne cdo vend me perjashtim te Izraelit!
SHBA=Erjon Brace….
Ky acarim i Amerikes tregon qarte interesat e saj ,gjithashtu i ve vulen qe ne Siri ka dore Amerika . Te gjitha justifukimet e tjera jane te pavlefshme . ISI eshte ne bashkepunim me Ameriken dhe kjo shperngulje e popullsise behet me qellim qe Siria te jete e lire . Mbas dy muajsh priten te vijne ne Europe. dhe 1 milion te tjere Siriane ne Europe .
Koalicioni USA+ te tjeret po luftojne kunder IS pa mbeshtetur regjimin e Asadit dhe me mbeshtetjen e rebeleve, kurse Rusia don te mbeshtese Asadin kunder popullit rebel te Sirise dhe te marre ne control nje zone strategjike si Siria. Informohuni perpara se te beni komente idiote pa lidhje. Sikur te ishte ngritur populli Shqiptar kunder Saliut ne 2011 sic u ngrit populli Sirian dhe Rusia te mbeshteste Saliun dhe Amerika rebelet, me ke do ishe ti? ISIS nuk eshte populli Sirian por te huajt qe luftojne ne Siri, mos I ngaterroni gjerat.
Ore te ishte keshtu sic thua ti zotrote, amerika i kishte furnizuar e trajnuar aq mire “rebelet” sac trajnoi e furnozoi muxhahedinet nw Afganistan kunder sovjetikeve!! Po ata “rebele” 99% te rasteve bashkohen me ISIS-in krejt cuditerisht- sikur ti kishte urdheruar Amerika. Po rri mor shok mos u bej kaq naiv se ka te drejte komentuesi lart Amerika i mban ISIS in gjalle qe te kete kaos atje dhe ta kontrolloje me lehte kaosin. Po edhe ta mendosh lehte fare: a kane nje armik? Pse dreqin eshte kunder futjes se Rusise si ndihme shume e vlefshme, kur cdo gje behet me e lehte, intensifikohen sulmet e ikin me shpejte per lesh islamiket?? Sepse mban cdo gje ne kontroll aty pervec Assadit. E meqe Rusia kerkon te ruaje Assadin ata dalin kunder Rusise!! Po vetes do ia bejne gropen si gjithmone!!!
Deklarata me idiote e John Kerry-t mbi mundesine e nderhyrjes se mundshme ushtarake te Rusise ne konfliktin sirian!!!!
E para, sepse SHBA-ja nuk mund ta ndaloj Rusine.
E dyta, ishte Rusia qe nuk lejoj SHBA-ne per nje nderhyrje ushtarake ndaj regjimit Asad.
E treta, ishte politika e gabuar amerikane per zgjidhjen e ceshtjes siriane me nje Lufte Civile duke ndihmuar politikisht, dhe ushtarakisht “opoziten” e regjimit Asad qe ne fakt treguan se ishin grupe radikale islamike prej te cilave “lindi” Shteti Islamik.
E katerta, ishte kjo mbeshtetje amerikane qe solli katastrofen me te madhe njerezore te mbas Luftes II Boterore. Numri i viktimave eshte gati 400 mije persona dhe numri i refugjateve i ka kaluar kater milionet!!!!
Atehere ke paralajmeron Kerry??!!
Ky zotnia nuk ka aftesi per te na treguar konseguencat e nje perzjerje te mundeshme te Russise ne kete loje, sepse e kane krijuar vete kete tragjedi umane duke mos qene ne gjendje qe te llogarisnin konseguencat reale.
Keshtu po na mban ne keto 25 vjet nena amerike ,barkun thate ,rrofte demokracia , lufte korrupsionit,dhe u pasurofshin senatoret amerikane me paret tona
amerika eshte shume e shqetesuar per jetet e sirianeve,dhe arabeve ne pergjithesi.po kush i han me keto dardha o kerry i leshit.
ketu tek tema mund te gjesh komentues te talentuar per ministra te jashtem, ministra mbrojtje, analiste dhe specialiste te ceshtjeve nderkombetare qe e nisin diten me nje gote dhall dhe e mbyllin me nje rrote qepe e nje dopio raki.
pp ti o,loqe e tredhur cfare je,kritiku i leshit?
Ai eshte diku po jo ne kete bote ai eshte ne boten e cudirave ku cdo gje eshte ne rregull
Problemet ne Lindjen e Mesme nuk kane per tu zgjidhur kurre perderisa ato shtete jane krijuar ne menyre abstrakte nga Anglezet dhe Francezet. Supozojme se fajin e ka Amerikanet per situaten tani. Pse nuk me thote ndonje se kush e kishte fajin kur Sadami i mbyste kurdet me arme kimike? Pse nuk thote njeri cila eshte zgjidhja per 40 milion kurd pa shtet? Ja e ndihmoj edhe Rusia rregjimin e Asadit dhe krijoj nje zone te sigurt ne brigjet e Mesdheut. Mendoni se perfunduan luftrat? Ka nje problem qe asnjeri nuk e thote ketu. Dhe ky problem quhet besimi fetar. Popuj te ndryshem, fe te ndryshme, interesa ekonomik te ndryshem,etc dhe historia perseritet…
Pasi ben Irakun pershesh,se po “prodhonte” bomben atomike dhe hyn e varen udheheqsin e atij populli mu brenda ne vendin e tij, dhe po shofim pasojat e tmershme te asaj nderhyrje ,e ti shoku i mencur me lart ,hoqen qafe dhe Kadafin e ska nevoj te jesh minister i jashtem se kta ministra vetem dizinformime dhe puce kurdisin ne sherbim te atyre qe ndezin kto zjarre te llahtarshme ,! Rezultatet kaq vjecare me kto pasoja flasin vet or ti mik dhe u mor vesh kush i ben ,kush fshihet pas ktyre dhe pse behen! Me qe na bere krahasimin “ideal” me lugatin Sali ,po te pyes kush po e mban akoma kte kriminel e hajdut tradhtar neper kembet e shqiptareve, qe spo gjejn qetesi?Cilet ambasador na e ben “hero” e “burr shteti” pasi vrau ne mes te bulevardir 4 te pafajshem ? Populli esht gjykusi me i mir, sepse koha ju ka hapur syt dhe di tashme te bej dallimin !Ne e kemi ne kuriz kte poshtersi e keshtu e morem vesh sa na “duan”! Tragjedia e Siris esht aq e dhimbeshme sa dhe e poshter e sdo shum mend ta kuptosh psen !