Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pasditen e sotme Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”. Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve.
Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, Presidentja e Republikës së Kosovës u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.
Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Futja pordhes.
Nga Bregoviqi tek Atifetja… hahahaha…
Hajde fiq… hajde fiq me shumice….
Akoma vazhdojne idiotlliqet e celesave
akoma me celesat keta , vin kosovaret i japim celsa, ven shkerdhatat shqiptare dhe atje i qirasimn me celesa, shqiperi-kosvo pune celeshash . ASGJE TJETER. POSHTERSIRA .
E mire, ta fusi n’myth Ahtifetja…..
undefined
pordhi kali,pordhi pela,e me celes byjthen nuk ja mejdh dot or tej.
Ç’ka bërë Atifetja për Tiranën…???!!! Apo futja pordhës, se “kopje çelësash”, bëjmë sa të duam…(?!)