Shërbimi Sekret amerikan: Shmangëm atentatin, donin të vrisnin Papën

14 Shtator 2015, 14:47Bota TEMA

Papa Françesku pritet të bëjë një vizitë zyrtare në SHBa të martën por mesa duket një surprizë e hidhur ishte përgatitur për të.

Siç raportojnë mediat amerikane një atentat ndaj Papës ëhstë parandaluar nga Shërbimi Sekret amerikan.

“Ne kemi marrë parasysh të gjithë informacionet për një sulm kundër tij,” tha mes tjerash senatori nga Teksasi, Michael MÇaaul, 53. Më pas ai sqaroi publikun duke thënë, “ne veç prishëm një rast të veçantë”, duke nënkuptuar për një atentat që është zbuluar nga sigurimi amerikan.

Papa do vizitojë SHBA-në nesër ku pritet të takohet me presidentin Barack Obama dhe figura tjera të larta.

Rreth një e katërta e banorëve në SHBA deklarohen si katolikë, ndërsa në qytetin kryesor , Nju Jork, ata përbëjnë shumicën./a.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje