Ministri Gjerman i Punëve të Brendshme Thomas de Maiziere njoftoi se vendi i tij do të dalë “përkohësisht” nga traktati Shengen duke rikthyer kontrollet në pikat kufitare të vendeve anëtare të traktatit për lëvizje të lirë, veçanërisht në kufi me Austrinë, për të ndaluar fluksin e regugjatëve.
Sipas Maiziere, ky vendim i qeverisë gjermane është gjithashtu edhe një sinjal për Europën: Gjermania po përballet me përgjegjësi humanitare, por barra për këtë përgjegjësi duhet të rishpërndahet në mënyrë solidare brenda Europës.
Disa vende europiane, veçanërisht vendet e reja anëtare në lindje si Polonia, Çekia e Sllovakia, kanë kundërshtuar propozimet për ndarjen e refugjatëve mes vendeve anëtare të bazë të gjendjes së tyre ekonomike dhe përmasave të popullsisë, gjë që shtyu Gjermaninë të reagojë duke rikthyer kufijtë.
Zona Shengen u krijua formalisht në vitin 1994 me synimin për të hequr kontrollet kufitare mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por vendet anëtare kanë të drejtën e tërheqjes prej kësaj zonë.
Turp t’u vij!
Deri dje shanit Hungarezet ndersa sot do dilni “perkohesisht”.
Mos u hidh me njëherë si me presh në byth. Gjermania del nga Shengen edhe qytetarët edhe bizneset e racistave hungarez u duhet të pajisen me dokumenta, duke u krijuar vështirësi të mëdha. Në këtë mënyrë presidenti hungarez duhet të merret më shumë me proçesin e identifikimit të refugjatëve edhe lëvizjen e shpejtë të tyre drejt destinacionit përfundimtar, edhe më pak me ngritjen e mureve për të mos i lejuar refugjatët të kalojnë mes për mes Hungarisë, kur më të shumtën e kohës po këta refugjat paguajnë për lëvizjen e tyre si çdo qytetar tjetër europian.
Plako, merri arabet e futi ne shtepine tende. Nuk i ka Gjermania ndonje borxh arabeve!
Po pra , turp dhe faqja e zeze. Ndersa Gjermania po mban peshen kryesore te kesaj tragjedie, vendet e tjera po i keqtrajtojne refugjatet me ne krye Hungarine.
Hungaria ka kaq kohe qe po u kerkon azilantve te kerkojne strehim ne vendin me te pare Evropian qe shkelin.
Kjo,sipas Konventes se Dublinit.Pra,Hungaria ka qene shume ne rregull nga ana ligjore,ndersa gjermont dolen dhe lozen “njeriun e mire”.Tani qe u vajten refugjatet ne shtepi,tani kerkojne daljen e “perkohshme” nga Shengeni,se nuk po u’a mba menderja.Kjo eshte: Boj si them une dhe mos boj si boj une.
Shume mire,ose do merren masa per te kontrolluar emigrimin osé kjo situate sdo mbaroj asnjehere.
hahaha…
ja pra dhe përralla është drejt fundit. ka 15 vjet që lindja e mesme është në liftë, tani e kuptuan krizën humanitare. shumë mirë.
Mbase Edvini me ekspozitat qe po hap atje do te ia mbushe mendjen gjermaneve te
ndryshojne mendje. Ne te kundert e ka gati justifikimin duke u shfajesuar per gjendjen e mjere ekonomike ne vend duke thene qe fajin e ka Gjermania jo ne se duam te jemi pjese e EU-se por ato s’jane ne rregull.
Shume mire pra duhet me i vone gishtin kokes edhe me u be te pergjegjshem per te ardhmen e vendit tend me ndertu te ardhmen per femijet tane me votu njerez te ndershem jo mafioza te cmendur. por njerez qe jane te paster edhe e duan vendin nuk shesin interesat tek te huajt per te qendru ne pushtet. Punoni per vendin e femijeve tuaj
Uuuaaa pse keshtu “Nena Merkel”?????
Kan pese vjet qe e kane lene Italine,greqine vetem,tani po preukupohen per veten,?
Historia e refugjateve ka qene nje autogol i merkelit…sapo doli ajo dhe tha do japim azil per gjith sirianet …aty shperthu fluksi…dhe kjo eshte arsyeja qe te gjithe duan te ikin ne gjermani.eshte si puna jone ne 99 qe me shume shqipatr iken si kosvar gjoja nga lufta se sa kosovare vet.prandaj keta ti vene gishtin kokes ti ndihmojne keta njerez atje ku jane e jo te bejne thirje hajdeni se ju mbajme…se i mbyten njerzit neper varka
Mama Merkel i kerkoje ,ajo duhet ti mbaje (per te gjithe arabet ajo eshte bere nene, si dikur partia per ne)