"Makina e Batmanit", Lamborghini sjell supermakinën me 1250 kuaj-fuqi

16 Shtator 2015, 14:40Hi-Tech TEMA
"Makina e Batmanit", Lamborghini sjell supermakinën me 1250

Para disa muajsh kompania për rregullimin e veturave Mansory, ka ofruar në treg version e saj të modelit Lamborghini Huracan me motor me kapacitet prej 850 kuajfuqi, por duket se kjo nuk i ka mjaftuar.

Tani, Mansory, para nesh, prezanton “bishën” Lamborghini Huracan me motor 5.2-litër V10 me dy turbo-mbushje dhe me kapacitet prej 1250 kuajfuqi. Kjo “bishë” shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,7 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h.

Përveç përforcimit të motorit, Mansory për këtë Huracan ka përgatitur edhe komponente të karrocerisë nga fibra të karbonit, me të cilat ky automobil tani peshon më pak dhe është më i gjerë se sa modeli standard, transmeton Koha. Komponentet e reja të karrocerisë janë përgjegjës për të optimizuar efikasitetin aerodinamik dhe për të përmirësuar ftohjen e motorit.

Ky Lamborghini Huracan tani posedon edhe set të rrotave prej alumini me diametër prej 20 dhe 21-inç dhe me goma të përparme me dimension 245/30 ZR20, ndërsa të prapme me dimension 325/25 ZR21.

Ndërsa për enterier, kompania Mansory ka parashikuar kombinimin e lëkurës me Alcantara, ndërsa pjesën tjetër të enterierit e ka mbuluar me elemente nga fibra të karbonit dhe nga alumini.

Një detaj interesant është butoni i kuq për të startuar motorin, i cili nga konzola qendrore është zhvendosur në pjesën e tavanit, sepse kjo kompani deshi të paraqesë një kabinë aeroplani.

4 komente në ““Makina e Batmanit”, Lamborghini sjell supermakinën me 1250 kuaj-fuqi”

  1. anticensurë says:

    po përkolicë ka ky makina me fibra të karboni,enterier lëkure e alkantare dhe me konzolë në tavan??

  2. Boba Turbo says:

    Megjithatë kjo makinë mbetet prapa, Boba Kettler në gjermani vazhdon të thyej çdo rekord në pistën e shpejtësisë (2.3 sec 0-100km/h, 3.3 sec 100-200km/h) dhe këtë prej vitesh e bën me…Volkswagen Golf 2 ose 1. Brutal Golf mk2 ose 16 Vampir Golf mk1. Ja dhe linku i para 3 ditëve, asgjë në lluksin kormeçal të Lambourghinit apo në lluksin aerodinamik. Ai thjesht ka modifikuar turbon dhe transmisionin të VW Golf por ka ruajtur linjat e vjetra aerodinamike

    https://www.youtube.com/watch?v=wLA_489zISw

  3. Lindi says:

    haha golfi 2 super

  4. Kol Tivari says:

    Është e ulët, nuk bën për rrugët moderne shqiptare të mbushura me gropa, me “çuka, kodra, brinjë e gërxhe”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje