Këshilli Bashkëpunimit Rajonal: Europa Juglindore dhe Turqia, potenciale të pashfrytëzuara

7 Shtator 2015, 11:28Bota TEMA

“Hapja e vendeve të reja të punës, zgjerimi tregtisë rajonale dhe rritja e GDP-së të vendeve të Europës Juglindore, janë domosdoshmëri për rritjen e mirëqenies së rajonit”, theksoi Goran Svilanovic, sekretari Përgjithshëm i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim në takimin e zhvilluar në Ankara.

Takimi B 20 (biznes 20) i paraprin samitit të 20 vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë që do të mbahet në fund të këtij viti.

“Ne duhet të forcojmë lidhjet me vende me rritje të lartë ekonomike si Turqia, e cila është një partnere e rëndësishmë” – tha z. Svilanovic

Afërsia gjeografike, kulturat e përafërta dhe natyra komplementare e strukturave të Europës Juglindore me Turqinë, ofrojnë shumë hapësirë për sinergji, hapësirë e cila është ende e pa ezauruar.

Pavarësisht ngjashmërive, ekzistojnë edhe ndryshime, Turqia ka një popullsi katër herë më të madhe se rajoni Europës Juglindore dhe ekonomia e saj është në rritje, ndërsa ekonomia e rajonit është në stanjacion.

Sipas një studimi të fundit të kryer fushat ku ka hapësirë bashkëpunimi janë tregtia, investimet, arsimi, burimet njerëzore dhe energjia.

1 komente në “Këshilli Bashkëpunimit Rajonal: Europa Juglindore dhe Turqia, potenciale të pashfrytëzuara”

  1. pjatalarsi says:

    Keto keshilla me kujtojne nje tregim te Azis Nesinit, mbi keshillat qe jepen aq kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje