“A është Papa katolik?” – Kjo kopertinë ngjall shumë polemika

15 Shtator 2015, 09:42Bota TEMA
“A është Papa katolik?” – Kjo kopertinë ngjall

E përjavshmja amerikane NewsWeek ka botuar një kopertinë që ka ngjalur shumë polemika.

Ajo shfaq Papa Françeskun dhe pyet: “A është Papa katolik?”

Kopertinë bëhet vetëm pak para vizitës së Papës në Amerikë.

NeësËeek citon edhe një sondazh të Gallup, që ka pikërisht këtë pyetje, “a është Papa katolik?”

Pyetja vjen pas disa qendrimeve provokuese të Papës, si në rastin e homoseksualëve, kur tha se “kush jam unë që t’i gjykoj unë ata”.

Por, edhe për vendimin e faljes së mëkatit të abortit si dhe qendrimet për divorcing.

Kjo ka bërë që popullariteti i Papës të bjerë ndjeshëm, sidomos te pjesa konservatore.

Sipas sondazhit të Gallup, nëse në 2014-n popullariteti i Papës ishte 89%, këtë vit ka rënë në 71%.

“Iu premtoi shumë progresistëve doktrinalë dhe politikë, por ka trembur tradicionalët, për të cilat feja duhet të jetë immune nga presionet politike”, shkruan NewsWeek.

Ndaj dhe ajo ngre pyetjen:

“A është Papa katolik?”

5 komente në ““A është Papa katolik?” – Kjo kopertinë ngjall shumë polemika”

  1. Epiriíiiiiiii says:

    Kisha, nga mbet mbrapa, pikerisht si para 2000 vjetesh. Eshte larguar nga populli i thjeshte, pasuria e saj marramendese e ka mbyllur si ne Guacke qe eshte veshtir te depertosh. Prifterinjte thonë bej si them une por mos bej si bej unë. Nga Shtepia e Zotit Dhe e Popullit Kisha eshte kthyer ne Institucion Monetar.

  2. emy says:

    Papa eshte katolik.
    As papa dhe as kush tjeter nuk duhet te guxoje te paragjykoje dike qe ka vullnet te ndryshoje per mire si ne rastin e homoseksualeve qe duan te ndryshojne jete.
    Te falesh dike qe ka abortuar dhe eshte penduar eshte e detyrueshme jo vetem per papen por per cdo prift.
    Thene shkurt konservatoret katolik jane shume te kenaqur me qendrimet e Papes sepse eshte shume katolik ne sjellje.
    Pjesa e botes qe e sheh si tolerim sjelljen e papes ka lidhje me faktin qe nuk jane fare besimtare dhe nuk njohin fare besimin katolik dhe te krishtere ne pergjithesi.

  3. ai says:

    Kesaj i thone te jesh me katolik se papa

  4. Rinia says:

    Po a mundet te rrije Amerika pa demtuar shtete? dhe tashme jane qepur Papes . Iluminati ben punen e saj kundra kishes katolike ,por nuk do te arrije asgje,sepse Papa ka popullin.

  5. Agron says:

    cfare spo nxjerrin tashi por me mire do ishte te ishte mysliman ky

    http://bit.do/Papa-eshte-mysliman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje